Kurrė me PDK-nė. Me Tjerat, Shohim (TV)

nga  Mehdi Mulaj
© Tė drejtat autoriale

Albin Kurti thotė se do tė pėrsėriste ndaljen e mikrofonit ndaj kryetarit tė kuvendit dhe se Vetėvendosje nuk e lėndoi ambasadoren amerikane. Ai flet edhe pėr pėrdorimin e shamive nė shkolla.

Lideri i lėvizjes Vetėvendosje, Albin Kurti, e ka pėrjashtuar ēdo mundėsi pėr koalicion me Partinė Demokratike tė Kosovės nė nivel lokal nė zgjedhjet komunale tė vjeshtės, por nuk ka pėrjashtuar mundėsinė e aleancave edhe me partitė tjera, nėse me to ka pėrputhje programore.

Kurti, nė debatin e emisionit Jeta nė Kosovė, tha se nė Kosovė nuk ka sistem demokratik dhe se dėshmi pėr kėtė ka qenė edhe afera “pronto”. 

“Me PDK-nė nuk ka mundėsi pėr tė bėrė koalicion, Albin Kurti

“Me PDK-nė nuk ka mundėsi pėr tė bėrė koalicion”, thotė ai, duke shtuar se pėr partitė tjera koalicioni do varet nga pėrputhja e programeve. “Ne nuk bėjmė koalicion me dikė qė s’kemi pėrputhje programore dhe nuk bėjmė koalicion me dikė qė nuk kemi besim tė ndėrsjellė”.

Megjithatė, Kurti shtoi se “janė tri fraksione tė sė njėjtės parti - PDK, LDK, AAK” pasi “asnjėra nga to nuk janė parti”.

“Ne do tė pėrpiqemi tė fitojmė si lėvizje Vetėvendosje”, tha Kurti.

Sėrish do ta kapja mikrofonin nė kuvend

Lideri i Vetėvendosjes, Albin Kurti, duke folur pėr veprimin e tij duke ia marrė mikrofonin kryetarit tė Kuvendit tė Kosovės nė kohėn kur po ratifikohej marrėveshja me Serbinė, thotė se gjesti i tij ka qenė njė ndėr metodat pėr ta parandaluar aprovimin parlamentar.

Madje ai thotė se nė situatė tė njėjtė, sėrish do tė vepronte njėsojė.

“Nuk e kam prekur kryetarin e kuvendit. Unė e kam marrė mikrofonin, ai i ka kapur duart e mia, dhe tėrė kohėn i kam thėnė ‘Kryetar, nuk bėn tė votohet, kjo shkelje nuk bėn tė votohet”, thotė Kurti. “E kam marrė mikrofonin pikėrisht qė ta mbroj kuvendin. Aty ėshtė shkel kuvendi me atė ratifikim”.

Ndėrkohė, ai nuk pranon se aktivistė tė Vetėvendosjes e kanė lėnduar ambasadoren amerikane nė demonstratė, dhe pėr kėtė ai thotė se nuk ka arsye tė kėrkojė falje. 

“E kam marrė mikrofonin pikėrisht qė ta mbroj kuvendin. Aty ėshtė shkel kuvendi me atė ratifikim. Kurti

“Lėvizja nuk e ka lėnduar ambasadoren amerikane. Ne kemi shprehur keqardhje qė ajo ėshtė lėnduar atė ditė..., por sėrish ne nuk kemi faj”, thotė Kurti.

Kjo, sipas Kurtit, ka ndodhur pasi ambasadorja amerikane nė Kosovė, Tracey Ann Jacobson nuk kishte hyrė nga hyrja zyrtare e kuvendit. “Ajo nė vend se tė hyjė nė hyrjen kryesore tė kuvendit, ka pėrdorur atė hyrjen anėsore e qė ėshtė tretėsore. Asnjė ambasador tjetėr nuk ėshtė lėnduar atė ditė”, thotė ai. “Kur ka ardhur me xhip tė zi, askush nuk e ka njohur, se aso xhipash i kanė tė gjithė kėta deputetėt e PDK-sė, edhe ajo ka ardhur deri te hyrja tretėsore nė kundėrshtim me njoftimin qė e ka shpėrndarė ambasada amerikane”, shtoi lideri i Vetėvendosjes.

