Konkurs i Ri pėr Drejtor tė Teatrit Kombėtar

Tetė muaj pas zgjedhjes sė drejtoreshės sė re, Teatri Kombėtar kėrkon udhėheqės tė ri | Foto: Gazeta Jeta nė KosovėTetė muaj pas zgjedhjes sė drejtoreshės sė re, Teatri Kombėtar kėrkon udhėheqės tė ri | Foto: Gazeta Jeta nė Kosovė
nga  Donjetė Hoxha
© Tė drejtat autoriale

Pas dorėheqjes sė drejtoreshės sė deritashme tė Teatrit Kombėtar, Bordi Drejtues i kėtij teatri ka aprovuar dorėheqjen e saj dhe i ka bėrė kėrkesė Ministrisė sė Kulturės pėr fillim procedurash pėr konkurs tė ri. Ish konkurrentėt e Nurės nė konkursin pėr drejtor, janė treguar tė kujdesshėm nė deklarime nėse do tė jenė pėrsėri kandidatė nė konkursin e ri, ndėrsa njėri nga ta ka mohuar kategorikisht njė mundėsi tė tillė

Bordi Drejtues i Teatrit Kombėtar tė Kosovės, ka aprovuar tė martėn dorėheqjen e drejtoreshės sė kėtij teatri, Elmaze Nurės.

Zymber Kelmendi, udhėheqės i Bordit tė Drejtorėve tė Teatrit Kombėtar thotė se veē kėsaj ėshtė bėrė edhe kėrkesė pėr fillim tė procedurave pėr konkurs tė ri.

“Dorėheqja ėshtė aprovuar prej kėshillit, nė bazė tė kėrkesės sė drejtoreshės qė e ka dėrguar dhe natyrisht i kemi bėrėė edhe njė kėrkesė ministrisė pėr hapjen e konkursit nė mėnyrė sa mė tė shpejtė tė mundshme ligjore, qė mos tė ketė vakuum institucional”, thotė Kelmendi.

Nura qė nė kėtė post erdhi nė shkurt tė kėtij viti, ėshtė tėrhequr nga posti i drejtoreshės, pėr tė mbajtur postin si profesoreshė nė Fakultetin e Arteve nė Universitetin e Prishtinės.

Kjo pasi rektorati i Universitetit tė Prishtinės pati kėrkuar qė profesorėt tė cilėt kanė mė shumė se njė kontratė tė rregullt, tė pėrcaktohen pėr njėrėn nga pozitat qė duan t’i mbajnė deri mė 20 shtator.

Shkėlzen Dragaj kėshilltar nė Ministrinė e Kulturės, Rinisė dhe Sportit thotė se pas informimit zyrtar nga bordi, ministria do tė shpallė konkurs tė ri pėr drejtues tė Teatrit Kombėtar.

“Jemi ne pritje qė Bordi edhe zyrtarisht me njė shkresė ta informojė MKRS-nė pėr kėtė...Ne, pas kėtyre procedurave do tė ndjekim hapat e ardhshėm, deri nė shpalljen e konkursit pėr drejtor te ri”, thotė ai.

Por, Dragaj nuk ka dhėnė ndonjė afat kohor se kur do tė mund tė shpallej konkursi.

Nura kishte zyrtarizuar vendimin e saj pėr tė mbajtur vetėm postin e profesoreshės nė Rektoratin e Universitetit tė Prishtinės, nė ditėn e fundit tė afatit tė vėnė nga Rektori.

“E kemi marrė konfirmimin mė 20 shtator”, thotė Ardian Kastrati, kėshilltar i rektorit nė Universitetin e Prishtinės.

Konkursi i kaluar ishte kontestuar

Elmaze Nura ishte zgjedhur si drejtoreshė e Teatrit Kombėtar nė njė konkurrencė me ish drejtoreshėn e deriatėhershme Burbuqe Berisha, aktorėt Avni Abazi dhe Avni Dalipi, dramaturgun Naser Shatrolli dhe Mucelja Mushkeran qė nuk ishte paraqitur fare nė intervistė.

Pas zgjedhjes sė Nurės nė postin e drejtoreshės ishte ankuar Burbuqe Berisha.

Ankesa e saj konsistonte nė pėrbėrjen e Kėshillit intervistues, ku pesė anėtarė kanė qenė nga Fakulteti i Arteve nė Universitetin e Prishtinės, aty ku punon si profesoreshė dhe koordinatore Elmaze Nura.

Ministria e Kulturės e kishte dėrguar ankesėn e Berishės nė Agjencionin Kundėr Korrupsion, i cili kishte marrė vendim se nė kėtė konkurs nuk ka pasur konflikt interesi.

Ish-konkurrentėt tė kujdesshėm

Ish-drejtoresha e Teatrit Kombėtar Burbuqe Berisha, e cila  pati konkurruar nė konkursin e mėhershėm, thotė se ende nuk ėshtė e vendosur nėse do tė kandidojė pėrsėri pėr tė drejtuar teatrin.

“Nuk du me thėnė kurrgjė prerė, por nuk e kam vendosė. Unė kam mendu se ajo ka me pasė jetė tė gjatė nė teatėr edhe se kam menu hiq kėtė punė. Nuk kam parė kurrgjė zyrtarisht qė ka ndodhė qė me mujtė me u pėrcaktu”, thotė Berisha.

Ndėrkaq aktori dhe producenti Avni Dalipi thotė se nuk e ka ndėrmend tė aplikojė.

Ai thotė se  ėshtė e palogjikshme tė aplikojė me programin e njėjtė tek bordi i njėjtė qė sipas tij, nuk ia kishte vlerėsuar kėtė program pėr teatrin.

“Sikur tė mos ishte i njėjti bord, sigurisht qė do tė kisha aplikuar. Pėrderisa ėshtė e njėjta situatė me tė njėjtin bord, nuk ka logjikė. Tek ky bord programi im ka dėshtuar, ose mė mirė me thėnė nuk ėshtė vlerėsuar”, thotė Dalipi.

Dramturgu Naser Shatrolli, qė po ashtu ishte kandidat nė konkursin e kaluar, thotė se ėshtė duke e pėrcjellė rrjedhėn dhe nuk jep pėrgjigje nėse do tė jetė ose jo konkurrent nė konkursin e ri.

 Edhe aktori Avni Abazi ende nuk ėshtė i sigurt se a do t’i futet pėrsėri kėsaj gare.

“Tė them tė drejtėn nuk kam marrė ende vendim a do tė konkurroj a jo, sepse po dihet qysh po shkojnė senet... Mesa duket planet veē janė realizu, domethėnė ata e kanė veē njeriun e vet, kėshtu qė unė nuk jam i sigurte ende se a do tė konkurroj a jo”, thotė Abazi.

 Teatri Kombėtar i Kosovės ėshtė teatėr me karakter shtetėror dhe si i tillė, financohet nga Ministria e Kulturės, Rinisė dhe Sportit tė Republikės sė Kosovės.

Shkrime tė Zgjedhura

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)

asdf
     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Protesta e Opozitės nė Tiranė