Monumentet e Ēuditshme tė Ballkanit

Shtatorja e George W. Bush-it, Fushė Krujė | Foto: Besar LikmetaShtatorja e George W. Bush-it, Fushė Krujė | Foto: Besar Likmeta
nga  BIRN
© Tė drejtat autoriale

Nga Bob Marley nė Serbi, te George W.Bush nė Shqipėri, vendet e Ballkanit janė plot me monumente tė pazakonta tė njerėzve tė famshėm dhe gjigantėve politikė si dhe memorialė pėr konfikte tė sė shkuarės.

Kur ish-presidenti i Amerikės, Georgė W. Bush erdhi nė Shqipėri nė qershor tė vitit 2007, nuk ishte popullor as nė vendin e tij,  nė Lindjen e Mesme dhe nė shumicėn e vendeve qė vizitoi nė Europė, ku shpesh u pėrball me protesta tė dhunshme.

Por nė Shqipėri ishte ndryshe, veēanėrisht nė qytetin e vogėl tė Fushė-Kujės, ku statuja e tij tani zbukuron sheshin kryesor. Bush vizitoi qytetin e Fushė-Krujės rrugės pėr nė aeroport, pėr tė diskutuar njė mikrokredi tė financuar nga shteti amerikan me njė berber, rrobaqepės dhe bari, dhe u mirėprit si njė rockstar.

Festim Ēela e kujton atė ditė me nostalgji dhe ka arsye tė mirė pėr kėtė. Presidenti i Shteteve tė Bashkuara ndaloi nė lokalin e tij nė Fushė-Krujė pėr kafe.

“Ishte njeri shumė i thjeshtė dhe i qetė, me kopsa tė kėmishės tė zbėrthyera dhe  mėngė tė pėrveshura,  jo aq zyrtar. Familja ime dhe qyteti nuk do ta harrojnė kurrė atė ditė”, kujton Ēela.

Statuja, qė u zbulua mė 12 qershor 2011, ėshtė punim i skulptorėve Qazim Kertusha dhe Ibrahim Reēi.
Kertusha kujton se pas ndalesės sė presidentit, tė nxitur nga lajmet nė media pėr mirėseardhjen e ngrohtė dhe mbėshtetjen e Bushit pėr pavarėsinė e Kosovės dhe anėtarėsimin e Shqipėrisė nė NATO, ata vizituan qytetin dhe bindėn kryetarin e bashkisė dhe Kėshillin bashkiak tė miratonin monumentin.

 “Projekti ynė i preferuar si artistė ishte njė memorial me formėn  e kalendarit pėr tė shėnuar deklaratat e fuqishme tė bėra nga Bushi aty, qė simbolizuan fillimin e njė epoke tė re pėr kombin tonė”, tha Kertusha.

 “Sidoqoftė, banorėt e qytetit dhe ata qė e takuan atė ditė e konsiderojnė njeri tė ngrohtė dhe tė thjeshtė, kėshtu qė Kėshilli bashkiak vendosi ta bėjė presidentin Bush tė pavdekshėm pėrmes njė statuje”, shtoi ai.

Kadri Veseli, tani 80 vjeē, e kujton mirė vizitėn e Bushit.

 “Bushi shtrėngoi duart jashtė kafenesė dhe pastaj ndaloi te furrxhiu ku hėngri njė copė bukė”, kujton Veseli. “Ai ishte presidenti i Shteteve tė Bashkuara, por mua m’u duk njeri shumė i mirė dhe miqėsor, dhe ėshtė diēka shumė e mirė qė e kemi pėrkujtuar vizitėn e tij me njė monument”, shtoi ai.

Ēela qė nga ajo kohė e ka quajtur kafenenė George W Bush “Pėr ne, vizita ėshtė krenari dhe pėr njė kohė tė gjatė kemi pyetur veten se pse zgjodhi qytetin tonė”, tha ai. “Statuja do tė garantojė se vizita nuk do tė harrohet dhe do t’i qėndrojė kalimit tė kohės”.

