Dekorata e Shqipërisë për Rumsfeld-in Shkakton Habi

“Ju jeni të lidhur ngusht me mbështetjen që Shtetet e Bashkuara kanë dhënë për … anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, ” tha presidenti shqiptar Bujar Nishani, gjatë ceremonisë së dhënies së dekoratës për Donald Rumsfeld-in.

Shqipëria së bashku me Kroacinë hynë në NATO në vitin 2009, me mbështetje të fortë nga administrata e ish-presidentit amerikan Xhorxh Bush. Rumsfeld  ka qenë sekretar i amerikan  i Mbrojtjes nga viti 2001 deri në vitin 2006.

I konsideruar si një nga anëtarët më me influencë të administratës së Bush-it, Rumsfeld është përballur me kritika të ashpra për rolin e tij të rëndësishëm në pushtimin e Afganistanit  në vitin 2001 dhe  gjatë luftës në Irak në vitin 2003.

Rumsfeld arriti në Tiranë të hënën me ftesë të liderit të Partisë Republikane, Fatmir Mediu, një aleat i vogël i koalicionit të qendrës së djathtë të kryeministrit Sali Berisha.

Mediu është figurë politike e diskutueshme në Shqipëri. I akuzuar për shpërdorim të pushtetit për rolin e tij si ministër i mbrojtjes në çështjen e shpërthimit fatal të në fshatin e Gërdecit më 15 mars të vitit 2008,  ai kurrë nuk u përpoq që ta përdorëimunitetin parlamentar si mbrojtje për të shmangur akuzat.

Gjatë shpërthimit  në marsi të vitit 2008 në uzinën e shkatërrimit të municioneve në fshatin Gërdec,u vranë 26 njerëz, të plagosur mbetën më shumë se 300 ndërsa u lanë të pastrehë mbi 3.000 persona.

Megjithatë, duke folur rreth rolit të tij për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, të hënën në mëngjes, Rumsfeld kishte lëvdata për të dy, Mediun dhe Berishën.

“Kryeministri [Sali Berisha] është një pasuri e çmuar … dhe Mediu gjithmonë të duket si një njeri i ri,” tha Rumsfeld.

Socialistët e opozitës dënuan vizitën e Rumsfeld-it duke e konsideruar si një marifet politik të organizuar nga kompani lobuese, që synojnë ngritjen e rejtingut të Berishës dhe Mediut  përpara zgjedhjeve të 23 qershorit.

“Vizita e Rumsfeld-it në Tiranë është e lidhur ngushtë me fushatën zgjedhore”, shkruajti deputeti socialist  Auron Tare  në faqen e tij në Facebook.

“Kjo vizitë është organizuar nga lobistët amerikanë të Partisë Demokratike dhe atë që ne nuk e dimë është çmimi dhe nëse ai është duke u paguar nga fondet publike”, shtoi ai.