Kėshilli i Mediave Dėnon Gjuhėn e Urrejtjes nė Portal

Kėshilli i Mediave tė Shkruara tė KosovėsKėshilli i Mediave tė Shkruara tė Kosovės
nga  Gazeta Jeta nė Kosovė
© Tė drejtat autoriale

Nė mbledhjen e Kėshillit tė Mediave ėshtė konstatuar se njė portal ka bėrė shkelje tė Kodit tė Mediave pas ankesės sė Nismės sė tė Rinjve pėr tė Drejtat e Njeriut. Ndėrkohė anėtarėt e Kėshillit u dhanė tė drejtė medieve nė shqyrtimin e ankesave tjera.

Kėshilli i Mediave tė Shkruara tė Kosovės, nė mbledhjen e sė martės shqyrtoi disa ankesa nga individė dhe institucione tė ndryshme drejtuar kundėr mediumeve tė caktuara.

Kėshilli, shqyrtoi ankesėn e Nismės sė tė Rinjve pėr tė Drejtat e Njeriut kundėr portalit telegrafi.com lidhur me pyetjen e kėtij portali nė Facebook: “A ka qenė i drejtė dėmtimi i varrezave serbe si ‘hakmarrje’ ndaj largimit tė lapidarit nė Preshevė?”. 

Kėshilli i Medieve tė Shkruara konstatoi se ēdo medium ka tė drejtė tė bėjė pyetje, mirėpo nuk duhet tė lejojė botimin e komenteve tė lexuesve ku pėrdoret gjuha e urrejtjes.

Kėshilli i Medieve tė Shkruara i dha tė drejtė Nismės sė tė Rinjve pėr tė Drejtat e Njeriut nė raport me mediumin“Telegrafi.com”, duke konstatuar se portali ka shkelur Kreun III tė Kodit tė Medieve.

Kreu III i Kodit tė Medieve tė Shkruara bėn thirrje qė mediet tė mos nxisin urrejtje dhe pabarazi nėpėrmjet trajtimit tė ndonjė individi me paragjykim, ose pėrdorim tė shprehjeve denigruese.

Kėshilli i Medieve tė Shkruara  mė tutje shqyrtoi edhe ankesa tjera tė ardhura kundėr medieve, por kryesisht u dha tė drejtė gazetave kosovare lidhur me raportimet.

Kėshilli shqyrtoi ankesėn e Ali Rexhės kundėr gazetės “Lajm” dhe “Zėri”, tė cilėt kanė pėrcjellė njė artikull nga gazeta “Epoka e Re” dhe konstatoi se, sipas rregullave tė gazetarisė, ēdo medium ka tė drejtė tė bartė shkrime nga mediumi tjetėr me kusht qė ta theksojė burimin.

KMSHK-ja nė mbledhjen e sė martės u mor edhe me ankesėn e gjykatėsit tė Gjykatės Themelore nė Mitrovicė, Faton Ademi, lidhur me njė artikull tė botuar nė gazetėn “Express” me titull: “Rrėzojnė Bajramin”.

Ademi ėshtė ankuar se gazeta “Express” nuk ka informuar drejt lidhur me anulimin e vendimit tė ministrit tė MPB-sė pėr largimin e njė polici nga puna, por gazeta njė ditė mė vonė pas ankesės sė Faton Ademit, e ka botuar pėrmirėsimin, me ēka ka pėrmbushur obligimet qė dalin nga Kodi i Mediave tė Shkruara tė Kosovės.

Gjithashtu, KMSHK, pasi shqyrtoi ankesėn e Endrit Shalės kundėr gazetės “Koha Ditore” lidhur me artikullin: “Kėshilltari i Limajt ka rėnė nė njė pėrgjim pėr tregti ndėrkombėtare tė drogės” konstatoi se ankuesi Endrit Shala askund nė artikull nuk ėshtė cilėsuar si njeri i lidhur me kontrabandė tė drogės dhe se, sipas burimeve zyrtare policore, ai nuk ka qenė nėn hetime gjatė viteve 2008-2010.

Edhe Qendra Klinike Universitare e Kosovės i ėshtė drejtuar KMSHK-sė me njė ankesė kundėr gazetės “Express” lidhur me artikullin: “Ēmenduritė e QKUK-sė” qė flet pėr gjendjen nė sallat e operacionit sė Klinikės sė Gjinekologjisė gjatė gėlqerosjes sė tyre, kur njė pjesė e intervenimeve ėshtė dashur tė reduktohen.

Gazeta kishte cituar drejtorin Njazi Gashi qė deklaroi pėr gazetėn se “tė gjitha operacionet janė anuluar deri nė ditėn e hėnė nė Klinikėn e Gjinekologjisė”.

Mirėpo, QKUK-ja, nė ankesėn e saj, shprehu vėrejtje rreth titullit si dhe rreth faktit se njė sallė megjithatė ka punuar.

Gazeta “Express" botoi nė tėrėsi pėrgjigjen sqaruese tė drejtorisė sė QKUK-sė me ēka ka plotėsuar detyrimin e saj nga Kodi i Mediave tė Shkruara tė Kosovės pėr sqarime plotėsuese dhe anėtarėt e KMSHK, konstatuan se gazeta nuk shpifi asgjė por shfrytėzoi burimet zyrtare dhe tė pacientėve, andaj nuk mund tė miratohet ankesa sa i pėrket shkeljes sė Kreut 2 tė Kodit  - “Raportimi i sė Vėrtetės”

KMSHK edhe njė herė rikujtoi se nuk ėshtė gjykatė tė vendosė pėr procedurat e rregullta qė i takojnė gjyqeve, por merret vetėm me ēėshtjet e respektimit tė Kodit tė Mediave tė Shkruara tė Kosovės qė nė rastin konkret nuk ėshtė shkelur.

Nė kėtė mbledhje, KMSHK, me shumicė votash, zgjodhi prof. dr. Ibrahim Berishėn kryetar tė bordit tė KMSHK, ndėrsa nėnkryetar u zgjodh z. Imer Mushkolaj drejtor ekzekutiv i AGPK-sė.

Shkrime tė Zgjedhura

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Njė Ditė Pėr Tokėn
    Shiko arkivėn