Serbėt Kthejnė Besimin te Gjykatat e Kosovės

Objekti i Gjykatės nė Shterpcė | Foto : Gazeta Jeta nė KosovėObjekti i Gjykatės nė Shterpcė | Foto : Gazeta Jeta nė Kosovė
nga  Gazmend Rexhepi
© Tė drejtat autoriale

Gjykata Themelore e Ferizajt-dega nė Shtėrpcė sivjet ka mė shumė lėndė nė shqyrtim, nė krahasim me vitin qė shkoi. Kjo interpretohet si kthim i besimit tė popullatės sė kėtij lokaliteti te sistemi gjyqėsor i vendit.

Punonjėsit e gjykatės sė Shtėrpcės sivjet kanė mė shumė punė se vitin e kaluar, pasi numri i lėndėve kėtė vit ėshtė shtuar dukshėm.

Gjyqtari pėrgjegjegjės i Gjykatės Themelore tė Ferizajt-dega nė Shtėrpcė, Adem Shabani shtimin e lėndėve e sheh si njė tregues se popullata vendėse po e kthen besimin te gjykatat e Kosovės.

Shabani pėr Gazetėn Jeta nė Kosovė bėri me dije se nga 24 punonjės tė gjykatės, 16 janė tė komunitetit serb, qė nė Shtėrpcė pėrbėn shumicėn.

Ai e cilėsoi vendbanimin mes maleve si paqėsor dhe me kriminalitet tė ulėt, pasi gjatė nėntė vjetėve kėtu janė shėnuar vetėm tre raste tė sulmeve ndaj personave zyrtarė.

Sipas Shabanit nė Shtėrpcė nuk ka as grumbullim lėndėsh nga vitet e kaluara, siē ndodh nėpėr gjykatat tjera tė vendit. Kėtu vetėm tri lėndė janė parashkruar nga viti i shkuar.

Gjatė kėtij viti janė regjistruar 283 lėndė kundėrvajtjeje, nga tė cilat 88 penale dhe 19 civile.

Edhe pse e pranon se nė Shtėrpcė ekziston edhe njė gjykatė paralele, Shabani thotė se ajo po humb terren.

Gjykata e Shtėrpcės funksionon nė njė objekt privat, ndėrsa Shabani premton edhe mė shumė punė, kur gjykata vitin e ardhshėm tė zhvendoset nė objekt tė ri.

Ambientet e brendshme tė Gjykatės nė Shtėrpcė

Shkrime tė Zgjedhura

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Gjilani para dhe pas shiut
    Shiko arkivėn