50 Mijė tė Pranishėm nė Pėrvjetorin e Srebrenicės

Viktimat e Srebrenicės | Foto: FlickrViktimat e Srebrenicės | Foto: Flickr
nga  Denis Dzidiq
© Tė drejtat autoriale

Turmat e mėdha tė tė pranishmėve u mblodhėn nė Bosnjė me rastin e ceremonisė pėrkujtimore tė 18 vjetorit dhe varrimit simbolik tė eshtrave tė mė shumė se 400 viktimave tė gjenocidit tė vitit 1995.

Rreth 50 mijė njerėz u mblodhėn tė enjten pėr tė shėnuar 18 vjetorin e masakrave tė Srebrenicės, ndėrsa u varrosėn edhe 409 viktima tė gjenocidit nė Srebrenicė afėr qendrės pėrkujtimore nė Potoēari.

Sipas tė dhėnave zyrtare, nė mesin e tė viktimave qė u varrosėn nė Potoēari ishin edhe 44 djem tė moshave ndėrmjet 14 dhe 18 vjeē dhe tri femra, njėra prej tė cilave ishte bebe.

Kishte edhe njerėz qė kishin udhėtuar nga Kroacia e Serbia pėr tė marrė pjesė nė pėrkujtim, disa prej tyre kishin ardhur nė kėmbė, disa me biēikleta dhe tė tjerė me motoēikleta.

Kryetari i bordit pėrkujtimor, Qamil Durakoviq, tha se kjo ishte dita  mė e shenjtė dhe mė e trishtė pėr tė.

"Tė gjithė ju qė gjendeni kėtu, kėrkoj qė tė mos na harroni nesėr," tha Durakoviq.

"Ju lus qė tė pėrdorni ndikimin tuaj dhe tė punoni pėr ta bėrė Srebrenicėn njė vend tė paqes dhe tolerancės, qė do tė shėrbente si njė mesazh i fortė qė kurrė mė njė gjė e tillė tė mos pėrsėritet, pasi kėtė e meritojnė familjet e viktimave", tha ai.

Ambasadori amerikan nė Sarajevė, Patrik Moon gjithashtu bėri homazhe  nė qendrėn pėrkujtimore dhe premtoi se vendi i tij gjithmonė do tė "kundėrshtojnė zėrat tė cilėt mohojnė gjenocidin dhe karakterin multi-etnik tė Bosnjė e Hercegovinės".

"Ndjekjet penale janė tė rėndėsishme pėr t’i gjetur ata qė janė pėrgjegjės pėr gjenocid. Gjykimet e  [udhėheqėsve politikė dhe ushtarakė serbė tė Bosnjės gjatė luftės] Radovan Karaxhiq dhe Ratko Mlladiq janė njė pjesė e kėtij procesi. Tė gjithė ata qė veprojnė nė pėrputhje me kodin e lartė moral, duhet ta pranojnė se ka ndodhur gjenocid nė korrik tė vitit 1995 dhe se ata qė janė pėrgjegjės duhet tė sillen para drejtėsisė ", tha Moon.

Zumra Sehomeroviq, nga shoqata e viktimave ‘Nėnat e Srebrenicės dhe Zhepės, burri i sė cilės u vra nė masakrėn e vitit 1995, tha se kishte ardhur aty pėr shkak se kjo ditė i  kujton asaj se ēfarė kishte ndodhur 18 vjet mė parė, kur ajo ishte nė Potoēari.

"Shoh njė lumė njerėzish dhe kjo mė kujton atė qė ka ndodhur nė korrik tė vitit1995. Kjo ėshtė e tmerrshme, e dhimbshme ... Nuk mund t’ua shpjegoj njerėzve dhembjen dhe pikėllimin tim, kur shoh tmerrin dhe  vuajtjet e tė gjithė kėtyre varreve", tha Sehomeroviq.

Bakir Izetbegoviq, anėtari boshnjak i presidencės tripalėshe tė vendit, tha se asnjė qenie normale njerėzore nuk mund tė kuptojė urrejtjen qė ēoi nė vrasjen e mijėra njerėzve, vetėm pse ata ishin myslimanė.

"Srebrenica gjithmonė do tė jetė njė njollė e errėt nė dorėn e bashkėsisė ndėrkombėtare, pasi vrasjet kanė ndodhur nė tė ashtuquajturėn zonė e mbrojtur", ka thėnė Izetbegoviq.

Tetėmbėdhjetė vjet mė parė, forcat ushtarake e policore tė udhėhequra nga entiteti serb i Bosnjės, Republika Srpska, sulmuan 'zonėn e sigurt' tė Srebrenicės, e cila ishte nėn mbrojtjen e OKB-sė dhe vranė rreth shtatė mijė burra e djem, ndėrsa dėbuan me forcė rreth 30 mijė gra, fėmijė dhe pleq.

Tribunali Ndėrkombėtar pėr Krimet nė ish-Jugosllavi, ICTY, i ka definuar krimet nė Srebrenicė si gjenocid nė disa prej vendimeve tė tij.

ICTY-ja dhe gjykata shtetėrore boshnjake deri mė tani kanė dhėnė dėnime me burg prej mė shumė se 500 vjetėsh pėr krime lufte nė Srebrenicė.

Gjykime tė tjera pėr gjenocid po vazhdojnė ende, duke pėrfshirė gjykimin e udhėheqėsve politikė dhe ushtarakė tė Republikės Srpska, Radovan Karaxhiq dhe Ratko Mladiq.

Ky shkrim ėshtė botuar nė Balkan Transitional Justice, pjesė e Balkan Insight

Shkrime tė Zgjedhura

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    "Ecja e Pabarazisė"