Oferta pėr Shtetėsi Shqiptare Shqetėson Maqedoninė

Pamje nga Shkupi | Foto: Sinisa Jakov MarusiqPamje nga Shkupi | Foto: Sinisa Jakov Marusiq
nga  Sinisa Jakov Marusiq
© Tė drejtat autoriale

Ish Ministri i Drejtėsisė ka frikė se Shqipėria do tė bėhet strehimi i ri pėr kriminelėt maqedonas si rezultat i ofertės pėr nėnshtetėsisė shqiptare.

Njė ish-ministėr i drejtėsisė nė Maqedoni thotė dyshtetėsia maqedonase dhe shqiptare mund tė lejojė qė shqiptarėt etnikė nga Maqedonia t’i shmangen drejtėsisė nga shteti i tyre i lindjes.

“Kur njė person ka nėnshtetėsinė e njė shteti tjetėr, ekziston mundėsia qė ai/ajo mund tė shmangė ekstradimin nė shtetin tonė”, tha ish ministri i Drejtėsisė Mihajlo Manevski.

Ai beson qė nėnshkrimi i marrėveshjeve tė ekstradimit ndėrmjet shteteve tė ndryshme tė Ballkanit nė vitet e kaluara nuk ka shėrbyer si mjet ndihmės.

Qeveria shqiptare para pak kohėsh aprovoi njė vendim pėr t’u mundėsuar tė gjithė shqiptarėve anembanė, pėrveē atyre nė Kosovė, qė tė aplikojnė pėr nėnshtetėsi.

Kjo masė ėshtė parė si njė plotėsim i pjesėrishėm i premtimit tė ish-kryeministrit tė Shqipėrisė Sali Berisha.

Diku njė ēerek prej 2.1 milionė tė popullsisė sė Maqedonisė, janė shqiptarė.

Rreziku i shmangies sė drejtėsisė ėshtė real “sepse kriminelėt e kėrkuar mund t’i thirren nėnshtetėsisė sė tyre tė dyfishtė dhe shteti tjetėr ka argumente ligjore qė mund t’i pėrdorė pėr tė refuzuar kėrkesėn e ekstradimit” paralajmėroi Manevski.

Nė njė rast mė tė afėrt, autoritetet nė Kosovė ende nuk kanė ekstraduar dy tė arrestuar shqiptarė tė kėrkuar nga Maqedonia pėr njė vrasje tė shumėfishtė qė ndodhi afėr Shkupit.

Nė mars, policia kosovare ndaloi Alil Demirin dhe Afrim Ismailoviqin, dy tė fundit prej gjashtė shqiptarėve nga Maqedonia tė kėrkuar pėr t’u gjykuar pėr vrasjen e gjashtė njerėzve nė afėrsi tė kryeqytetit nė prill tė 2012-ės.

Por ata tė dy tani po gjykohen nė Kosovė, tė ngarkuar me veprėn penale tė armėmbajtjes pa leje, pėrderisa ekstradimi i tyre nė Maqedoni mbetet i pasigurt, pa marrė parasysh faktin se tė dy shtetet kanė nėnshkruar marrėveshje pėr ekstradim.

Nė vitet e fundit, disa qytetarė tė Maqedonisė me nėnshtetėsi tė dyfishtė janė larguar nga vendi pėr tė shmangur ndjekjen penale nė shtėpi.

Njė shembull i njohur ėshtė ish-shefi i doganės, Dragan Daravelski, i cili ėshtė i kėrkuar nė Maqedoni pėr pėrvetėsim dhe pėr tė cilin thuhet se fshihet nė Serbi, duke iu falėnderuar pasaportės sė tij serbe.

Njė rast tjetėr lidhet me njė ish administrues tė besuar tė shtetit pėr disa kompani falimentuese, Vladislav Tamburkovski, i dėnuar nė mungesė nė Maqedoni pėr mashtrim. Ai gjithashtu ndodhet jashtė shtetit dhe besohet tė jetė nė Bullgari ose Serbi.

Ambasada Shqiptare nė Shkup thotė se deri mė tani vetėm disa shqiptarė tė Maqedonisė kanė paraqitur interes pėr tė fituar nėnshtetėsinė shqiptare.

“Nevojitet kohė pėr tė implementuar kėtė vendim. Deri mė tani ne kemi pranuar vetėm disa kėrkesa pėr nėnshtetėsi shqiptare tė banorėve tė Maqedonisė”, tha ambasadori i Shqipėrisė, Arben Ēeku, pėr tė pėrditshmen “Dnevnik”.

Analisti nga Maqedonia Alber Musliu tha se ai nuk pret njė aksion tė menjėhershėm tė kėrkesave nga Maqedonia, pėrveē nėse Shqipėria e tejkalon Maqedoninė nė rrugėn e saj kundrejt anėtarėsimit nė BE.

“Nė atė rast do tė ishte e logjikshme tė priten mė tepėr kėrkesa pėr nėnshtetėsi shqiptare pėr arsye fitimprurėse dhe biznesore” shpjegoi Musliu.

Shkrime tė Zgjedhura

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Kompleksi Memorial Zahir Pajaziti- Orllan
    Shiko arkivėn