Sheshi i Drenasit pa Mirėmbajtje (TV)

nga   Mergime Ujkani – Vrajolli
© Tė drejtat autoriale

Sheshi “Fehmi Lladrovci”, nė qytetin e Drenasit, i cili ka kushtuar 270 mijė euro, nuk po mbikėqyret. Komuna e Drenasit i lė fajin kompanisė “Fidanishtja Bytyqi”, qė para tre muajsh ka fituar tenderin pėr ta mirėbajtur kėtė shesh pėr njė vit, ndėrsa pronari i kompanisė ankohet pėr mospagesė nga ana e komunės.

Drejtori i shėrbimeve publike Sokol Krasniqi thotė se kompania nga Klina e ka pėr obligim qė tė mbjellė fidane nė parkun e qytetit, por edhe ta mbajė pastėrtinė nė shesh.

Njė faj tė madh nė dėmtimin e sheshit, sipas Krasniqit e kanė edhe qytetarėt tė cilėt janė tė pakujdesshėm.

“Hedhin fara, dėmtojnė ulėset dhe ėshtė shumė e vėshtirė tė mbahet ashtu si duhet”, thotė drejtori Krasniqi.

Sherif Bytyqi, pronar i kompanisė “Fidanishtja Bytyqi”,  fituese e kėtij tenderi nė vlerė prej 10 mijė eurosh, tha se interesi i tij ka qenė vetėm shitja dhe mirėmbajtja e fidaneve, porse tenderi ka pėrfshirė edhe aktivitete tjera, pėr tė cilat kompania e tij nuk ėshtė e specializuar, siē ėshtė pastrimi, kositja e barit etj.

Sipas tij, punėtorėt e kompanisė vijnė ēdo 3-4 ditė pėr ta pastruar sheshin dhe qė t’i ujisin drunjtė, por sipas tij komuna nuk ėshtė duke i kryer pagesat me kohė.
 
“Ka 3 muaj qė i kam mbjellė tė gjithė drunjtė nė kėtė shesh dhe ende nuk kam marrė asnjė cent. Unė kam harxhime pėr t’i sjellė punėtorėt nga Klina nė Drenas, pėr ta mbajtur kėtė punė”, thotė Sherif Bytyqi.

Bekim Dobra zėdhėnės i Komunės sė Drenasit thotė se vonesa e pagesės pėr kėtė kompani ka ndodhur pėr shkak tė rishikimit tė buxhetit.

“Pritet qė brenda kėsaj jave tė barten paratė nė llogarinė e kompanisė”, thotė Dobra.

Fidanishtja ka pranuar njė kėrkesė tė komunės pėr tė punėsuar njė djalė me aftėsi tė kufizuara dhe me gjendje tė rėndė sociale.

Gazeta Jeta nė Kosovė ka pėrcjellė pėr 10 ditė rresht mirėmbajtjen e sheshit tė Drenasit dhe pėrveē punėtorit me aftėsi tė kufizuara nga Drenasi, i cili mbledh mbeturinat e hedhura nė shesh, nuk ka ardhur asnjė punėtor tjetėr.

Fidani, i cili nuk deshi tė flasė para kamerės, tha se zakonisht punon vetėm.

“Ata tė Klinės vijnė shumė rrallė, veē mu mi lanė krejt punėt, edhe kur tė vijnė thonė s’po punon”, tha Fidani.

Shkrime tė Zgjedhura

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Kompleksi Memorial Zahir Pajaziti- Orllan
    Shiko arkivėn