Qeveria Maqedonase Përmirëson Veten Me Reklama

Nga fillimi i vitit 2013 qeveria e Nikolla Gruevskit ka shpenzuar së paku 2 milionë e 500 mijë euro në reklama, sipas të dhënave të Zyrës së Prokurimit Publik.

Qeveria nënshkroi kontrata me kompanitë reklamuese të vlefshme 1 milion e 700 mijë euro vetëm në gusht e shtator.

Paratë u shpenzuan në reklama televizive dhe të radios, por edhe në billbordë fizikë dhe elektronikë që informojnë publikun për reformat qeveritare në fushat e shëndetësisë, bujqësisë, arsimit dhe

Në shumë raste, siç tregohet nga procedurat e tenderimit dhe kontratat e publikuara në faqen e internetit të zyrës së prokurimit, qeveria ka favorizuar cilësinë mbi koston, duke zgjedhur ofertat më të shtrenjta.

Çështja e lajmërimeve dhe promovime ka qenë një temë e nxehtë që nga viti 2009, kur auditorët shtetërorë zbuluan se qeveria në vitin 2008 harxhoi më shumë se 10 milionë euro në fushata dhe reklama.

Gjatë janarit, Balkan Insight-i zbuloi se qeveria ka shpenzuar deri në 20 milionë euro në pesë vjetët e fundit në rreth 40 fushata publike ndërgjegjësuese, për tema që variojnë nga promovimi i tolerancës etnike, vlerave të familjes dhe patriotizmi t deri te projekti  i zgjeruar i rirregullimit të kryeqytetit-“Shkupi 2014”.

Profesori i komunikimit në Universitetin Shkupit, Kime Babunski, thotë se reklamat janë bërë kanali kryesor i komunikimit mes qeverisë dhe publikut, por nuk ka ndonjë analizë për efektin e tyre praktik.

“Ne nuk kemi mënyrë për të shikuar nëse reklamat kanë zvogëluar kohën e pritjes nëpër institucionet e shëndetësisë publike, nëse kanë përmirësuar arsimin, ose furnizimin me energji elektrike”, i tha Babunski radios Europa e lirë.

Ministrat insistojnë që reklamat janë në interes të publikut, ndërsa ato edukojnë njerëzit për çështjet e rëndësishme sociale.

Por ekspertët dhe politikanët e opozitës argumentojnë se qëllimi i tyre kryesor është fryrja e arritjeve qeveritare dhe blerja e përkrahjes mediale.

Një numër i medieve hulumtuese u kanë dhënë jehonë këtyre brengave.

“Reklamat disproporcionale nga qeveria maqedonase – vlerësohet të jetë burimi i dytë më i madh i të ardhurave nga reklamat në vend – padrejtësisht shtrembërojnë  tregun e medias dhe dënojnë mediat që janë kritike ndaj qeverisë”, vuri në dukje Grupi Ndërkombëtar i Partneritetit të Lirisë së Shprehjes , pas vizitës së Maqedonisë në vitin 2011.

Vitin e kaluar, përfaqësuesja speciale e Lirisë së Mediave nga OSBE-ja, Dunja Mijatoviq thekson gjithashtu se fushatat mediale janë mjet i qeverisë për të pasur më shumë ndikim mbi mediat.