Holanda Përgjegjëse për Tri Vdekje në Srebrenicë

Të premten, Gjykata Supreme holandeze vendosi në favor të dy familjeve boshnjake, të cilat paditën shtetin e Holandës, për mosparandalimin e vdekjes së të afërmve të tyre. Ata ishin nën mbrojtjen e trupave holandeze që shërbenin  nën flamurin e OKB-së në Srebrenicë, në korrik të vitit 1995.

Hasan Nuhanoviq dhe familja e Rizo Mustafiqit, të cilët kanë ndjekur këtë rast për 11 vjet, thanë se ushtarët holandezë nuk kishin bërë të gjitha ato që kishin mundës,i për të mbrojtur të afërmit e tyre nga ushtria serbe e Bosnjës që pushtoi “zonën e sigurt” në Srebrenicë, të administruar nga OKB-ja.

Të afërmit e tre boshnjakëve, të cilët u vranë nga forcat serbe boshnjake, pasi paqeruajtësit holandezë i detyruan ata të largoheshin nga kompleksi i  OKB-së ku ata ishin strehuar, tani mund të kërkojë kompensim nga Holanda.

Gjykata e Qarkut të Hagës fillimisht vendosi në korrik të vitit 201,1 se shteti holandez mund të shpallej përgjegjës për vdekjet, por Ministria holandeze e Mbrojtjes e apeloi vendimin në Gjykatën Supreme, duke argumentuar se OKB-ja kishte “kontroll efektiv mbi forcat holandeze dhe jo shteti holandez “.

Megjithatë, Gjykata Supreme refuzoi këtë përmes gjyqtarit Bakels, i cili tha se me shfajësimin e shtetit holandez i bie që “drejtësia gati nuk ka asnjë mënyrë për të gjykuar ndërhyrjet e  armatosura”.

“Kjo do të ishte e papranueshme”, tha Bakels .

Pasi forcat serbo-boshnjake morën Srebrenicën, ata vranë më shumë se 7,000 burra e djem myslimanë boshnjakë, në masakrat të cilat janë konsideruar si gjenocid në aktgjykimet e shpallura nga Tribunali i Hagës dhe gjykatat e e Bosnjë dhe Hercegovinës.

Nuhanoviq u shpreh i kënaqur me aktgjykimin e gjykatës holandeze duke thënë se shpreson që kjo do të hapë derën për padi tjera nga familjet e viktimave të Srebrenicës.

“Me aq sa kuptoj, kjo paraqet një precedent në ligjin ndërkombëtar, i cili do të ketë pasoja të rëndësishme për shtetet dhe misionet e paqësore anembanë globit”, tha Nuhanoviq për mediat boshnjake.

Ky shkrim është botuar së pari në Balkan Transitional Justice