Limaj me Rast të Ri Korrupsioni [Video]

[E plotësuar]

EULEX konfirmoi se Fatmir Limaj është duke u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit në rastin e dytë në lidhje me Mnistrinë e Transportit dhe Post-Telekomunikacionit.

“Ky është një hetim i ri në lidhje me tre tenderë të ndërtimit të rrugëve. Rasti është duke u hetuar nga një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK)”, tha Blerim Krasniqi, zëdhënës i EULEX-it.

Avokati mbrojtës i Limajt, Tahir Rrecaj, ka mohuar se ka hetim të ri kundër klientit të tij.

“Bëhet fjalë për të njëjtin rast, pra për hetimet e bëra gjatë vitit 2007 – 2009, derisa klienti im ishtë ministër i Transportit” ka deklaruar Rrecaj.

Ish-ministri i transportit dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj, është parë duke hyrë në Prokurorinë Speciale të Kosovës, të mërkurën në mëngjes.

Sipas EULEX-it, hetimi i ri kishte filluar në dhjetor të vitit 2011 dhe ka të bëjë me tre tenderë të ndërtimit të rrugëve në rajonin e Ferizajt.

Veprat e dyshuara penale mendohet të kenë ndodhur në gjatë vitit 2008.

Shpëtim Telaku, ish truproje e Limajt, është gjithashtu i dyshuar dhe të martën është intervistuar në lidhje me këtë rast, sipas EULEX-it.

Limaj është i akuzuar aktualisht për korrupsion për detyrën e tij të ministrit të transportit dhe për krime lufte në rastin “Kleçka”.

Rasti “Kleçka” u kthye në rigjykim në nëntor të vitit të kaluar pasi Gjykata Supreme vendosi t’i marrë si të pranueshme deklaratat dhe ditarin e dëshmitarit kryesor të këtij rasti , Agim Zogaj, i njohur si dëshmitari X. Zogaj u gjet i vdekur më 27 shtator 2011, në Duisburg në Gjermanisë.

<iframe width=”560″ height=”315″ src=”http://www.youtube.com/embed/G2RZK8Z8Z68″ frameborder=”0″ allowfullscreen></iframe>