Tre Vėllezėr Nuk i Lėshojnė Rrugė Njėri-Tjetrit (TV)

nga  Armend Zenelaj
© Tė drejtat autoriale

Janė bėrė incizime te shumta po ashtu janė sjellė vendime te ndryshme dhe asnjėri nuk ka mundur te kėnaqė fėmijėt e tre vėllezėrve Ahmet, Adem dhe Fekė Kuēit pėr ndarjen e njė copė toke prej 3 hektarėsh e 38 arėsh qė shtrihet nė Studenicė tė Istogut.

Pėr problemin pronėsor tė vėllezėrve Kuēi nga Studenica e Istogut, gjykata komunale e kėsaj komune disa herė mori vendime, pa mbėrritur tė evitojė pakėnaqėsitė.

Vendimin e parė pėr kėtė problem, Gjykata Komunale e Istogut e mori nė vitin 2001, me kėrkesėn e vetė vėllezėrve, ose fėmijėve tė tyre. Atėherė gjykata pronėn kontestuese prej 3 hektarėsh e 38 arėsh, e ndau nė tri pjesė tė barabarta, ku secilit prej vėllezėrve u takoi nga 1/3 e kėsaj prone.

Ndaj vendimit tė vitit 2001 qė ndante pronėn nė mėnyrė tė barabartė, trashėgimtari Fekė Kuēi u ankua nė Gjykatėn e Qarkut nė Pejė gjatė vitit 2005, pasi djemtė e vėllait tė tij nuk ia lejonin rrugėn nėpėr pjesėn e tyre tė pronės, tė caktuar nga gjykata, ndėrsa Feka nuk kishte rrugė tjetėr alternative nga mund tė kalonte. 

Gjykata e Pejės anuloi vendimin e Gjykatės Komunale tė Istogut, duke e kthyer nė rishqyrtim me vėrejtje dhe sugjerime tė caktuara lėndėn e kėtij kontesti, tė regjistruar me numrin T.nr.21/01.

Por Gjykata Komunale nė Istog gjatė rishqyrtimit tė lėndės sė rikthyer nga Gjykata e Qarkut nė Pejė, mė 21 mars 2005, hodhi poshtė kėrkesėn pėr korrigjimin e aktvendimit tė saj tė marrė mė 22 maj 2001, duke e kthyer gjendjen ashtu siē ishte nė fillim.

Pas kėtij vendimi, pėrplasjet mes vėllezėrve nuk ndodhėn  vetėm nėpėr seancat e zhvilluara nė gjykatė, por edhe aty nė kėtė pronė, pėr rrugėn qė i mohohej Fekė Kuēit dhe fėmijėve tė tij, nga djemtė e vėllait.

Fekė Kuēi kėrkonte dalje nė rrugėn kryesore, pėrmes pjesės sė pronės sė vėllait tė tij tė ndjerė Ahmetit, ndėrsa djemtė e kėtij tė fundit nuk lejonin njė gjė tė tillė.

Ilir Kuēi, djali i vėllait tė Fekės,  nė mars 2004 u dėnua me 450 euro gjobė, nga Gjykata e Qarkut nė Pejė pėr kėrcėnim me armė ndaj xhaxhait tė tij, ndėrsa vėllai i Ilirit, Xhaferi, thotė se pajtohet me ndarjen qė gjykata i bėri pronės.

Xhafer Kuēi shton se me njė ndarje tė tillė nė tri pjesė tė barabarta, ishte pajtuar edhe babai i tij, sa ishte gjallė.

Por Fekė Kuēi kėrkon rrugė, ndėrsa akuzon gjykatėn se vendimin pėr ndarje tė pronės e ka marrė duke u bazuar nė dokumente tė falsifikuara.

Kryetari i Gjykatės Themelore tė Pejės-degės nė Istog, Ramadan Shatri thotė se di shumė pak nė lidhje me kėtė kontest pronėsor, ndėrsa pohon se Fekė Kuēi asnjėherė nuk i ėshtė drejtuar atij, pėr ta diskutuar kėtė problem, edhe pse mendon se i ėshtė bėrė padrejtėsi.

“(Feka) E ka pasur vendimin nė dorė. E ka marrė personalisht dhe ka pasur mundėsi tė bėjė ankesė nė afatin e duhur ligjor. Ai si duket nuk e ka shfrytėzuar kėtė tė drejtė por tash po ankohet kinse ka pasur ndonjė lėshim procedural, gjė qė unė nuk mendoj qė ka pasur ”, thotė Shatri pėr Gazetėn Jeta nė Kosovė. 

Sipas Shatrit sikur Feka tė ankohej ndaj vendimit tė shkallės sė parė, shkalla e dytė do tė pėrmirėsonte lėshimet e mundshme.

Ankuesi Fekė Kuēi tregon se ka trokitur nė shumė dyer tė drejtėsisė, pa gjetur zgjidhje.

“Lidhur me kėtė problem kam bėrė ankesė nė tė gjitha institucionet e drejtėsisė, si me gojė, po ashtu edhe me shkrim”, thotė Fekė Kuēi.

Ai shton se ėshtė ankuar nė Gjykatėn Komunale tė Istogut, nė Gjykatėn e Qarkut nė Pejė, nė policinė komunale e regjionale, nė Departamentin e Drejtėsisė sė Gjykatės Supreme, por nga kėto institucione nuk ka marrė pėrgjigje.

Me Ligjin pėr gjykatat qė hyri nė fuqi mė 1 janar 2013, gjykatat themelore dhe ato tė qarkut u zėvendėsuan nga gjykatat themelore.

Ish-drejtori i Gjeodezisė dhe Kadastrės nė komunėn e Istogut z. Halit Kabashi, thotė se gjykata ka bėrė gabim me rastin e ndarjes sė kėsaj trashėgimie, pasi sipas tij gjykata nuk e ka ndarė pronėn sipas pajtimit tė palėve, por nė pjesė tė barabarta, ku secili nga trashėgimtarėt ka marrė 1/3 e kėsaj prone.

Kabashi shton se ky institucion njė herė ia kishte dalė tė pajtojė vėllezėrit, por konflikti ėshtė kthyer pas vendimit tė gjykatės.

Problemi do tė zgjidhej sikur nė fillim tė sigurohej rruga pėr tė tre vėllezėrit nėpėr kėtė parcelė dhe pastaj pjesa tjetėr e pronės tė ndahej nė tri pjesė tė barabarta.

Shkrime tė Zgjedhura

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 6 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    "E Kemi Papėn"