Nėna Terezė e Maqedonisė

Murgesha katolike, Nėna Tereze mund tė ketė fituar ēmimin Nobel pėr paqe, por nė vendin e saj tė lindjes nė Shkup,  ajo ėshtė bėrė qendra e konfliktit tė gjatė mes maqedonasve etnikė dhe shqiptarėve.

E lindur Anjeza Gonxhe Bojaxhiu nė vitin 1910 nė Shkup nė njė familje shqiptare, Nėna Tereze fitoi ēmimin Nobel pėr 40 vjet shėrbimi ndaj tė varfėrve dhe tė sėmurėve nė Indi.

 “Nga gjaku, jam shqiptare, nga nėnshtetėsia jam indiane, nga feja jam katolike”, ka thėnė ajo njėherė.
Trashėgimia e saj ėshtė kontestuar ashpėr edhe nga tri vendet fqinje nė Ballkan, Shqipėria, Kosova dhe Maqedonia.

Nė Shkup u ngrit statuja e parė e murgeshės nė qendėr tė qytetit nė vitin 1990, dhe nė vitin 2009 qeveria hapi njė shtėpi memoriali pėr Nėnė Terezėn.

Shtatorja e Nenė Terezes Shkup, Foto: Flickr-Zoran Poposki

Planet e reja qė do tė implementohen sė shpejti pėrfshijnė njė kompleks tė madh memorial 20 metra tė lartė nė sheshin kryesor nė Shkup, tė financuar nga biznesmeni indian, Subrata Roy dhe tė pėrshėndetur nga kryeministri maqedonas, Nikola Gruevksi.

 “Pavarėsisht se ēfarė bėjmė, nuk mund tė jetė asnjėherė e mjaftueshme pėr Nėnėn Tereze”, tha Gruevski kur prezantoi projektin mė tė fundit nė janar.

Ndėrkohė, vendi fqinj, Shqipėria ka emėruar me emrin e saj aeroportin ndėrkombėtar, njė spital dhe njė shesh.

Ajo ėshtė figurė e dashur gjithashtu nė Kosovė, ku shumica e qyteteve kanė njė shesh tė emėruar sipas saj.

Shumė shqiptarėve nga Maqedonia dhe vendeve tė tjera nuk u pėlqen fakti qė Maqedonia ka theksuar faktin se ajo ka lindur nė Shkup, shpesh duke e pėrshkruar si “Shkupjanja Nėna Tereze”, ndėrsa vazhdimisht nuk pėrmend etninė e saj shqiptare.

Partia opozitare Demokratike e shqiptarėve, njė nga partitė mė tė forta etnike shqiptare nė Maqedoni, kėmbėngul se vendi duhet tė ndėrpresė sė portretizuari murgeshėn si tė veten.

 “Ajo [Nėna Tereze] pėr nga origjina dhe misioni i saj, nuk i pėrket trashėgimisė maqedonase. Me interesim tė parezervuar po ndjekim pėrpjekjet tinėzare tė qarqeve tė ndryshme maqedonase pėr tė fshehur rrėnjėt e saj shqiptare, duke e mjegulluar me terma ngatėrrues si “Shkupjanja”, ose “Qytetarja  Maqedonase”, tha partia nė njė letėr drejtuar kryeministrit nė vitin 2006.

Sidoqoftė, autorja e librit “Shkupjanja Nėna Tereze”, Jasmina Mironski, argumenton se duke pėrmendur vendin e lindjes sė murgeshės, askush nuk po i mohon rrėnjėt e saj etnike. Ajo kėmbėngul se asnjė vend nuk duhet tė ketė tė drejtė ekskluzive pėr trashėgiminė e saj.

 “Ėshtė e pamundur tė pėrvetėsohet njė person”, tha Mironski.

Punonjėsit nė memorialin e Nėnės Tereze kėmbėngulėn gjithashtu qė etnia e saj nuk duhet parė si diēka e rėndėsishme.

