Nxjerrësit e Naftës në Shqipëri Rrisin Prodhimin

“Prodhimi mesatar nga fusha e naftës së Patos-Marinza në Shqipëri për çerekun e dytë të 2013-ës ishte 17.800 rezervuarë nafte në ditë, pesë për qind më i lartë se 16.919 rezervuarë në çerekun e parë” tha kompania në një deklaratë të enjten.

“Shitja e naftës përgjatë çerekut ishte mesatarisht 18.008 rezervuarë në bazë ditore, tetë për qind më e lartë se mesatarja në çerekun e kaluar” shtoi ajo.

Bankers Petroleum, një kompani kanadeze prodhuese dhe eksploruese e naftës, është biznesi më i gjerë në Shqipëri në raport me të hyrat e saj, si dhe investitori më i madh i huaj sa i përket dekadës së kaluar.

Kompania punon dhe ka të drejtë që të zhvillojë prodhimin Patos-Marinza në pjesën bregdetare të Shqipërisë Jugore, për të cilën besohet se mban rreth 2 bilionë rezervuarë nafte.

Fusha prej 44.000 akër(mbi 178 kilometra katrorë), është e lokalizuar në lindje të Fierit, dhe është fusha e naftës më e madhe në Europën Kontinentale, bazuar në sasinë e naftës që përmban.

Bankers Petroleum gjithashtu operojnë në fushën e naftës të Kuçovës, e cila është e dyta më e madhe në Shqipëri.