“Heronjtė” nė Deēan Do Tė Fikin Zjarre (TV)

nga  Naim Haxhosaj
© Tė drejtat autoriale

Shėrbimet e Zjarrėfikėsve me ligjin e ri bien nėn menaxhimin tė MPB-sė, dhe komunat nuk kanė mundėsi tė rritjes sė numrit tė zjarrfikėsve nė njėsitė pėrkatėse, por Ligji pėr zjarrfikje dhe shpėtim lejon krijimin e shoqatave vullnetare pėr zjarrfikje dhe kėrkim-shpėtim. Njė shoqatė tė tillė e ka formuar Deēani.

Nė pamundėsi pėr tė rritur numrin e zjarrfikėsve, komuna e Deēanit mė e dėmtuara nga zjarret verore, ka themeluar Shoqatėn Vullnetare tė Zjarrfikėsve dhe Kėrkim-Shpėtimit “Heronjtė”’, me njė staf prej 12 vetash, tė trajnuar pėr ndihmė nė zjarrfikje dhe misione tė kėrkim-shpėtimit.

 “Heronjtė” edhe pse nė fillim pa mjete tė duhura pėr intervenim, do tė funksionojnė nė kuadėr tė Shėrbimit tė Zjarrfikėsve nė Deēan dhe do tė jenė tė gatshėm pėr intervenim gjatė 24 orėve.

Shėrbimi i zjarrfikėsve ėshtė nėn menaxhimin e Agjensionit pėr menaxhim tė Emergjencave qė ėshtė nė kuadėr tė MPB-sė, dhe sipas ligjit tė ri, komuna ėshtė e obliguar qė tė themelojė shoqatėn e zjarrfikėsve vullnetarė.

Deēani ėshtė komuna e parė nė Kosovė qė themelon njė shoqatė tė tillė pėr ndihmė gjatė gjendjeve tė jashtėzakonshme natyrore ose tė shkaktuara nga njeriu.

Sipas Admir Hasanajt, Drejtor pėr Mbrojtje, Shpėtim dhe Emergjenca, komuna e Deēanit duke parė se pėr ēdo vit ballafaqohet me shumė zjarre nė pyje gjatė sezonit tė verės, ka vendosur pėr themelimin e shpejtė tė shoqatės sė zjarrfikėsve.

Kėta vullnetarė do kenė njė pagė bazė prej 250 eurosh pėrgjatė muajve korrik, gusht dhe shtator, ndėrsa nė muajt tjerė ata do tė paguhen vetėm nė rast nevoje pėr intervenim.

Admir Hasanaj, drejtor pėr Mbrojtje, Shpėtim dhe Emergjenca nė komunėn e Deēanit shpreson qė kjo shoqatė tė ndihmojė nė zvogėlimin e dėmeve qė bėhen nga zjarret nė malet e kėsaj komune gjatė sezonit sė verės.

Murtez Shala, kryetar i shoqatės “Heronjtė” thotė se mision i kėsaj shoqate ėshtė shuarja e zjarrit  gjatė sezonit tė verės dhe vjeshtės kur dhe ka zjarre mė tė shumta, si dhe intervenimi gjatė ndonjė pėrmbytjeje tė mundshme, tėrmeti, ose fatkeqėsie komunikacioni.

Ai thotė se vullnetarėt kanė kaluar nėpėr trajnime pėr zjarrfikje, ndėrsa pėr kėrkim-shpėtim trajnimet do tė bėhen nė koordinim me shėrbimin e zjarrfikėsve.

Edhe nė Shėrbimin e zjarrfikėsve tė Deēanit ėshtė mirėpritur themelimi i shoqatės “Heronjtė”.

 Shaqė Mataj, shef ndėrrimi nė kėtė shėrbim thotė se numri prej 15 zjarrfikėsish ėshtė i vogėl pėr kėtė komunė, pasi Deēani gjatė verės ka shumė vatra zjarri dhe shpreson qė “Heronjtė” do tė jenė njė ndihmesė e duhur pėr t’uu pėrballur me kėto zjarre.

Nė rastin e themelimit tė shoqatės “Heronjtė”, i pranishėm ishte edhe Rasim Selmanaj, kryetar i Deēanit , i cili premtoi ndihmė edhe mbėshtetje pėr zhvillimin e kėsaj shoqate dhe rritjen e numrit tė vullnetarėve.
 
Ndihmėn pėr kėtė shoqatė e ka premtuar edhe komandanti i Ekipit Monitorues Ndėrlidhės(LMT) tė KFOR-it italian, Ten Marco Versace.

Ligji pėr Zjarrfikje dhe Shpėtim i Republikės sė Kosovės thotė se ndėr njėsitė e themeluara me kėtė ligj janė edhe njėsitė e shoqatave vullnetare tė zjarrfikjes dhe shpėtimit.

Ndėrsa sa i pėrket financimit tė tyre, ligji thotė qė kjo mund tė bėhet nga donacionet dhe buxheti i komunės, nė rastet kur kėrkohet angazhimi i tyre.

Shkrime tė Zgjedhura

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Jahjaga nė Akademinė Ushtarake West Point