Ndėrmjetėsimi-Zgjidhja e Shpejtė e Problemeve tė Vogla (TV)

nga   Erlina Tafa, Gazmend Rexhepi
© Tė drejtat autoriale

Ndėrmjetėsimi si formė alternative e zgjidhjes sė mosmarrėveshjeve civilo dhe penalo-juridike tani mė ėshtė funksional nė gjashtė qendra tė Kosovės, ndėr tė cilat si mė efikasja pėrgjatė 2013-ės ėshtė dėshmuar ajo nė Gjilan, kurse mė pasivja ajo nė Ferizaj. Me ndėrmjetėsim mund tė zgjidhen mosmarrėveshje dhe shkelje ligjore tė natyrave tė ndryshme, tė dėnueshme deri nė tre vjet.

Kompania ndėrtimore “KAP Pėrparimi” nė vitin 2008 ka qenė viktimė e njė vjedhjeje, pasi njerėz tė panjohur kanė hyrė nė hapėsirat e kėsaj kompanie dhe kanė vjedhur shina transportieri.

Pėr kėtė krim policia si tė dyshuar i ka cilėsuar dy roje tė kompanisė edhe pėrkundėr faktit qė udhėheqės tė kompanisė, nė kėtė rast pala e dėmtuar kanė qenė tė sigurt se rojat nuk kanė qenė vjedhėsit.

Lėnda pėr kėtė vjedhje ka filluar tė procedohet Gjykatėn Themelore tė Prishtinės tek nė vitin 2013.

Qerim Berisha menaxher i kėsaj kompanie tregon pėr Gazetėn Jeta nė Kosovė se seanca e parė ishte shtyrė, njėjtė si e dyta dhe se nė fund gjyqtarja u kishte rekomanduar Zyrėn e Ndėrmjetėsimit.

“Brenda njė dite e kemi pėrfunduar rastin kėtu. Mund tė them njė orė, mė shumė nuk ka zgjatur. Nė fund pėrfundoi me marrėveshje qė kėta[rojat] tė mos ndiqen as penalisht e as materialisht“, thotė menaxheri i Kompanisė “KAP Pėrparimi”.

Ndėrsa kishte pritur tre vjet pėr fillimin e procedurės gjyqėsore, ai shprehet shumė i kėnaqur qė njė javė pasi gjykata i kishte referuar nė ndėrmjetėsim, rasti ėshtė zgjidhur.

Nė vitin 2008 pėr herė tė parė nė Republikėn e Kosovės u institucionalizua Ligji pėr ndėrmjetėsim dhe si hap i parė pėr zbatimin e kėtij ligji ishte themelimi i Komisionit pėr Ndėrmjetėsim i cili pėrbėhet prej: Ministrisė sė Drejtėsisė, Kėshillit Gjyqėsor tė Kosovės, Kėshillit Prokurorial tė Kosovės, Odės sė Avokatėve dhe Ministrisė pėr Mirėqenie Sociale.

Ndėrmjetėsimi ėshtė veprimtari jashtėgjyqėsore, qė realizohet nga njė person i tretė(ndėrmjetėsi), pėr zgjidhje tė mosmarrėveshjeve midis palėve.

Ndėrmjetėsi ėshtė pala e tretė dhe nė mėnyrė neutrale ndėrmjetėson dy palėt me qėllim tė zgjidhjes sė mosmarrėveshjeve.

Fillimi i kėsaj procedure bėhet gjithmonė duke marrė parasysh vullnetin e tė dyja palėve, pra nėse njėra prej palėve nuk ėshtė dakord pėr kėtė procedurė, ndėrmjetėsimi ėshtė i pamundur.

Tė gjitha seancat e ndėrmjetėsimit janė konfidenciale, pra lidhur me rastin njohuri kanė vetėm palėt dhe ndėrmjetėsi.

Kosova aktualisht funksionon me gjashtė qendra tė ndėrmjetėsimit. Fillimisht nė vitin 2012 janė hapur qendrat nė Pejė, Gjilan, Gjakovė dhe Ferizaj kurse gjatė 2013-ės filluan tė funksionojnė dhe ajo e Prishtinės dhe Mitrovicės.

Tė gjitha kėto qendra janė themeluar me pėrkrahjen e USAID-it, UNDP-sė dhe organizatės gjermane CSCP.