 “Kėtu nuk flasim a ėshtė maqedonase apo shqiptare. Kjo nuk ka rėndėsi pėr ne. Ajo ėshtė humanitare e njohur nė mbarė botėn qė ka lindur nė Shkup dhe nuk shoh asgjė tė gabuar pėr ta lartėsuar kėtė fakt”, tha njė punonjės qė kėrkoi tė mbetej anonim.

Por disa njerėz qė ecin nė trotuarin aty afėr mendojnė ndryshe.

 “Shqiptarėt nuk kanė tė drejtė tė na ndalojnė sė lartėsuari Nėnėn Tereze. Pse? Sepse ajo ka lindur kėtu dhe me sa di unė,  nuk ėshtė as 100 pėr qind e sigurt a ishte shqiptare apo vllahe, ose diēka tjetėr”, tha Angel Mojanov, maqedonas 30-vjeēar.

 “Ėshtė e gabuar tė portretizohet si maqedonase, sepse nuk ėshtė dhe qeveria duhet tė ndėrpresė sė bėri kėtė” , tha njė shqiptare 45-vjeēare qė kėrkoi tė mbetej anonime, duke shtuar se duhet tė paktėn tė kishin shkruar emrin e saj nė shqip [nėn monumentin nė qendėr tė Shkupit], nėse donin tė tregonin respektin e duhur”.

Bob Marley i Serbisė

Nė njė vend tė vetmuar pėrballė njė shkolle nė fshatin e vogėl verior tė Serbisė, Banatski Sokolac, ikona xhamajkiane e paqes dhe tolerancės, ylli i muzikės reggae, Bob Marley, ngre grushtin drejt qiellit.
 “Luftėtar me kitarė nė dorė”, thuhet nė mbishkrimin nėn statujė.

Prapa xhamajkianit ka disa monumente tė vjetra jugosllave nga Lufta e Parė dhe e Dytė Botėrore, qė krijojnė njė skenė qė ėshtė qesharake dhe humoristike nė tė njėjtėn kohė; vend i paqėllimtė i improvizimit tė vėrtetė ballkanik.

Monumenti i Marleyt, i bėrė me poliestėr nga skulptori kroat, Davor Dukic, u ngrit nė vitin 2008 nga muzikantėt serbė dhe kroatė, gjatė festivalit tė pėrvjetshėm “Rock Village” nė fshat, ku jetojnė mė pak se 400 banorė.

Monumenti ėshtė interpretuar si pėrgjėrim pėr pajtim dhe si njė deklaratė humaniste, kundėr luftės pėr “njė dashuri tė vetme” mes njerėzve tė tė gjitha racave. Pas statujės sė boksierit Rocky Balboa nė Zhiitiste nė Serbi dhe yllit tė filmit kung fu, Bruce Lee, nė Mostar, nė Bosnjė, u sugjerua se projekte tė tilla pėrfaqėsojnė pėrpjekje nga njė brez mė i ri, pėr tė gjetur heronj qė mund tė bashkojnė dhe jo tė ndajnė.

 “Pas ndarjes sė ish-Jugosllavisė dhe gjakderdhjeve tė viteve 1990, njerėzit rrallėherė mund tė pajtohen pėr idhujt e tyre dhe preferojnė figura qė nuk kanė lidhje me rajonin”, sugjeroi njė artikull gazete pas ngritjes sė statujės.

Por statuja e Bruce Lee ėshtė larguar qė nga ajo kohė pasi u vandalizua, dhe Marley i Banatski Sokolacit nuk ėshtė ėshtė vetėm aq sa duket. Propozuesi i projektit, Mirko Miljus, qė organizon festivalin “Rock Village” nė fshat, thotė se figura e yllit nga Xhamajka qė qėndron shumėngjyrėshe dhe krenare nė mes tė asgjėkundit, nė rrafshinėn e Vojvodinės, nuk ėshtė monument, por pjesė e dekorit tė skenės, “e imagjinuar si pjesė e festivalit”.

