BE-ja Kėrkon Llogari pėr Programin e Pėrgjimit

Edward SnowdenEdward Snowden
nga  Bardh Shkreli
© Tė drejtat autoriale

Edward Snowden ėshtė njeriu mė i pėrfolur nė mediat botėrore pasi publikoi tė dhėna qė tregojnė se Agjencia Kombėtare e Sigurisė, NSA, pėrgjon dhe mbledh informacione nė tėrė botėn. Afera e pėrgjimeve nxiti reagime tė shumta nga kompanitė e mėdha, qeveritė e shteteve tė ndryshme dhe organizatat ndėrkombėtare.

Gazeta britanike The Guardian publikoi tė hėnėn intervistėn me Snowden-in i cili punoi nė shėrbimet e inteligjencės amerikane pėrmes njė kompanie “Booz Allen Hamilton” tė kontraktuar nga qeveria amerikane, me seli nė Hawai. 

Identiteti i Snowden-it ėshtė zbuluar nga The Guardian me kėrkesėn e tij.

Intervista nxjerr nė pah motivet dhe arsyet e 29 vjeēarit me nėnshtetėsi amerikane, pėr veprimet e tij dhe detajet lidhur me programin “Prism”.

“Nuk dua tė jetoj nė njė botė ku ēfarėdo qė bėj dhe them regjistrohet” tha Snowden pėr The Guardian. “Kjo nuk ėshtė diēka qė unė mund ta mbėshtes ose tė jetoj me tė”.

Sipas tė dhėnave qė rrodhėn nga Snowden, Agjencia Kombėtare e Sigurisė NSA ka qasje direkte nė Google, Facebook, Apple dhe ofrues tė tjerė gjigantė tė Internetit, pėrmes programit tė quajtur “Prism”.

“Ēdo person qė ka qasje nė sistemin e pėrgjimit “Prism” ka mundėsi tė kontrollojė, regjistrojė dhe ruajė ēdo komunikim elektronik kudo nė botė, madje edhe atė tė Presidentit tė SHBA-ve” tha Snowden pėr the Guardian. 

Programi lejon zyrtarėt tė mbledhin tė dhėna nga historia e kėrkimit (nė internet), si pėr shembull pėrmbajtjen e emailave, dosjeve tė shkarkuara nė Internet, diskutimeve live dhe tė tjera. 

“Prism” ėshtė zbuluar pėr herė tė parė nga Washington Post dhe The Guardian tė cilėt kanė publikuar njė dokument tė kualifikuar si dokument top sekret qė pėrbėhet nga rreth 40 faqesh dhe i cili ėshtė pėrdorur pėr trajnimin e agjentėve tė inteligjencės.

Sipas kėtij dokumenti, “Prism” funksionon falė mbėshtetjes sė kompanive tė mėdha tė Internetit, por kur janė pyetur nga The Guardian, Google, Apple dhe kompani tė tjera mohuan tė jenė nė dijeni pėr ekzistencėn e kėtij programi.

Bėrja publike e sekreteve shtetėrore nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės ėshtė e dėnueshme prej dėnimit me vdekje deri nė disa dekada burgim. 

Njė peticion elektronik ėshtė publikuar nė ueb faqen e Shtėpisė sė Bardhė i cili kėrkon “faljen” e Snowden-it. Deri mė tani peticionin e kanė nėnshkruar 58 mijė persona. 

Vendndodhja e fundit e Edward Snowden ėshtė regjistruar nė Hong Kong (sipas tij njė vend ku historikisht ėshtė pėrkrahur liria e shprehjes). Ndėrsa ende mbetet e paqartė nėse ai do tė kėrkojė azil politik nė ketė vend. Sipas Al Jazeera-s, Rusia ka shprehur vullnet pėr t’i siguruar Snowden-it azil politik. 

Afera e pėrgjimeve nxiti reagime tė shumta nga kompanitė e mėdha, qeveritė e shteteve tė ndryshme dhe organizatat ndėrkombėtare.

Kompanitė si Microsoft, Yahoo, Google, Facebook, PalTalk, AOL, Skype, YouTube dhe Apple shprehėn shqetėsim lidhur me dėmtimin e reputacionit tė tyre. 

Gjiganti Google qe ndėr tė parėt qė reagoi nė lidhje me pėrgjimet, nė njė njoftim tė postuar javėn e kaluar. 

Larry Page, kryeshef ekzekutiv i Google, ėshtė shprehur se kompania e tij nuk ka kurrfarė marrėveshje me qeverinė amerikane pėr dorėzimin e tė dhėnave tė pėrdoruesve tė saj. 

“Nė tė vėrtetė Qeveria e Shteteve tė Bashkuara nuk ka qasje tė drejtpėrdrejtė apo indirekte nė informacionet e ruajtura nė qendrat tona tė tė dhėnave” thuhet nė njoftim. “Ne nuk kemi dėgjuar pėr programin “Prism” deri pardje”, u mbrojt ai.  

Nė ndėrkohė, zyrtarė tė Bashkimit Europian kėrkuan llogari nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės lidhur me programet e tyre tė pėrgjimit.

Zėvendėspresidenti i BE-sė, Viviane Reding i nisi njė letėr me shtatė pyetje tė detajuara kryeprokurorit tė SHBA-se Eric Holder me tė cilat kėrkon sqarime pėr programin “Prism”.

Sipas the Guardian ēėshtja  e pėrgjimeve tė programit “Prism” shqetėsoi liderėt e vendeve tė Bashkimit Europian.  Nė takimin ndėrministror transatlantik qė do tė mbahet tė premten nė Dublin pritet qė kancelarja gjermane Angela Merkel tė flasė pėr kėtė ēėshtje me presidentin amerikan Barack Obama, njofton AP.  

Shqetėsime tjera lidhur me pėrgjimet e programit “Prism” erdhėn edhe nga Kanadaja, Italia, Franca, Afrika e Jugut, Egjipti, Zimbabveja etj, njofton the Guardian. 

Autoritetet e Kosovės nuk kanė bėrė ndonjė koment lidhur me mundėsinė e pėrgjimit nga NSA dhe sigurinė e tė dhėnave personale tė qytetarėve tė Kosovės nė internet.

Ndėrsa, Jualian Asange, themeluesi i “WikiLeaks”-it, ka thėnė pėr Sky News se Snowden ėshtė njė “hero” duke i sugjeruar atij tė kėrkojė azil nė ndonjė vend tė Amerikės Latine. 

Shkrimi bazohet kryesisht nė raportimet e bėra nga The Guardian

Shkrime tė Zgjedhura

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Addio Comandante Farina!
    Shiko arkivėn