Rastet nėpėr qendra referohen nga gjykata, prokuroria, ose nga vetė palėt. Rastet me tė cilat merret ndėrmjetėsimi janė civile, administrative, tregtare, familjare dhe penale, tė dėnueshme deri nė tre vjet burg.

Rastet civile referohen nga gjykata. Kėshtu nėse gjyqtari vlerėson se kontesti mund tė zgjidhet me ndėrmjetėsim ai ka tė drejtė tė plotė t’i udhėzojė palėt pėr ndėrmjetėsim.

Te lėndėt penale, tė dėnueshme deri nė tre vjet burg, pėrcjellja e tyre  nė qendėr tė ndėrmjetėsimit, bėhet nga prokurori pėrkatės i lėndės, i cili fillimisht duhet t’ia dorėzojė lėndėn kryeprokurorit pėr miratim, para se t’i udhėzojė palėt nė ndėrmjetėsim.

Kjo ndodh meqė lėndėt penale kanė natyrė mė komplekse.

Ndėrmjetėsimi mund tė pėrfundojė me lidhjen e marrėveshjes mes palėve, ndėrsa nė rastet kur marrėveshja nuk ėshtė arritur lėnda kthehet nė gjykatė.

 “Marrėveshja e arritur mes palėve nėnshkruhet nga palėt e ndėrmjetėsuesi dhe ka fuqinė e vendimit pėrfundimtar dhe ėshtė e detyrueshme. Ajo dėrgohet nė gjykatė qė ta fitojė titullin ekzekutiv. “- tha Lindita Ademi, kryetarja e Komisionit pėr Ndėrmjetėsim, pėr Gazetėn Jeta nė Kosovė.

Gjykata e vlerėson marrėveshjen dhe nėse ajo s’ėshtė lidhur nė pajtim me ligjin, nėse janė cenuar tė drejtat e palėve, ose zhdėmtimi ėshtė joproporcional nė raport me dėmin e shkaktuar, gjykata nuk e aprovon atė dhe lėnda kthehet nė gjykatė.

Si rezultat i kėsaj palėt e humbin mundėsinė pėr tė shfrytėzuar shėrbimin e ndėrmjetėsimit pėr ēėshtjen e njėjtė.

Si pėrparėsi tė kėtij mekanizmi, kryetarja e Komisionit pėr Ndėrmjetėsim, Lindita Ademi theksoi faktin se ndėrmjetėsimi ėshtė mė i shpejtė, mė pak i kushtueshėm dhe mė transparent.

Shpejtėsia e ndėrmjetėsimit lidhet me faktin se nė ndėrmjetėsim parashihet njė afat 90 ditor brenda tė cilit duhet zgjidhur njė kontest. Megjithatė nė shumicėn e rasteve ndėrmjetėsimi pėrfundon edhe brenda njė dite.

Ndėrmjetėsimi ėshtė mė pak i kushtueshėm, sepse shmang pritjet e gjata nė gjykata, ku krijohen shpenzime tė shumta procedurale, ndėrsa ėshtė mė transparent, pasi gjithēka bėhet ekskluzivisht me vullnetin e palėve

 “Nuk kemi dėnime me burg, kjo ėshtė pėrparėsia e kėtij mekanizmi.”- tha Ademi pėr Gazetėn Jeta nė Kosovė.

Gjatė vitit 2012 nė ndėrmjetėsim janė referuar 178 raste,  prej tė cilave vetėm 75 janė zgjidhur, kurse nė 103 rastet tjera nuk ėshtė arritur marrėveshja, gjegjėsisht rastet janė kthyer nė Gjykatė.

Gjatė 5 mujorit tė vitit 2013 janė iniciuar 92 raste prej tė cilave 45 janė zgjidhur, pėr 19 nuk ėshtė arritur marrėveshja, kurse 28 janė ende nė proces.

Pėrgjatė vitit 2012 Qendra e ndėrmjetėsimit e cila ka zgjidhur mė tepėr raste ėshtė ajo e Gjilanit, duke zgjidhur 36 prej 70 rasteve tė referuara, kurse mė pak raste janė referuar dhe zgjidhur nė Qendrėn e Ferizajt, ku janė zgjidhur vetėm 7 raste nga 16 tė referuara.

