Shqipëria Nxiton të Miratojë Ligjet e Kërkuara nga BE-ja

Deputetët shqiptarë duhet të votojnë  tri “faturat” [ligjet] që Komisioni Evropian i ka vënë si kushte në vjeshtën e kaluar, për të marrë statusin e vendit kandidat të BE-së.

Miratimi për tri “faturat”, që kërkon një shumicë të kualifikuar në Parlament, ka mbetur peng në mes të opozitës së kryesuar nga socialistët dhe shumicës së qendrës së djathtë në pushtet, që daton nga zgjedhjet vendore të vitit 2011.

Javën e kaluar, opozita ofroi që të mbështesë tre “faturat” me kusht që ligji i ri për Gjykatën Supreme si dhe emërimi i mëvonshëm i gjyqtarëve të rinj, të miratohen nga qeveria që do të dalë pas zgjedhjeve të 23 qershorit.

 Kryeministri Sali Berisha ka pranuar marrëveshjen dhe i ka bërë thirrje Parlamentit të Shqipërisë që të votojë të enjten, ndonëse seancat parlamentare kanë përfunduar dhe fushata elektorale tashmë ka filluar.

Ndërkohë, eksperti Gjergji Vurmo thotë se edhe nëse zgjedhjet i plotësojnë standardet ndërkombëtare, Shqipëria do të duhet të punojë shumë në procesin e integrimit të saj në BE, pas disa viteve të stagnimit.

“Për shkak të skenës lokale politike destruktive, Shqipëria tani ka vetëm simpatizantë në Bruksel, por jo edhe mbështetës të procesit të integrimit në BE” tha Gjergji Vrumo, drejtor i Qendrën Europiane për Çështje të Sigurisë në Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim të Tiranës.
 
 “Besimi i BE-së në një klimë të dialogut konstruktiv [në Tiranë] që është thelbësore për këtë fazë të procesit të integrimit, është afër zeros” tha Vrumo.