Trefish Mė Shumė Dėmtime tė Pyjeve

Dėmtimi i pyjeve nė Ferizaj | Foto: IRPDėmtimi i pyjeve nė Ferizaj | Foto: IRP
nga  Gazmend Rexhepi
© Tė drejtat autoriale

Ndėrsa kompetencat rreth ruajtjes sė pyjeve janė tė paqarta, dėmtuesit e kryejnė “punėn” e tyre me zell.

Sipas planit tė Agjencisė sė Pyjeve tė Kosovės pėr prerjet nė periudhėn qershor 2012 - shkurt 2013 nė komunėn e Ferizajt ishte paraparė njė dėm i arsyetuar prej 257.000 eurosh, ndėrsa nė terren ka ndodhur njė dėm prej 950.000 eurove.

Dėmi i shkaktuar kėshtu ėshtė trefish mė i madh se i planifikuari.

Iniciativa Rinore Pėrparimtare  IRP, organizatė qė merret me mbrojtjen e ambientit, ėshtė zotuar se do tė bėjė kallėzim penal nė Prokurorinė Themelore nė Ferizaj pėr dėmtimin e pyjeve nė kėtė komunė. Sipas saj, Ferizaj ėshtė zona mė e dėmtuar nė Kosovė.

Kenan Gashi, koordinator i IRP-sė, thotė se dėmi ėshtė edhe shumė herė mė i madh se ky i dhėnė nga Agjencia e Pyjeve.

“Nė Burrnik, Stanet e Gremės, Varosh dhe Jezerc situata ėshtė emergjente”, thotė Kenan Gashi koordinator i IRP-sė, duke shtuar se kanė kėrkuar nga kryetari i Komunės qė tė themelojė njė komision pėr vlerėsimin e dėmtimit.

 “Nuk jemi vetėm ne pėrgjegjės. Edhe Agjencia e Pyjeve nuk mund ta pėrjashtojė veten nga pėrgjegjėsia

Gashi akuzon Agjencinė e Pyjeve ne Kosovės dhe Drejtorinė pėr Bujqėsi ne Komunėn e Ferizajt pėr neglizhencė.

Nė Agjencinė e Pyjeve tė Kosovės ne Ferizaj thonė se obligimi i tyre ėshtė vetėm menaxhimi i pyjeve dhe jo ruajtja e tyre pasi, sipas tyre, ruajtja e tyre ėshtė pėrgjegjėsi e komunės.

Drejtori i Drejtorisė se Bujqėsisė ne Komunėn e Ferizajt, Safit Haliti, pranon se dikasteri i tij ėshtė nė dijeni se situata ėshtė e keqe, por jo deri nė atė gjendje sa deklaron IRP-ja.

“Nuk jemi vetėm ne pėrgjegjės. Edhe Agjencia e Pyjeve nuk mund ta pėrjashtojė veten nga pėrgjegjėsia”.

Haliti drejton gishtin edhe kah Policia e Kosovės.  Akuza se Policia ne Ferizaj nuk ndėrmerr hapa pėr pranadalimin e kėsaj gjendje ka edhe IRP-ja.

Ndėrsa zėdhėnėsi i Policisė ne Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, mohon akuzat duke thėnė se ēdo herė kur ėshtė kėrkuar asistencė nga policia, ajo u ėshtė ofruar zyrtarėve komunalė.  “Ka pasur ditė kur i kemi konfiskuar deri ne 100 metra dru, gjatė kontrolleve qė kanė bėrė patrullat tona, por ėshtė e pamundur tė jemi ne ēdo vend”, tha ai.

Koordinatori i IRP-sė Gashi thotė se janė  informuar nga banorėt e zonave te shpyllėzuara se rojet e pyjeve marrin edhe para nga persona qė shkojnė pėr tė prerė dru ilegalisht, duke shtuar se javėn qė vjen do te bėjnė kallėzim penal ne Prokurorinė Themelore ne Ferizaj.

Lidhur me kėtė Drejtori i Drejtorisė se Bujqėsisė, Safit Haliti, tha se pėr shkak tė dėmtimit te pyjeve katėr punėtor i kanė dėrguar nė komision disiplinor, por asnjeri prej tyre nuk ėshtė suspenduar, duke akuzuar anėtarėt e kėtij komisioni pėr neglizhencė, ndėrsa pranon  se si drejtori  asnjėherė nuk kanė bėrė kallėzim penal ndaj kėtyre punėtorėve.

Lumni Salihu pėrgjegjės i sektorit tė pylltarisė nė drejtorinė e Bujqėsisė arsyeton se prej se kjo fushė ka kaluar nga Ministria nė kuadėr tė Komunės ka pėrzierje kompetencash. Sipas tij, kėtė e konfirmon edhe gjendja nė terren. Ai po ashtu ankohet edhe pėr mungesė te pylltarėve te mjaftueshėm. 

"Ka pasur ditė kur i kemi konfiskuar deri ne 100 metra dru, gjatė kontrolleve qė kanė bėrė patrullat tona

Trend nacional i dėmtitmit tė pyjeve

Inspektorati i Pyjeve tė Kosovės  bashkė me autoritetet komunale nė vitin 2011 kanė ngritur 7827 fletėparaqitje - 5029 kanė qenė pėr kundėrvajtje dhe 2798 pėr vepra penale tė shkatėrrimit tė pyjeve.

Sipas kėtij Inspektorati,  nė vitin 2011 dėmtimet mė tė mėdha tė pyjeve janė bėrė nė  komunat e Deēanit, Pejės, Istogut, Ferizajt, Kaēanikut dhe Podujevės - qė njihen si vende me pyjet mė tė mira.

Shkatėrrimi i pyjeve ėshtė ndihmuar edhe nga zjarret, prej tė cilave besohet janė djegur rreth 3 400 hektarė pyje nė rrethin e Dragashit, Pejės, Deēanit e Gjakovės. Sipas Qeverisė, rreth 2 900 hektarė  prej tyre janė pronė e qeverisė.

Agjencia Pyjore e Kosovės e ka pėrgatitur planin vjetor tė menaxhimit tė pyjeve nė vitin 2012, qė ėshtė diskutuar dhe aprovuar nga tė gjitha komunat.

Pjesė e kėtij plani ėshtė edhe sasia e lejuar pėr prerjen e masės drusore.

Plani i prerjeve bėhet mbi bazėn e planeve menaxhuese 10-vjeēare tė cilat lejojnė sasinė e prerjeve pas damkosjes nga ana e zyrtarėve tė APK-sė. Qėllimi i kėtyre projekteve, sipas MBPZhR-sė, ka qenė pyllėzimi i djerrinave tė formuara nga pasojat e zjarreve dhe prerjeve ilegale, pėrmirėsimi i strukturės sė pyjeve, mbrojtja e mjedisit dhe nxitja e bashkėpunimit ndėrmjet ministrive dhe komunave.

Shkrime tė Zgjedhura

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 1 Komentet)

asdf
     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Protesta e Opozitės nė Tiranė