Kurti ka folur edhe pėr raportet qė ka kjo lėvizjeje me ambasadoren amerikane nė Kosovė, duke thėnė se ajo nuk ka interesim t’i takojė ata.

“Ėshtė e vėrtetė se nuk kemi pasur takim me ambasadoren amerikane, dhe nė takimet qė kemi qenė bashkė me Shpend Ahmetin, Visar Ymerin e Florin Krasniqin, ne u kemi thėnė edhe kongresistėve edhe senatorit se pėr neve ėshtė absurde qė ambasadorja amerikane nuk na takon neve, e ne vijmė e ju takojmė juve”, deklaron ai. 

“Lėvizja nuk e ka lėnduar ambasadoren amerikane. Ne kemi shprehur keqardhje qė ajo ėshtė lėnduar atė ditė..., por sėrish ne nuk kemi faj, Kurti. 

Ai shpreh habi ndaj ambasadores amerikane, pasi sipas tij, ajo i thotė qeverisė sė Kosovės tė bisedojė me Serbinė, e nė anėn tjetėr vetė ajo nuk bisedon me Vetėvendosjen.

“Ambasadorja amerikane i thotė Kosovės ‘bisedo me Serbinė’. Po mirė, provoje ti njėherė bisedo me Vetėvendosjen. Si qenka e mundur ta shtysh Kosovėn dhe qeverinė e Kosovė tė dialogojė me kriminelėt e luftės nė Beograd – Vuqiē, Daēiq e Nikoliq, e nė anėn tjetėr tė mos dialogėsh me Vetėvendosjen. Kjo nuk ėshtė fer”, deklaron Kurti.

Kurti thotė se ndjen keqardhje pėr veprimet e disa aktivistėve tė Vetėvendosjes, tė cilėt gjatė demonstratės kanė hedhur gurė, por shton se ky reagim ka ardhur pas intervenimit tė policisė ndaj protestuesve.

“Po ka aktivistė dhe anėtarė tė Vetėvendosjes qė kanė hedhur gurė, me ē’rast kėtė e kanė bėrė nė drejtim tė makinave, dhe kėtė e kanė bėrė pasi intervenimit tė policisė ndaj tyre. Dhe kjo ėshtė pėr tė ardhur keq”, thotė ai.

Ai shton se asnjėri prej aktivistėve tė Vetėvendosjes nuk mendon se ka bėrė mirė me hedhjen e gurėve, por sipas tij, asnjėri prej tyre nuk ėshtė i sigurt qė po e solle nė situatėn e njėjtė, do tė mund tė vetėpėrmbahej.

Kurti thotė se janė duke e hetuar rastin pėr t’i gjetur se cilėt aktivistė kanė hedhė gurė nė demonstratė dhe pėr tė marrė masa ndaj tyre.

 “Po” shamive nė shkolla, por mbi 16 vjeē

Kurti gjatė debatit nė emisionin Jeta nė Kosovė, ka folur edhe pėr pikėpamjet programore tė Vetėvendosjes lidhur me bartjen e shamive nė shkolla.

“Ne jemi pėr ato vajza qė duan ta mbajnė shaminė mbi moshėn 16-vjeēare, tė mos u ndalohet... Vishu si tė duash, bėn ēka tė duash, kjo ėshtė ēėshtje individuale e ndėrgjegjes sė njeriut”, thotė Kurti. “Ne jemi kundėr ekstremizmave fetarė tė tė gjitha llojeve, pėrfshirė kėtu edhe islamin ekstrem. Ne i kemi dėnuar ashpėr deklarimet e njė hoxhe nga Prizreni”, shton ai.

Kurti thotė se si Vetėvendosje janė kundėr edukimit fetar, sepse ai nėnkupton instruksione fetare, kurse janė pėr edukimin mbi fetė.

Shkrime tė Zgjedhura

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 2 Komentet)

asdf
     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Gazetarėt me Heshtje Kėrkojnė tė Dėgjohet Keqtrajtimi i Tyre