Kuvendi Miraton Projektligjin pėr Amnisti

Kuvendi i Kosovės | Foto: assembly-kosova.orgKuvendi i Kosovės | Foto: assembly-kosova.org
nga  Donjetė Hoxha e Xhejlane Haliti
© Tė drejtat autoriale

(E plotėsuar) Deputetėt e Kuvendit tė Kosovės i kanė dhėnė vizėn edhe nė lexim tė dytė Projektligjit pėr amnisti. Ai ėshtė miratuar me procedurė tė pėrshpejtuar me 90 vota pėr, 17 kundėr dhe njė abstenim.

Leximi i dytė i Projektligjit pėr amnisti, nė seancėn e dytė tė sė enjtes, u iniciua si propozim nga deputeti i Grupit parlamentar tė PDK-sė Adem Grabovci. Propozimi u pėrkrah nga tė gjitha grupet parlamentare pėrveē grupit parlamentar tė Vetėvendosjes.

Gjatė kohės sė pauzės nė mes tė dy seancave tė sotme,  Komisoni pėr Legjislacion i Kuvendit tė Kosovės, ka shqyrtuar Projektligjin pėr amnisti, pas kalimit tė tij nė lexim tė parė.

Komisioni vendosi qė t’u rekomandojė deputetėve tė Kuvendit shqyrtimin dhe miratimin e tij, pa ndonjė amandament shtesė. Kėtė e tha kryetari i komisionit, Arben Gashi.

Shqyrtimi i dytė i projektligjit u bė me shmangie tė rregullores sė Kuvendit, duke u bazuar nė nenin 84 tė saj. Ky nen pėrcakton se rregullorja mund tė anashkalohet, nėse pėr anashkalim tė saj votojnė dy tė tretat e deputetėve, tha gjatė seancės kryeparlamentari Jakup Krasniqi.

Vendosja e Projektligjit pėr amnisti si pikė e parė rendit tė ditės, nė seancėn e dytė, pas hedhjes nė votim ka marrė miratimin e shumicės sė deputetėve.

Kryeparlamentari Krasniqi ka kėrkuar votimin e 4 amandamenteve pėr Projektligjin pėr amnisti, ndonėse pa miratimin e tyre nga komisoni funksional. Tre amendamente i propozoi deputetja Alma Lama, ndėrsa i katėrti ishte propozim i deputetes Lumnie Morina.

Tė katėr amandamentet e propozuara nuk morėn pėrkrahje tė duhur nga deputetėt, pasi  pėr miratimin e tyre nevojiteshin 2 tė 3-tat e tė gjithė deputetėve, sikurse pėr projektligjin nė tėrėsi.

Deputetja Luminie Morina (PDK) propozoi qė nė nenin 1 tė potencohej qė ““Ligji vlen vetėm pėr ata persona tė cilėt nuk e kanė njohur sistemin kushtetues tė Kosovės” e cila sipas saj bėn tė qartė se qėllimi kryesor i kėtij ligji ėshtė integrimi i veriut tė vendit.

Neni 1 pėrcakton qėllimin dhe fushėveprimin e Ligjit tė amnistisė brenda tėrė territorit tė Kosovės.

Ndėrsa amandamentet qė propozoi deputetja Lama qenė; fshirja e tė gjitha veprave penale qė janė kundėr individit dhe qė nuk kanė qenė kundėr rendit kushtetues; specfikimi i kohės sė fillimit tė amnistisė nga data 17 shkurt 2008, kur ėshtė shpallur pavarėsia; si dhe saktėsimi i plotė i grupeve qė pėrfitojnė nga projektligji, ashtu qė tė pėrfitojnė vetėm ata qė kanė kryer vepra tė natyrave tė ndryshme, tė motivuara politikisht dhe nuk e kanė njohur rendin kushtetues tė vendit.

Pavarėsisht miratimit tė Projektligjit nė Kuvend, qytetarėt vazhduan ta nėnshkruajnė peticionin kundėr kėtij projektligji.

Qėllimi i organizatorėve tė peticionit ėshtė qė tė mbledhin 10 mijė nėnshkrime qytetarėsh pėr tė kėrkuar nėpėrmjet tyre rikthimin nė Kuvend tė Projektligjit pėr amnisti.

Kalon nė Lexim tė Parė Projektligji pėr Amnistinė

13 e 30 (E plotėsuar) Ka kaluar nė parim nė leximin e tij tė parė Projektligji pėr amnisti, me 91 vota pro, 17 kundėr dhe asnjė abstenim.Si i tillė projektligji pritet tė marrė miratimin e Komisonit pėr legjislacion dhe me procedurė tė pėrshpejtuar tė kalojė nė lexim tė dytė nė seancėn e dytė tė Kuvendit tė Kosovės, e paraparė tė mbahet sot, nė orėn 15.

