Rritet Prodhimi i Kanabisit në Shqipëri

Rritje drastike prej 175 për qind e konfiskimit të kanabisit në Shqipëri gjatë vitit 2012, ka nxjerrë në pah Raporti i Departamentit të Shtetit Amerikan mbi kontrollin e narkotikëve.

“Kjo do të thotë një rritje në prodhimin lokal pas trendit të rënies, gjatë dy viteve të mëparshme”, shkruan në raport.

Konfiskimet në kanabis përgjatë vitit 2012 arritën në 21,2 tonë, gati dyfishi i sasisë së konfiskuar në vitin 2011.

Kapja e heroinës dhe kokainës, po ashtu, ka shënuar rritje më shumë se dyfish me 87,7 kilogramë dhe 4,6 kilogramë, respektivisht.

Policia shqiptare arrestoi 729 persona në vitin 2012 për krime të lidhura me drogën, kryesisht trafikimit.

Prokuroria e Krimeve të Rënda nisi mbi 149 hetime, por vetëm 46 raste i dërgoi në gjykatë.

Shkallës së Parë e Gjykatës së Krimeve të Rënda ka dhënë 56 dënime trafikimit, gjatë vitit 2012.

“Me përjashtim të kanabisit, Shqipëria nuk është një prodhues i rëndësishëm i drogave të tjera të paligjshme, kimikateve apo drogave sintetike”, tha raporti.

“Pavarësisht rritjes së konfiskimeve, burokracia e rëndë dhe institucionet e dobëta gjyqësore dhe të zbatimit të ligjit kanë rezultuar me pak dënime”, përfundon raporti i Departamentit të Shtetit Amerikan mbi kontrollin e narkotikëve.