BIRN Shpërblehet për Raportimin për Varfëri

Kaltrina Rexhepi, gazetarja e Rrjetit Ballkanik për Gazetari Hulumtuese ka fituar çmimin e parë për varfëri të ndarë nga Agjencitë e Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNKT) dhe Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës (AGPK). 

Storja me titullin “Banesa Kolektive Pa Ujë e Fshatit Magurë”, ka trajtuar çështjen e mungesës së ujit të 22 familjeve të një banese kolektive në fshatin Magurë të Lipjanit, të cilët tash e 7 vjet nuk kanë ujë të pijes, e as për higjienë. 

Një gjendje e tillë, këtyre banorëve ua ka vështirësuar jetën. Instituti i Shëndetit Publik i pati thënë Gazetës Jeta në Kosovë se banorët e këtij fshati e kanë të rrezikuar edhe shëndetin. Ndërsa, autoritetet përgjegjëse ende nuk kanë bërë një zgjidhje që do t’ua siguronte ujin banorëve të ndërtesës katërkatëshe. 

Storja më e mirë televizive e vlerësuar nga juria është publikuar në Gazetën Jeta në Kosovë, e cila që nga fillimi i vitit 2013, ka filluar që artikujt e shkruar t’i relalizojë edhe me pamje. 

Çmimin tjetër për storjen më të mirë televizive e morri Budimir Niniq, nga Rrjeti i Mediave në Graçanicë. 

Çmimin më të mirë për gazetari të shkruar e ka marrë  Gazeta Tribuna, me artikullin  “Akuzohen se vjedhin në emër të sëmundjeve”,  të autorëve Dardan Hoti dhe Saranda Ramaj. 

Artikulli kishte në fokus keqpërdorimin nga organizata “Together We Can Change The World Kosovo”.

Gazetarja Rozafa Kelmendi nga portali Indeksonline, ka marrë çmimin për storjen më të mirë në këtë kategori, ndërsa rrëfimi më i mirë në radio, i takoi takoi gazetares Marjana Simiq

Çmimet për storie gazetare kundër varfërisë janë të përvjetshme dhe ndahen në javën kur luftohet ky fenomen në gjithë botën.