Pėrfaqėsues tė grupeve parlamentare kanė shprehur mbėshtetjen e tyre pėr projektligjin, me pėrjashtim tė Grupit parlamentar tė Vetėvendosjes.

Kryeparlamentari i Kosovės Jakup Krasniqi fillimisht ka kėrkuar nga deputetėt qė tė votohet shmangia e rregullores pėr shqyrtimin e parė tė Projektligjit pėr aministi.

Kjo pasi me rregullore tė Kuvendit (pika 1 e nenit 56) ėshtė e pėrcaktuar qė shqyrttimi i parė i njė projekligji nuk mund tė bėhet pa kaluar dy javė pune.

Projektligji pėr amnisti me ndryshimet e bėra, Kuvendit i ishte dorėzuar tė premten.

Zėvendėskryeministri Hajredin Kuēi ka shprehur bindje pėr mbėshtjetjen e projektligjit me ndryshimet e bėra.

Kuēi po ashtu ėshtė shfaqur i sigurt se ligji do tė ndryshojė gjendjen, duke thėnė se ‘.. nė shtetet e konsoliduara ligji vie si rezultat pėr demokraci tė brishtė qė tenton tė ndryshojė realitetin..”

Kryesuesi i Komisionit pėr legjislacion Arben Gashi, nė emėr tė komisionit ka kėrkuar nga deputetėt qė ta pėrkrahin ligjin, duke marrė parasysh ndryshimet e bėra nė tė.

Nė emėr tė Partisė Demokratike tė Kosovės deputeti Behar Selimi, ka thėnė se me ndryshimet qė janė bėrė, votimi i Projektligit ėshtė mė lehtė tė bėhet sot.

“Gjithashtu e vlerėsojmė faktin se neni aktual 3 [ish-neni 5] e bėn tė qartė ndarjen nė mes tė strukturave kriminale dhe atyre ilegale “ ka thėnė Selimi.

Nė emėr tė LDK-sė ka folur deputeti Haki Demolli, i cili tha se edhe javėn e kaluar projektligji ka marrė pėrkrahjen e LDK-sė, por duke kushtėzuar votimin e tij tė mėtutjeshėm me amandamentet qė ky subjekt i ka propozuar.

“Qeveria nė rastin tonė ka pėrfillur kėkresėn tonė… “ tha deputeti Demolli.

Ai pėrmendi heqjen komplet tė nenit 3 dhe mosamnistimin e personave qė kanė kryer vepra penale tė vrasjes ose lėndimeve tė lehta trupore, pavarėsisht etnicitetit, moshės, e tjera.

“Grupi parlamentar i LDK-sė ka vendosur qė votėn e vet ta japė pėr aprovimin e kėtij ligji’ ka thėnė Demolli.

Projektligji ėshtė kundėrshtuar nga Grupi parlamentar i Vetėvendosjes.

Deputetja Albulena Haxhiu ndėr tė tjera ka thėnė se edhe me kėtė projektligj sikurse me tė kaluarin u shpėrfillėn tė gjitha procedurat e rregullores sė kuvendit. Po ashtu ajo ka pėrmendur mosdefinim e datės sė fillimit tė amnistisė, si mangėsi tė ligjit.

“Ky projektligj dhe forma e imponuar e miratimit tė tij, pra nė dy lexime brenda njė dite... tregon qartė qė ėshtė pėrveē i dėmshėm edhe i papėrmirėsueshėm” ka thėnė Haxhiu.

Deputeti Ardian Gjini ka shprehur mbėshtetjen pėr projektligjin nė emėr tė Grupit parlamentar tė AAK-sė, duke shtuar se janė marrė parasysh ēėshtjet qė ky subjekt politik ka ngritur nė seancėn e javės sė kaluar.

“Me votėn sot do tė nisė njė proces, do tė ketė njė ditė njė (1) …” ka thėnė deputeti.

Edhe deputetja Myzejene Selmani ka shprehur mbėshtetje nė emėr tė Grupit parlamantar tė AKR-sė pėr projektligjin.

Deputetja Selmani ka thėnė se kėrkesė e tyre ėshtė integrimi i veriut dhe zbatimi i marrėveshjes dhe se “Koalicioni pėr Kosovė tė Re pėrkrah ligjin”.

