Limaj dhe tė Tjerėt Deklarohen tė Pafajshėm (video)

nga  Gazeta Jeta nė Kosovė
© Tė drejtat autoriale

(E plotėsuar 19:30) Ka pėrfunduar seanca e parė e shqyrtimit fillestar ndaj Fatmir Limajt dhe gjashtė tė pandehurve tė tjerė nė objektin e Gjykatės sė Apelit nė Prishtinė. Tė gjithė tė pandehurit u deklaruan tė pafajshėm dhe presin seancat e radhės pėr argumentimin e pafajėsisė sė tyre.

Seanca e filluar nė orėn 9:30 tė mėngjesit, ka vazhduar gjatė gjithė ditės me leximin e pikave nė aktakuzė ndaj tė gjithė tė pandehurve.

Seanca ishte fillestare dhe vazhdimėsi e asaj tė sė hėnės ku ekipi i prokurorėve tė EULEX-it nė rastin Limaj, kanė vazhduar me leximin e pikave tė aktakuzės pėr Fatmir Limajn, dy vėllezėrit e tij Demir dhe Florim Limajn, Endrit Shalėn, Nexhat Krasniqin, Florim Zukajn dhe Gani Zogajn.

Ishte njė ankesė e ekipit mbrojtės tė Fatmir Limaj ajo e cila hapi seancėn e sotme. Tomė Gashi, avokat nga ekipi i mbrojtjes sė Fatmir Limajt, ngriti “ēėshtjen e shqetėsimit dhe presionit qė i bėhet ekipit tė mbrojtjes nga prokurori i ēėshtjes”.

Ai shtoi se prokurori “i ėshtė drejtuar Odės sė Avokatėve tė Kosovės me njė shkresė tė jashtėligjshme, duke kėrkuar nga ajo qė t’ua ndalojė deklarimin e avokatėve mbrojtės tė ekipit tė Limajt se rasti ėshtė politik”.

“Mirėpo unė prapė po them se ky ėshtė rast politik”, tha Gashi para trupit gjykues, tė mėrkurėn.

Fillimisht kishte telashe pėr pranimin ose jo tė mediave nė sallė, pas ankesės sė familjarėve me arsyetimin se shkaku i mediave, nuk kishin pasur mundėsi tė merrnin pjesė nė seancėn e kaluar.

Mirėpo nė fund kryetarja e trupit gjykues vendosi tė ketė prani tė gjashtė kamerave, tė cilat u vendosėn nė fund tė sallės.

Vazhdimi i leximit tė aktakuzės zgjati gjatė gjithė ditės sė mėrkurė.

Aktakuza pėrmban 12 pika duke pėrfshirė, krimin e organizuar, pėrvetėsimin nė detyrė, lidhjen e kontratave tė dėmshme, keqpėrdorimin e detyrės zyrtare apo autorizimit, marrjen dhe dhėnien e ryshfetit, keqpėrdorimin e autorizimit nė ekonomi, pastrimin e parave, pengimin e tė dėshmuarit, shkatėrrimin ose fshehjen e materialit, armėmbajtjen pa leje dhe mosdeklarimin e parave tė marra pėr fushatė elektorale.

Ndėr pikat e aktakuzės qė u lexuan nė seancėn e sotme, u pėrshinė kontaktet dhe komunikimet e kėtyre tė pandehurve dhe personave tė tjerė pėr tenderėt e shumtė nė periudhat sa Fatmir Limaj ishte ministėr i MTPT-sė.

Ndėr sms-tė qė pėrmban akt akuzues prokurori ka pėrfshirė komunikimin e Fatmir Limajt me Mehmet Shkodrėn (pėrfaqėsues i njė operatori ekonomik i cili donte tė merrte tenderė nga ish-ministria e transportit) pėr periudhat 6-30 maj 2008.

Prokurori vazhdoi leximin e aktakuzės duke u koncentruar nė takimet e ish-ministrit me afaristėt Mehmet dhe Bekim Shkodra. Sipas prokurorit, Limaj dyshohet se u kishte premtuar atyre njė tender tė ish-ministrisė sė transportit.