“Ne si gjykatė gjithsej kemi referuar 16 raste ne Qendrėn e Ndėrmjetėsimit. U kemi bėrė edhe 400 ftesa palėve, mirėpo kemi pasur pengesa si psh nė njė kontest mund tė kenė qenė palė 3-4 paditės dhe mjafton njėri prej tyre tė mos pranojė, apo nuk janė pajtuar sepse s’ka qenė besimi i duhur qė rasti i tyre tė pėrfundojė nė qendrėn e ndėrmjetėsimit”.

Aktualisht nė tėrė territorin e Kosovės ka 99 ndėrmjetės tė licencuar. 

Pėr t’u licencuar si ndėrmjetės pėrveē plotėsimit tė kushteve tė pėrgjithshme pėr punėsim, personi duhet tė ketė diplomė universitare, tė kalojė me sukses trajnimin pėr ndėrmjetėsim, tė ketė ndėrmjetėsuar sė paku gjashtė seanca nėn mbikėqyrje, tė mos ketė qenė i dėnuar pėr vepėr penale me dashje, pėr tė cilėn parashihet dėnimi mbi gjashtė muaj, si dhe tė jetė i regjistruar nė regjistrin e ndėrmjetėsve.

Palėt vijnė nė qendrėn pėr ndėrmjetėsim dhe atyre u ofrohet regjistri i ndėrmjetėseve dhe ata kanė mundėsinė tė zgjedhin ndėrmjetėsin ose dy tė tillė sipas dėshirės sė tyre.( pavarėsisht prej cilit qytet).

Regjistri i ndėrmjetėsve pėrmban persona me profesione nga mė tė ndryshmet, pra edhe pse trajtohen lėndė juridike nuk ėshtė e domosdoshme qė ndėrmjetėsi tė jetė jurist.

Ndėrmjetėsuese ėshtė edhe Emine Ismajli, e diplomuar nė Fakultetin Filologjik pėr Gjuhė dhe letėrsi ruse.

Eminja merret me kėshillim psiko-social dhe thotė se nė Prishtinė licencimi i ndėrmjetėsve ėshtė bėrė nga 26 shtatori 2011, kurse prej 2012-ės janė referuar raste. Dhe pse nuk ka pasur objekt tė qendrės sė ndėrmjetėsimit nė atė kohė, rastet janė mbajtur diku tjetėr.

Ajo na tha se gjithsej ka trajtuar dy raste tė ndėrmjetėsimit dhe tė dyja kanė pėrfunduar me marrėveshje.

Ismajli tha se nė takimin e parė me palėn asaj i shpjegohet ē’ėshtė ndėrmjetėsimi, parimet e ndėrmjetėsimit dhe se ka tė drejtė tė tėrhiqet nė ēdo kohė.

“Kėtu askujt nuk i imponohet zgjidhja”-tha ajo.

Gjatė seancave ata kanė mundėsi ta dėgjojnė tregimin e njėri tjetrit dhe tė zbulojnė pse kanė ardhur deri tė konflikti. Kėto seanca sipas saj pėrcillen me shpėrthim emocionesh dhe palėt u gjasojnė akrepave tė orės, tė cilėt duke e dėgjuar njėri tjetrin afrohen.

“U shpjegohet qė ndėrmjetėsi ėshtė aty vetėm pėr t’u ndihmuar qė ta dėgjojnė njėri tjetrin. Ndėrmjetėsi u lehtėson procesin t’i shohin mundėsitė mė tė mira pėr rastin e tyre, mirėpo ndėrmjetėsi nuk ofron zgjidhjen, nuk sjell vendime.”- tha Emine Ismajli.

 Lidhur me atė se sa janė tė vetėdijshėm qytetarėt mbi funksionimin e kėtij mekanizmi, Lindita Ademi thotė se pėr promovim janė organizuar seminare, trajnime dhe debate tė hapura me qytetarėt, qė kanė pasur mundėsi direkt tė njihen me kėtė shėrbim.

“Nuk mund tė them se ėshtė arritur efekti i duhur qė tė pėrēohet mesazhi te qytetarėt lidhur me pėrparėsitė qė ofron ky shėrbim.”- tha ajo.

Shkrime tė Zgjedhura

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Doku n’Prizren
    Shiko arkivėn