Shqipëria e Mbytur në Borxhe Ndaj Kontraktuesve

Të dhënat nga auditimi i kryer nga Deloitte janë publikuar të mërkurën në një konferencë për shtyp nga Ministri i Financave, Shkëlqim Cani.

“Shumica e këtij borxhi publik është grumbulluar nga punët e papaguara të infrastrukturës, i ndjekur nga paratë e mbetura borxh, kompanive farmaceutike për pajisje me barna”, tha Cani.

Sipas ministrit, qeveria u ka borxh më shumë se 150 kompanive lokale dhe ndërkombëtare.

65 për qind e borxhit është për punët e infrastrukturës, 17.3 për qind për barna dhe pajisje të lidhura me to dhe 8.4 për qind për shpenzimet e lidhura me ndërtimin e shkollave të reja.

Sidoqoftë, Cani tha se që shifrat nuk përfshijnë paratë borxh të shtetit për rimbursimet tatimore për kompanitë, borxhet e kompanive shtetërore ndaj palëve të treta, ose pagesat që duhen bërë për vendimet e humbura nga qeveria në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Ministri tha se qeveria planifikon të paguajë borxhet ndaj kontraktorëve, me një kredi, e cila është duke u negociuar me donatorë ndërkombëtarë.

Ballkan Insight mësoi nga burime të tij në këtë ministri se është duke u negociuar një kredi me interes të vogël me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Sidoqoftë, para se ta japë kredinë FMN-ja do të kërkojë masa shtrënguese, duke përfshirë rritjen  taksave. Një gjë që është duke u diskutuar.