Rigjykohet Boshnjaku qė Sulmoi Ambasadėn Amerikane

Ndėrtesa e Gjykatės nė Bosnjė | Foto: www.sudbih.gov.baNdėrtesa e Gjykatės nė Bosnjė | Foto: www.sudbih.gov.ba
nga   Elvira M. Jukiq
© Tė drejtat autoriale

Gjykata e Apelit hodhi poshtė dėnimin prej 18 vjetėsh burgim pėr Mevlid Jashareviqin qė shtiu drejt Ambasadės Amerikane nė Sarajevė dhe urdhėroi rigjykimin e tij.

Kėshilli i Apelit nė Gjykatėn Shtetėrore tė Bosnjės mė 11 korrik, anuloi vendimin e 6 dhjetorit me tė cilin Mevlid Jahsareviq u dėnua me 18 vjet burg pėr kryerje tė sulmit terrorist, kur qėlloi drejt  ndėrtesės sė Ambasadės Amerikane nė Sarajevė, nė tetor tė vitit 2011.

Gjykata e Apelit urdhėroi gjykim tė ri nėn arsyetimin e shkeljeve tė rėnda gjatė gjykimit tė parė.

Mbrojtėsi i Jashareviqit, Senad Dupovac tha qė gjatė rigjykimit do tė insistojė qė klienti i tij tė mos ngarkohet me akuzėn e terrorizmit, por shtoi se Jashareviq mund ta pranojė fajėsinė pėr tė shtėnat.

 “Unė isha duke pritur njė vendim tė tillė dhe tė gjithė kolegėt mė thanė se ai vendim do tė merret”, theksoi Dupovac.

Sipas raportimit tė medieve rigjykimi nuk do tė pėrfshijė ndihmuesit e Jashareviqit gjatė kryerjes sė sulmit Emrah Frojnica-n dhe Munib Ahmetspahiq-in, tė cilėt gjatė gjykimit tė parė u shfajėsuan.

Prokurori i shtetit Dubravko Campara tė enjten tha se vendimi pėr rigjykim nuk do tė thotė qė Jashareviq mund tė lirohet nga burgu.

Gjykata dėnoi Jashareviqin me 18 vjet burg pėr sulmin nė Ambasadėn Amerikane nė Sarajevė, mė 28 tetor 2011.

Gjykata e shpalli fajtor Jashareviqin pėr sulm terrorist, pasi ai qėlloi pėr 50 minuta nė drejtim tė ambasadės, duke shkrepur 105 plumba qė plagosėn njė polic-roje tė ambasadės dhe kėrcėnuan zyrtarėt e pėrfaqėsisė amerikane nė Sarajevė.

Fojnica dhe Ahmetspahiq u ngarkuan si bashkėpunėtorė tė Jashareviqit dhe pjesėtarė tė tė njėjtės organizatė terroriste. Por ata u shfajėsuan nė pėrfundim tė gjykimit pėr mungesė provash tė pėrfshirjes sė tyre nė sulm.

Jashareviq, i lindur nė Serbi, nė vitin 1988, jetoi me familjen  e tij edhe nė njė fshat tė Bosnjės Verilindore, para se tė vendoset nė Sarajevė pėr ta kryer sulmin.

Fshati Gornja Maoca ku jetoi Jashareviq konsiderohet bastion i lėvizjes radikale islame Wahhabi.

Shkrime tė Zgjedhura

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 1 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    30 Vjetėt e Princit Harry nė Fotografi