Po ashtu, nė pikat 51 dhe 52 tė aktakuzės pėrfshihen komunikimet me sms pėr tenderė nė mes tė Endrit Shalės, ish-kėshilltarit tė Limajt, dhe Florim Zukės, biznesmen nga Gjilani.

Aktakuza gjithashtu ngarkon dy vėllezėrit e Fatmir Limajt, Demirin e Florimin, tė cilėt dyshohen se kanė kryer transaksione nė tė mirė tė ish-ministrit tė Transportit dhe Postė-Telekomunikacionit.

Pas pushimit tė drekės, trupi gjykues dhe tė pandehurit nė rastin Limaj janė kthyer nė gjykatore me ē’rast prokuroria vazhdoi tė lexojė aktakuzėn qė ka tė bėjė me serverėt e MTPT-sė dhe deklaratėn e Gani Zogajt nė lidhje mė serverėt. Zogaj dyshohet se ka fshirė pėrmbajtjen serverėve tė MTPT-sė.

Nė seancė reflektuan problemet teknike qė pėrmbante aktakuza dhe tė cilat kishin tė bėnin mė kuptimin e ndryshėm tė aktakuzės nga shqip nė anglisht, e cila shkaktoi reagimin e tė pandehurit Endrit Shalės dhe mbrojtėsve tė tė akuzuarve tė tjerė.

Mirėpo kryetarja e panelit gjyqėsor premtoi se kjo ēėshtje do tė rregullohet nė procedurat e mėtejme.

Edhe pse kishte kaluar ora 15:00, aktakuza nuk ishte arritur tė lexohej e tėra, me ē’rast prokurori i ēėshtjes propozoi qė aktakuza tė konstatohej si e lexuar, me ēka u pajtua edhe pala mbrojtėse. Pas njė pauze prej 15 minutash, seanca vazhdoi me deklarimin e tė pandehurve nė lidhje me akuzat.

Fatmir Limaj dhe tė gjithė tė pandehurit e tjerė, u deklaruan tė pafajshėm pėr tė gjitha pikat e aktakuzės.

Ndėr tė tjera, Fatmir Limaj shtoi se mezi pret qė nė shqyrtimin e radhės, tė ballafaqohet me provat dhe tė argumentojė pafajėsinė e tij, mė shkrim dhe gojarisht.

Gjithashtu Limaj shtoi: “Unė jam i gatshėm qė ēdo ditė me qenė nė gjykatė nė tė dyja rastet vetėm mė ardhė te e vėrteta” (rasti Kleēka dhe ai i MTPT).

Limaj iu drejtua kryetares sė panelit gjyqėsor qė nuk ka nevojė tė shqetėsohet pėr dy rastet e tij tė cilat sipas gjykatėses po i nxjerrin telashe caktimit tė seancės sė radhės. “Kam nevojė pėr gjykim tė shpejtė, tė drejtė, tė paanshėm dhe jo tė paragjykuar” deklaroi Limaj.

Dėgjimi i dytė u caktua pėr 17 maj, nė tė cilėn seancė do tė paraqesin deklarimet dhe kundėrshtimet e palėve nė lidhje mė akuzat.

Raportimi i mėhershėm gjatė ditės

15:45  Fatmir Limaj dhe tė pandehurit tjerė janė deklaruar tė pafajshėm.

15:24 Gjyqtarja e rastit ka dhėnė pushim kur filluan tė lexohen akuzat kundėr dy vėllezėrve tė Fatmir Limajt, Demirit e Florinit, tė cilėt dyshohen se kanė kryer transaksione nė tė mirė tė ish-Ministrit tė Transportit dhe Postė-Telekomunikacionit.

14:07 Trupi gjykues dhe tė akuzuarit nė rastin Limaj janė kthyer nė gjykatore pas pushimit tė drekės. Prokuroria po vazhdon tė lexojė aktakuzėn qė ka tė bėjė me serverėt e MTPT-sė dhe deklaratėn e Gani Zogajt, i pandehuri i shtatė, nė lidhje me serverėt.