Statuja e Bob Marley-t nė Banatski Sokolac, Foto: Nemanja Cabriq

Ai pajtohet se Marley ishte simbol ndėrkombėtar i paqes, por  tha se statuja ka kuptim vetėm gjatė festivalit, “kur ky fshat i vdekur gjallėrohet pak”.

Skulptori Dukic sidoqoftė kėmbėngul se statuja ka vlerė tė vėrtetė si njė vepėr arti. “Statuja ėshtė e vyer pėr tė gjithė popujt qė jetojnė kėtu”, tha ai, duke shtuar se ka pasur incidente ndėr vite, kur racistėt dhe huliganėt kanė dashur ta shkatėrrojnė, por vendasit dhe organizatorėt e festivalit kanė arritur ta mbrojnė.

Pėrveē popullaritetit tė kėngėve tė tij nė Ballkan qė u ka qėndruar viteve, ka disa lidhje tė vogla mes Marleyit dhe ish-Jugosllavisė.  Marley adhuronte shokun e ish-liderit Josip Broz Tito, Haile Selassie, avokues i Lėvizjes sė Mosangazhimit qė themeloi Jugosllavia. Marley ishte gjithashtu ortodoks; u pagėzua shtatė muaj para se tė vdiste nga kryepeshkopi i Kishės Ortodokse Etiopiane dhe kėshtu ka tė njėjtėn fe me 80 pėr qind tė serbėve.

Nikola Tesla i Kroacisė

Njė statujė e Nikola Teslės qėndron nė njė depo nė Zagreb, viktimė e njė konflikti qė lindi shumė kohė pasi vdiq shpikėsi pionier.

Tesla kishte origjinė serbe, por u lind nė Kroaci, dhe statuja u ngrit pėr ta pėrkujtuar atė nė qytetin e vogėl kroat tė Gospiqit, afėr fshatit tė tij tė lindjes nė Smiljan, nė vitin 1981, kur Jugosllavia ishte ende e bashkuar. Serbia e konsideron hero kombėtar dhe aeroporti i Beogradit ėshtė emėruar sipas tij.

Monumenti i Teslės nė Gospiq ishte replikė e statujave tė krijuara nga skulptori i famshėm kroat, Fran Krsniq, nė Ujėvarėn e Niagarės dhe nė Beograd, por kur filloi lufta e Kroacisė pėr pavarėsi dhe simbolet “serbe” u vunė nė shėnjestėr, monumenti u bombardua nga sulmues tė paidentifikuar.

Nė vitin 2006, kur  u festua 150-vjetori i ditėlindjes sė Teslės, statuja u rivendos nė shkritoren e Akademisė sė Arteve Pamore nė Zagreb, si pjesė e njė bashkėpunimi mes Ministrisė sė Kulturės kroate dhe asaj serbe.

Nikola Cerjanc, zėvendėsdrejtor i shkritores, e pėrshkruan statujėn si “kryevepėr”.

Por pavarėsisht, ka mbetur peng i nacionalistėve qė e shohin Teslėn si serb, dhe si pasojė si armik.
Tri vjet mė parė, kryebashkiaku i Gospicit, Nikola Kolic tha se autoritetet lokale nuk donin qė tė kthehej statuja e Teslės, por qė nė vend tė saj tė vihej ajo e presidentit kroat tė luftės, Franjo Tudjman.

Koliq ėshtė anėtar i Bashkimit Demokrat Kroat, parti politike e themeluar nga Tugjmani, qė qeverisi Kroacinė nė njė kohė kur shumė monumente u shkatėrruan pėr arsye politike.

Nė janar tė kėtij viti, kryeministri kroat, Zoran Milanoviq u bėri apel autoriteteve tė Gospiqit ta kthejnė monumentin e Teslės.

 “Tesla ėshtė njė nga njerėzit e rrallė qė i pėrkasin trashėgimisė sė gjithė njerėzimit, dhe mendoj se duhet tė ketė njė monument edhe nė Zagreb, edhe nė Gospiq”, tha Milanoviq.

