Vikendi i Skandaleve tė Pėrgjimit nė Europė

Downing Street | Foto: WikimediaDowning Street | Foto: Wikimedia
nga  Gazeta Jeta nė Kosovė
© Tė drejtat autoriale

Gazeta britanike The Guardian bėri tė njohur se inteligjenca britanike kishte pėrgjuar telefonatat dhe emailat e politikanėve dhe diplomatėve tė huaj nė samitin e G20 mbajtur nė vitin 2009 nė Londėr. Pėrgjimet gjithashtu i kanė kushtuar postin e tij kryeministrit ēek, Petr Necas. Ndėrkohė qė ėshtė arrestuar shefja e kabinetit tė tij e cila kishte urdhėruar inteligjencėn ushtarake ēeke tė spiunonte gruan e kryeministrit dhe dy civilė tjerė.

Edward Snowden, ish-punonjėsi i kontraktuar nė Agjencinė amerikane tė Sigurisė Kombėtare (NSA), i cili u bė i njohur pėr botėn pas bėrjes publike tė skandalit tė pėrgjimeve tė komunikimeve elektronike anembanė botės nga ana e NSA-sė, bėri tė njohura dokumente tė reja tė klasifikuara si “top sekrete” mbi spiunazhin britanik.

Sipas kėtyre dokumenteve inteligjenca britanike, MI6, kishte pėrgjuar telefonatat dhe emailat e politikanėve dhe diplomatėve tė huaj nė samitin e G20 tė mbajtur nė Londėrnė vitin 2009.

Skandali u bė i njohur pikėrisht tani kur po zhvillohen takimet e Samitit tė G8-tės nė Irlandėn e Veriut

Nė vitin 2009, gjatė samitit, Zyra Qendrore e Komunikimeve Qeveritare e Britanisė (GCHQ), simotėr e Agjencisė Amerikane tė SigurisėKombėtare (NSA), kishte monitoruar kompjuterėt dhe telefonatat e diplomatėve dhe politikanėve tė huaj me kėrkesė tė qeverisė britanike.

Delegatė tė shteteve pjesėmarrėse ishin nxitur tė pėrdornin internetin lokal i cili figuronte si internet kafe ndėrsa nė fakt ishte ngritur nga inteligjenca britanike MI6 pėr tė monitoruar trafikun e emailave dhe telefonatave.

Ndėr delegacionet e pėrgjuara thuhet tė kenė qenė ai i Turqisė dhe Afrikės sė Jugut, dy aleatė tė vjetėr tė Mbretėrisė sė Bashkuar. Ministri turk i financave, Mehmet Simsek, thuhet tė ketė qenė “viktimė” ndėrsa ishte tentuar tė pėrgjohen edhe telefonatat e enkriptauara tė Presidentit tė Rusisė, Dimitri Medvedev.

Sipas The Guardian, dokumenti i zbuluar i quan “aftėsi tė jashtėzakonshme tė inteligjencės” pėrgjimet e GCHQ ndaj delegacioneve pjesėmarrėse nė G20. 

Taktikat e spiunimit pėrfshin kėto pika:

-Ngritjen e internet kafeve tė cilat pėrdornin njė program softuerik me aftėsi tė qasjes nė email qė mundėsonte spiunimin e delegacioneve vizitore.

-Penetrimi nė telefonat e markės BalckBerry pėr tė monitoruar emailat dhe telefonatat.

-Vėnia nė dispozicion 45 analistėve gjatė gjithė kohės,  tė cilėt pėrcillnin kush po telefonon kė gjatė samitit.

-Pėrgjimi i ministrit turk tė financave dhe 15 anėtarėve tė tjerė tė partisė sė tij.

-Marrja e raporteve nga NSA-ja amerikane rreth tentimeve pėr tė pėrgjuar telefonatat satelitore tė presidentit rus, Dimitrey Medvedev.

Tė gjitha kėto tė dhėna i kishin dhėnė njė krah tė fortė delegacionit britanik gjatė negociatave tė delegacioneve pjesėmarrėse nė samitin e G20-tės tė mbajtur nė Londėr nė vitin 2009.

Dorėheqja e kryeministrit ēek

Nė republikėn ēeke u paraqit dorėheqja zyrtare e kryeministrit Petr Necas pas skandalit tė pėrgjimeve qė u bė i ditur javėn e kaluar kur policia arrestoi shefen e kabinetit tė tij Jana Nagyova nėn dyshime se kishte urdhėruar ilegalisht agjencinė e inteligjencės ushtarake tė pėrgjonte disa civilė.

Mediat ēeke njoftojnė se nė mesin e personave tė pėrgjuar ėshtė edhe gruaja kryeministrit.

Prokurori i rastit Ivo Isvan nuk e ka konfirmuar kėtė,  por ka thėnė se pėrgjimet ishin urdhėruar pėr “motive personale” tė kryeministrit.


Kryeministri ēek Petr Necas| Foto: Wikimedia

Isvan ka shtuar se arrestimi i shefes sė kabinetit tė kryeministrit ēek, Jana Nagyova, kishte ndodhur pasi ajo kishte keqpėrdorur pozitėn e saj duke kėrkuar nga agjencia ushtarake e ēekisė tė spiunonte tre qytetarė civilė.

Spiunimi ishte i paligjshėm pasi nuk ishte nėnshkruar dhe autorizuar nga ministria e mbrojtjes, siē parasheh ligji i kėtij vendi.

Kjo vepėr penale nė ēeki dėnohet deri nė 5 vjet burgim.

Arrestimet kanė pėrfshirė edhe gjashtė persona tė tjerė, pėrfshirė zyrtarė tė inteligjencės ushtarake dhe ish-deputetė, njofton portali ēek aktuane.cz.

Raportimi bazohet nė The Guardian, The New York Times dhe aktuale.cz

Shkrime tė Zgjedhura

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    UP-ja hap dyert pėr studentė tė rinj
    Shiko arkivėn