12:40 Seanca do tė vazhdojė prej orės 14:00 sepse Fatmir Limaj ka kėrkuar tė drekojė nė shtėpi dhe kjo i ėshtė miratuar nga gjykata.

11:48
Nė vazhdimin e seancės nė rastin Limaj-Ministri e Transportit, prokurori vazhdoi leximin e aktakuzės duke u koncentruar nė takimet e ish-ministrit me afaristėt Mehmet dhe Bekim Shkodra.

Sipas prokurorit, Limaj dyshohet se u kishte premtuar atyre njė tender tė ish-ministrisė sė transportit.

Salla ėshtė e stėrmbushur me publik.

Limaj dhe tė tjerėt nė heshtje kanė dėgjuar leximin e aktakuzės.

Ka pasur edhe reagime tė mbrojtėsve pėr disa ēėshtje teknike.

Fillimisht kishte telashe pėr pranimin ose jo tė mediave nė sallė pas ankesė sė familjarėve se shkaku i tyre nuk kishin pasur mundėsi tė merrnin pjesė nė seancėn e kaluar.

Kryetarja e trupit gjykues vendosi  tė ketė prani tė kamerave tė cilat janė vendosur nė fund tė sallės.

Nė aktakuzė flitet edhe pėr komunikimet me sms tė ish-kėshilltarit tė ministrit, Endrit Shala, me afaristin Florim Zuka.  Shala, duke dėgjuar leximin e aktakuzės, ka reaguar me buzėqeshje.

10:24 Tomė Gashi, avokat nga ekipi i mbrojtjes sė Fatmir Limajt, ngriti “ēėshtjen e shqetėsimit dhe presionit qė i bėhet ekipit tė mbrojtjes nga prokurori i ēėshtjes”.

Ai shtoi se prokurori “i ėshtė drejtuar Odės sė Avokatėve tė Kosovės me njė shkresė tė jashtėligjshme, duke kėrkuar nga ajo qė t’ua ndalojė deklarimin e avokatėve mbrojtės tė ekipit tė Limajt se rasti ėshtė politik”.

“Mirėpo unė prapė po them se ky ėshtė rast politik”, tha Gashi para trupit gjykues, tė mėrkurėn.

Gashi e ka bėrė kėtė deklaratė nė fillim tė seancės sė shqyrtimit fillestar ndaj Fatmir Limajt dhe 6 tė pandehurve tė tjerė qė po mbahet nė Gjykatėn Themelore nė Prishtinė.

Aty ėshtė paraparė tė vazhdojė leximi i aktakuzės dhe deklarimi i tė pandehurve nė lidhje me akuzat.

“Ky vend ishte i okupuar”, shtoi Gashi. “Ėshtė liruar nė qershor tė 1999-es. Limaj ka luftuar pėr liri dhe janė serbėt ata qė e kanė quajtur terrorist . Nuk duam presion nga prokurori”, shtoi Gashi.

Pas kėsaj, seanca vazhdon me leximin e pikave prej 44 deri nė 47 tė aktakuzės.

Nė kėto pika ceken ndėr tė tjera komunikimet e Fatmir Limajt me Mehmet Shkodrėn (pėrfaqėsues i njė operatori ekonomik i cili donte tė merrte tenderė nga ish-ministria e transportit) pėr periudhat 6-30 maj 2008 dhe pėr takimet e tyre.

Po ashtu, nė pikat 51 dhe 52 tė aktakuzės pėrfshihen komunikimt me SMS pėr tenderė nė mes tė Endrit Shalės, ish-kėshilltarit tė Limajt, dhe Florim Zukės, biznesmen.

Seanca pėr deputetin dhe politikanin e fuqishėm nga Partia Demokratike e Kosovės nė pushtet, Fatmir Limajn, ka filluar tė hėnėn me leximin e akuzave pėr tė dhe tė pandehurit e tjerė.

Ndėr tė tjera nė atė seancė ishte vendosur qė avokati Karim Khan mund ta mbrojė Fatmir Limajn.

Shkrime tė Zgjedhura

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 1 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Jahjaga nė Akademinė Ushtarake West Point