Pritje tė Gjata pėr tė Aplikuar nė Gjimnazin “Xhevdet Doda” (TV)

nga  Qėndresė Mustafa
© Tė drejtat autoriale

Nė gjithė vendin ka filluar aplikimi i nxėnėsve pėr t’u regjistruar nė klasėn e dhjetė tė gjimnazeve dhe shkollave profesionale, pėr vitin shkollor 2013/2014, por procedura e aplikimit nė gjimnazin “Xhevdet Doda”, nė Prishtinė, tė martėn shkonte me pritje tė gjata dhe tollovi.

Ministria e Arsimit Shkencės dhe Teknologjisė ka hapur konkursin pėr regjistrimin e nxėnėsve, duke lėnė mundėsi qė brenda tri ditėsh: 8, 9 dhe 10 korrik tė bėhet aplikimi nė gjimnazet dhe shkollat profesionale.

Ismail Ramadani, i cili shoqėronte vajzėn e tij pėr tė aplikuar nė gjimnazin “Xhevdet Doda”, tha se po priste mbi dy orė pėr tė kryer kėtė procedurė dhe ankohej pse ishte hapur vetėm njė sportel pėr pranimin e aplikacioneve.

“Ėshtė dashur me qenė edhe naj shallter tjetėr, e me i pranu nė dy-tre vende dokumentet, se shumė ngadal kėshtu”, tha Ramadani.

Tė njejtat ankesa i kanė edhe nxėnėsit Donika Hyseni dhe Adriatik Bytyqi.

Azem Jaha, drejtor i gjimnazit ”Xhevdet Doda”, tha se janė vetėm katėr persona qė kryejnė tė gjitha procedurat e aplikimit dhe regjistrimit tė nxėnėsve.

“Tri ditė ėshtė afati, por ata po dojnė tė gjithė menjėherė me ardhė pėr njė orė me kry punė”, tha Jaha.

Ai tha se nuk mund tė ketė mė shumė persona qė e kryejnė kėtė proces, pėr shkak se sipas tij mund tė ngatėrrohen procedurat e pėrpunimit tė tė dhėnave.

Nė sportelin e gjimnazit “Xhevdet Doda”, ku pranoheshin dokumentacionet ishin dy zyrtarė. Ndėrsa njėri bėhej gati tė ndezte njė cigare, tjetri bisedonte nė telefon.

“Pse sa veta duhet me punu zojė? Nė kofshit tė gazetės, shkruaj dhe ju e dini punėn e juaj”, tha njėri nga zyrtarėt, duke u pėrgjigjur nė pyetjen se pse nuk ishin angazhuar mė shumė veta rreth pranimit tė aplikimeve dhe regjistrimit tė nxėnėsve.

Brend dy ditėsh, nė gjimnazin ”Xhevdet Doda” nė Prishtinė kanė aplikuar 406 nxėnės, ndėrsa kjo shkollė ēdo vit pranon 384 nxėnės nė 12 paralele.

Pėr dallim nga gjimnazi ”Xhevdet Doda”, nė shkollėn e mesme ”Sami Frashėri” nė Prishtinė, aplikimi shkonte nė rregull.

Njėra nga klasėt ishte pėrcaktuar si zyrė pranimi tė aplikacioneve dhe kėshtu nxėnėsit nuk prisnin jashtė, ndėrsa edhe rreshtat e pritjes nuk ishin aq tė gjatė.

Hysni Haradinaj qė kishte ardhur ta regjistrojė tė birin, tha se sipas tij ēdo gjė po shkonte nė rregull dhe se nuk kishte ndonjė vėrejtje.

Ngarkesa e aplikacioneve nė ”Sami Frashėri”, duket se ka qenė e pėrafėrt me atė nė ”Xhevdet Doda”.

Nė shkollėn ”Sami Frashėri”, nė shkencat natyrore brenda dy ditėsh kanė aplikuar mbi 400 nxėnės.

Pėr regjistrimin nė klasėn e dhjetė, nxėnėsit duhet t’i plotėsojnė kėto kritere: suksesi nga shkollimi i obliguar vlerėsohet 25 pėr qind, suksesi nė lėndėt prioritarė me 15 pėr qind dhe numri i pikėve nga testi qė vlerėsohet me 60 pėr qind.

Rezultatet e kėtij konkursi qė mbyllet me 10 korrik pritet tė dalin njė ditė mė vonė.

Shkrime tė Zgjedhura

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)

asdf
     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Gazetarėt me Heshtje Kėrkojnė tė Dėgjohet Keqtrajtimi i Tyre