Deputetja Lumnie Morina (PDK) ėshte shpreur qė projektligi megjithė ndryshimet qė i janė bėrė, ka nevojė tė bėhet mė i qartė, mė i plotė dhe mė i saktė.

Morina ka propozuar qė nė nenin 1 tė futet fjalia nė tė cilėn thuhet qė “Ligji vlen vetėm per ata persona tė cilėt nuk e kanė njohur sistemin kushtetues tė Kosovės” e cila sipas saj bėn tė qartė se qėllimi kryesor i kėtij ligji ėshtė integrimi i veriut tė vendit.

Albin Kurti (VV), ka thėnė se amnistia e struktuarave po ndodhė pa u bėrė ēarmatosja dhe demilitarizimi i zonės sė veriut. Ai po ashtu ka thėnė se duke amnistuar krimet e Serbisė, mė parė do tė kemi integrim tė Kosovės nė veri, sesa integrim tė veriut nė Kosovė.

Kurti duke bėrė thirrje pėr mosvotim tė projekligjit ka thėnė se “ kėtu kemi dy lloj deputetėsh varėsisht se si do tė votojnė: deputetėt e krimit dhe deputetėt kundėr krimit” .

Derisa nė Kuvend zhvillohej ky debat, jashtė oborrit tė kėtij institucioni, nė sheshin “Ibrahim Rugova”, protestuesit kundėr projektligjit vazhdonin demonstratėn.

Ata brohorisnin mes tjerash edhe “Poshtė amnistia, duam drejtėsi”, ndėrsa u bėnin thirrje deputetėve tė votojnė si gjatė seancės sė para njė jave kur Projektligji pėr amnisti nuk kaloi pėr lexim tė parė nė Kuvend.

Ata thirrnin njė nga njė emrat e deputetėve qė nuk votuan ligjin, duke kėrkuar nga secili prej emrave tė thirrur qė tė mos votojė pėrsėri.

Vazhdon Seanca e Amnistisė dhe Protesta Kundėr saj

11 e 27 (E plotėsuar) Nė Kuvendin e Kosovės nisi seanca ku pritet tė votohet pėrsėri nė lexim tė parė Projektligji pėr amnisti. Ky projektligj u ndryshua tė premten nga qeveria, pasi tė enjten e kaluar nuk kaloi nė Kuvend, nė versionin e tij fillestar. Qė tė kalojė projektligji, duhet tė votohet nga 2/3-at e deputetėve, ose 80 prej tyre. Disa nga organizatat e shoqėrisė civile qė pretendojnė tė identifikohen vetėm si qytetarė, nisėn njė protestė kundėr projektligjit nė orėn 11:00. Kundėr Projektligjit ėshtė edhe Lėvizja Vetėvendosje.

Seanca e Kuvendit tė Kosovės ku pritet tė votohet pėrsėri nė lexim tė parė Projektligji pėr amnisti ėshtė duke u zhvilluar.

Kėtė radhė para deputetėve do tė paraqitet njė version i ndryshuar i Projektligjit qė pėrjashton nenin 3, me tė cilin amnistoheshin vepra tė rėnda penale, ndėrsa parashihej tė zvogėlohej pėr 20 pėr qind dėnimi i individėve tė dėnuar pėr disa lloje tė vrasjeve.

Pėrfaqėsuesja e lartė pėr Politikė tė Jashtme dhe Siguri tė Bashkimit Europian, Catherine Ashton gjatė vizitės nė Kosovė tė mėrkurėn tha se miratimi i Ligjit pėr amnisti ėshtė i rėndėsishėm.

Organizata tė shoqėrisė civile qė dėshirojnė tė identifikohen si qytetarė pas orės 11:00, jashtė ndėrtesės sė Kuvendit nisėn edhe protestėn kundėr projektligjit.

Nė protestė ėshtė duke folur Shpend Kursani, njėri nga organizatorėt.

Ai po u thotė protestuesve qė nuk kalojnė disa qindra, se projektligji ėshtė duke kaluar shumė shpejt, ndėrsa po paralajmėron njė protestė qė do tė zgjasė gjatė tėrė kohės sa nė Kuvend do tė mbahet seanca.

Peticionin kundėr ligjit tė amnistisė nė formėn e tij aktuale, tė iniciuar nga organizata KIPRED, deri tash sipas nismėtarėve e kanė nėnshkruar 7 mijė e 500 qytetarė.

Aktualisht nė Kuvend, pas deklarimit tė shefave tė grupeve parlamentare, po flasin deputetėt.

Shkrime tė Zgjedhura

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Shkėmbim Librash
    Shiko arkivėn