Pavarėsisht kėsaj, statuja mbetet  nė depon e shkritores duke pritur qė tė ndryshojnė erėrat politike.

Bill Clintoni i Kosovės

Nė bulevardin e Bill Clintonit nė Prishtinė, qėndron njė statujė tri metra e lartė e ish-presidentit tė SHBA-sė qė mban nė dorė njė libėr me mbishkrim datėn “24.3.1999”- ditėn kur NATO-ja filloi fushatėn e bombardimeve qė i dha fund luftės nė Kosovė, nė vitin 1999.

Monumenti u ndėrtua pėr tė falėnderuar Clintonin pėr rolin e tij nė urdhėrimin e bombardimit tė Serbisė, dhe dhjetėra mijėra veta dolėn pėr ta pėrshėndetur kur mori pjesė nė inaugurimin e monumentit nė nėntor tė vitit 2009, shumė prej tyre mbanin flamurė tė Shteteve tė Bashkuara dhe foto tė heroit tė tyre amerikan.

 “Nuk e kam pritur kurrė se dikush do tė bėnte njė statujė timen kaq tė madhe”, i tha Clinton turmės qė brohoriste, dhe shtoi se skulptori “ka bėrė njė punė tė mrekullueshme”.

Statuja e Bill Clintonit Prishtinė, Foto: Edona Peci

Por kritikėt nė Kosovė qė nga ajo kohė janė ankuar se statuja ėshtė jo vetėm artistikisht e papėrshtatshme, por ndoshta edhe mė keq, as qė duket si ish-presidenti.

Projekti u propozua nga njė organizatė shqiptaro-amerikane e quajtur “Miqtė e Bill Clintonit, miqtė e Amerikės”. Grupi dėrgoi 6 000 euro pėr statujėn, ndėrsa Ministria e Kulturės nė Prishtinė dhuroi rreth 20 000 euro dhe Banka Private pėr Biznes kontribuoi njė sasi tė papėrmendur parashė.

Kritikėt janė ankuar se statuja, e disenjuar dhe krijuar nga Izeir Mustafa, jo vetėm ėshtė e shėmtuar dhe jo e punuar mirė, por edhe ėshtė e vendosur keq mes ndėrtesave tė mėdha qė rrethojnė Clintonin dhe e bėjnė tė duket i shkurtėr .

Disa kalimtarė nė kryeqytetin e Kosovės janė gjithashtu thellėsisht tė zhgėnjyer.

 “Kur hyn nė Prishtinė dhe shikon statujėn, e kupton qė as nuk duket si Clintoni”, tha Fisnik Nimoni, student nga Peja.

 “Forma  e statujės- dora e ngritur nė shenjė pėrshėndetjeje- ėshtė e ngjashme me monumente tė periudhės komuniste”, shtoi ai.

Mustafė Halili, ish-shef i Drejtorisė sė Kulturės nė Komunėn e Prishtinės, tha se vendimi qė nėnshkroi pėr tė ngritur statujėn nė vendin qė qėndron tani “ishte i duhuri, sepse duhej vėnė nė bulevardin qė mban tė njėjtin emėr”.

Por edhe Halilit iu desh tė pranonte se mund tė ishte bėrė njė punė mė e mirė. “Jam dakord me kritikėt, sepse statujės vėrtet i mungojnė vlerat artistike, por  [Izeir] Mustafa [skulptori] kishte filluar tė punonte kur filluan tė shikonin pėr njė artist qė mund ta bėnte kėtė projekt. Pėr kėtė arsye, vendosėm t’ia jepnim atij paratė e planifikuara”, tha ai.

Vladimir Vysotsky i Malit tė Zi

Si pėrfundoi nė Podgoricė statuja e rapsodit tė madh rus, Vladimir Vysotsky? Vysotsky shkroi kėngė emocionale dhe vjersha qė e bėnė poet hero nė mbarė ish-Bashkimin Sovjetik para se tė vdiste nė vitin 1980, nė moshėn 42-vjeēare, pas vitesh abuzimi me alkoolin dhe drogėn, por pothuajse nuk njihet nė Ballkan.

