Njėri Pranon Fajėsinė, Tjetri Mbrohet nė Heshtje (TV)

nga  Erlina Tafa
© Tė drejtat autoriale

Fati i dy tė kėrkuarve dhe tė dyshuarve tė drejtėsisė maqedonase, pėr vrasjen e shumėfishtė pranė Shkupit nė prill tė vitit 2012, do tė vendoset ditėn e premte nga drejtėsia kosovare, pasi Gjykata Themelore nė Prishtinė do tė shpallė aktgjykimin pėr njė vepėr tjetėr penale pėr tė cilėn Afrim Ismailoviq dhe Alil Demiri akuzohen.

Nė objektin e Gjykatės Supreme tė Kosovės, tė mėrkurėn u zhvillua shqyrtimi kryesor kundėr Ismailoviqit e Demirit, shtetas tė Maqedonisė me etni shqiptare, tė cilėt nė Kosovė po akuzohen pėr armėmbajtje pa leje nė bashkėkryerje, veprim pėr tė cilin mund tė dėnohen nga 2 deri nė 10 vjet.

Ismailoviq e pranoi fajėsinė, kurse Demiri vendosi tė mbrohet nė heshtje.

Ismailoviq e Demiri u kapėn gjatė muajit mars nga policia e Kosovės, nė rrugėn “Mehmet Gradica” tė Prishtinės.

Nė dispozicion tė tė arratisurit, tash tė akuzuar, policia gjeti dy armė automatike, njė pistoletė, dy bomba dore, dy siguresa detonatorėsh dhe 31 fishekė.

 “I njėjti ka shpjeguar se kėtė arsenal e ka mbajtur me qėllim qė tė mbrohet nga shėrbimet sekrete maqedonase, tė cilat kam dėgjuar se veprojnė dhe nė Kosovė”, tha avokati Veton Rrecaj, pėrfaqėsues i Afrim Ismailoviqit.

Avokati Rrecaj gjatė fjalės sė tij pėrfundimtare deklaroi se i mbrojturi i tij ka frikė dhe nuk u beson organeve tė Maqedonisė.

Kurse avokati Besnik Berisha, pėrfaqėsues i Alil Demirit kėrkoi nga paneli qė heshtja e tė akuzuarit tė mos trajtohet kundėr tij dhe se ai ka ikur nga padrejtėsia qė i kanoset nga shteti maqedonas, lidhur me njė krim makabėr qė nuk e ka kryer.

Sipas aktakuzės, tė akuzuarit kanė banuar me qira nėpėr banesa tė ndryshme qė nga koha e arratisjes prej Maqedonisė. Banesat ata i kanė kėrkuar dhe gjetur nėpėrmjet internetit.

Pėr autoritetet maqedonase, Ismailoviq dhe Demiri janė tė dyshuar pėr vrasjen e shumėfishtė pranė hekuranės sė Shkupit, tė ndodhur nė vitin 2012, ku u gjetėn tė vrarė 5 persona tė etnisė maqedonase, gjė qė mė pas kishte tensionuar raportet ndėretnike nė kėtė vend.

Kundėr tė dyshuarve pėr kėtė vrasje tė shumėfishtė nė Maqedoni ėshtė duke u mbajtur procesi gjyqėsor, i njohur me emrin “Monstrum”.

Shkrime tė Zgjedhura

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 1 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Doku n’Prizren
    Shiko arkivėn