Dy Papë Shenjtërohen Për Një Ditë

Papa Françesku tha se ata të dy do të kanonizohen pas aprovimit të mrekullisë së dytë që i atribuohet Papa Gjon Palit II, shkruan BBC-ja.

Gjon Pali nga Polonia, i lindur si Karol Vojtilla, ishte papa i parë joitalian për më shumë se 400 vjet. Ai  udhëhoqi Kishën Katolike nga viti 1978 e deri më 2005.

Gjon Pali i dytë ishte i favorizuar nga katolikët konservativë,  gjersa Gjoni i njëzetetretë ishte gjerësisht i admiruar nga krahu i progresistëve të Kishës.

BBC thekson se Gjon Pali ishte miqësor me media dhe kritikues i ashpër i komunizmit, duke inspiruar opozitën për rezistencë kundër regjimeve komuniste në Evropën Lindore.

Gjon Pali ishte në rrugë të shpejtë për shenjtërim që nga vdekja e tij, kur  turmat thirrnin në Sheshin Shën Pjetri “santo subito” (“shenjtërim tani”).

Ai gjatë mandatit të tij në Papat kishte thjeshtësuar proceset për shenjtërimin e njerëzve, duke shpallur të shenjtë  shumë prej tyre, më tepër se të gjithë papët së bashku.

Ndërsa, Gjon i 13-të mbahet në mend për futjen e gjuhës amtare për të zëvendësuar gjuhën Latine në meshat e kishës dhe për krijimin e marrëdhënieve më të ngrohta ndërmjet Kishës Katolike dhe besimit hebraik.

Shkrimi është bazuar në raportimin nga BBC-ja
.