Statuja e Vysotskyt qėndron afėr urės Milenium, simbol i rimėkėmbjes sė Malit tė Zi pas trazirave tė viteve 1990, nė buzė tė lumit Moraēa, dhe ėshtė njė nga monumentet qė kremtojnė lidhjet historike tė vendit me Rusinė, qė pėrfshijnė gjithashtu njė statujė tė poetit Aleksandėr Pushkin.

E rrethuar nga njė kornizė gjeometrike metalike qė reflekton dritė verbuese nė verė, monumenti i Vysotskyt shfaq njė kėngėtar me gjoks tė zhveshur dhe tė zbathur, duke mbajtur njė kitarė nė njė dorė dhe krahun tjetėr tė ngritur nė ajėr, ndėrsa njė kafkė qėndron nė bazė tė piedestalit.


Statuja e Vladimir Visotskit Podgoricė, Foto: Wikimedia Commons

Statuja u ngrit nė vitin 2004, si dhuratė nga Moska, por shumica e vendorėve kanė pak ide se kush ėshtė Vysotsky. “Mendoj se ndėrtimi i njė monumenti tė tillė ėshtė kujtim i kėndshėm pėr qytetin, pėr shkak tė haresė qė pėrēon”, tha njė grua qė po kalonte aty pranė. E pyetur nėse e dinte se pėr kė ėshtė monumenti, ajo u pėrgjigj, “pėr njė kitarist”. Nė fakt kėshtu i referohen shumica e Podgoricės monumentit- si “kitaristi rus”.

Kėngėt e Vysotskyt shprehėn “njė pėrzierje shpėrthyese dhimbjeje, humori, sarkazme dhe dėshirė tė dėshpėruar pėr tė vėrtetėn”, ka shkruar kritiku veteran i rokut nė Moskė, Artemy Troitsky. Ai u ndalua nga sovjetikėt, por u pranua nga fansat qė dolėn me mijėra nė funeralin e tij. Edhe tani, ai ėshtė njė zgjidhje e pazakontė e simbolit publik pėr qeverinė moderne ruse qė ndonjėherė akuzohet tė jetė autoritare.

Por, sekretari i Kulturės nė Podgoricė, Hamdo Kocan shpjegoi se Vysotsky njėherė kishte vizituar Malin e Zi dhe “kishte rėnė nė dashuri” me vendin.

Ai tha se Vysotsky shkroi njė poezi pėr vendin, njė rresht qė ėshtė gdhendur nė monumentin e tij nė Podgoricė: “Pendohem qė nė kėtė jetė nuk kam dy rrėnjė, dhe nuk mund ta quaj Malin e Zi si atdhe tė dytė”.

Mė shumė se dy dekada pas vdekjes sė tij tė parakohshme, ai mė nė fund u kthye, tė paktėn simbolikisht.

 “Vladimir Vysotsky... nuk kishte ide se njė ditė statuja e tij do tė qėndronte nė kėtė vend. Monumenti pėr Vysotskyn pėrfaqėson njė simbol tė ri tė miqėsisė qindra vjeēare mes Malit tė Zi dhe Rusisė”, tha konsulli i asaj kohe i Rusisė, Yuri Bychkov, nė ceremoninė e inaugurimit, nė tė cilėn mori pjesė djali i kėngėtarit, Nikia.

Podgorica dhe Moska qė nė atė kohė kanė mbajtur lidhje tė ngushta; kur Rusia deklaroi luftė me Japoninė nė vitin 1904, Mali i Zi dėrgoi simbolikisht dhjetėra ushtarė pėr mbėshtetje. Paqja me Japoninė u  deklarua nė mėnyrė zyrtare mė shumė se 100 vjet mė vonė, kur Tokio njohu zyrtarisht rishpalljen e pavarėsisė sė Malit tė Zi, nė vitin 2006.

Shkrime tė Zgjedhura

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Shkėmbim Librash
    Shiko arkivėn