Kontrollon Hotelin “Victory” Pėrkundėr Vendimeve tė Gjykatave

Hotel Victory | Foto: Korab BashaHotel Victory | Foto: Korab Basha
nga  Parim Olluri
© Tė drejtat autoriale

“Hotel Victory”, e ndėrtuar mbi pronė shoqėrore vazhdon tė jetė nėn kontroll tė Bedri Selmanit pėrkundėr se vendimet gjyqėsore qė ia kontestojnė tė drejtėn e shfrytėzimit. Edhe kushtetuesja konstatoi se nuk ka bazė qė Selmanit i ishte shkelur e drejta pėr gjykim tė drejtė nga gjykatat e rregullta.

Njė pronė shoqėrore nė Prishtinė kaloi nėn kontrollin e afaristit Bedri Selmani mė 2000.

Atė vit ai kishte lidhur njė marrėveshje partneriteti me drejtuesit e Ndėrmarrjes Shoqėrore “Auto Prishtina”. Marrėveshja u lidh nė prill tė vitit 2000, por drejtuesit e ndėrmarrjes shoqėrore vendosėn ta shkėpusin marrėveshjen me Selmanin, nė nėntor tė po atij viti.

Pėrkundėr shkėputjes sė marrėveshjes, Selmani nuk u largua nga kontrolli i kėsaj prone, tash e 13 vjet. http://www.gazetajnk.com/index.php?cid=1,987,1098

Selmani nė tė kaluarėn ishte kėshilltar i kryeministrit aktual Hashim Thaēi, deputet i PDK-sė si dhe pėrfaqėsues pėr Kroaci i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės.

Ai nuk u largua nga shfrytėzimi i kėsaj prone edhe pse kjo iu kėrkua nga drejtuesit e kėsaj NSH-je, e po ashtu edhe nga Agjencia Kosovare e Mirėbesimit, paraardhėse e Agjencisė Kosovare tė Privatizimit.

Veē kėtyre dy mekanizmave, Selmanit edhe vendimet gjyqėsore po ia kontestojnė tė drejtėn e shfrytėzimit tė pronės sė ish-ndėrmarrjes shoqėrore “Auto Prishtina”.

Por Selmani, pėrkundėr kontestimeve tė autoriteteve, vazhdon tė kontrollojė kėtė pronė nė tė cilėn ka ndėrtuar biznesin e tij “Hotel Victory”.

Gazeta “Koha Ditore” raportoi tė enjten se Selmani nė Gjykatėn Kushtetuese kishte parashtruar “Kėrkesėn pėr vlerėsim tė kushtetueshmėrisė sė aktgjykimit tė Odės sė Veēantė tė Gjykatės Supreme dhe tė aktgjykimit te Kolegjit pėr Ankesa tė Dhomės sė Posaēme tė Gjykatės Supreme tė Kosovės”.

Nė vendimin e datės 29 janar tė kėtij viti, qė ėshtė i publikuar nė faqen zyrtare tė kushtetueses, konstatohet se parashtruesi nuk e ka mbėshtetur kėrkesėn nė baza kushtetuese dhe nuk ka dėshmuar qė tė drejtat dhe liritė e tij janė shkelur nga gjykatat e rregullta.

Ai kishte parashtruar kėrkesė nė kushtetuese mė 2 mars tė vitit 2012 pasi qė pretendimet e tij ishin refuzuar nga Oda e Veēantė e Gjykatės Supreme mė 30 mars tė vitit 2009 si dhe nga Kolegji i Ankesave mė 13 tetor tė vitit 2011.

Selmani, bazuar nė vendimin e Kushtetueses, pretendon se ka tė drejtė pronėsore mbi fondet qė i kishte investuar pėr renovimin e “Autoservisit” nė shumėn e pėrgjithshme prej milionė e 1 milionė e 356 mijė eurosh.
 
Po ashtu ai kėrkon tė drejtėn pronėsore mbi fondet e investuara nė hotelin dhe restorantin “Victory”, nė shumėn e pėrgjithshme prej mbi 1 milionė e 527 mijė eurosh.

Selmani pretendon se ka tė drejtėn e pėrdorimit tė parcelės sė tokės urbane nė tė cilėn "Autoservisi" dhe hoteli e restoranti "Victory" janė ndėrtuar si dhe pretendon se ka tė drejtėn e parablerjes nė rast tė privatizimit sė tokės shoqėrore ku janė ndėrtuar objektet e "Autoservisit" dhe hotelit e restorantit "Victory".

“Kosova Petrol”-biznesi tjetėr nė pronė shoqėrore

Selmani ka tė hapur edhe njė proces tjetėr gjyqėsor.

Atij i kėrkohet qė ai tė lirojė pronat e ish-ndėrmarrjes shoqėrore kroate “INA”.

Ndėrmarrja kroate ngriti padi nė Odėn e Veēantė tė Gjykatės Supreme nė vitin 2005 ndaj AKM-sė por ende nuk ėshtė marrė njė vendim pėr kėtė rast.

Gazeta Jeta nė Kosovė raportoi nė shkurt tė vitit tė kaluar se pompat e karburanteve tė ndėrtuara nga ndėrmarrja kroate “INA” pėr 12 vjet janė shfrytėzuar nga kompania “Kosova Petrol” e Bedri Selmanit. http://gazetajnk.com/index.php?cid=1,987,1344

Po ashtu Gazeta Jeta nė Kosovė raportoi nė prill tė vitit tė kaluar se Bedri Selmani ka pėrfituar nga shfrytėzimi i mė shumė se 20 pompave tė naftės pa paguar asgjė pėr dhjetė vjet, duke i dėmtuar kėshtu institucionet e Kosovės me mbi katėr milionė euro.

Ai kishte nėnshkruar kontrata nė emėr tė Kosova Petrolit me tė cilat obligohej tė paguante qira dhe pagoi pėr dy vjet, por pastaj nuk vazhdoi ta bėnte kėtė. http://gazetajnk.com/index.php?cid=1,987,1853

Shkrime tė Zgjedhura

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 1 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    30 Vjetėt e Princit Harry nė Fotografi