Bordi i Drejtorėve i Korporatės Energjetike tė Kosovės suspendoi tė mėrkurėn katėr zyrtarė nė Qarkun e Prishtinės, nė kohėn e shtimit tė pakėnaqėsive tė qytetarėve pėr parregullsitė nė faturat e lėshuara pėr muajin janar.
Lajmi pėr suspendimin e menaxherit tė faturimit nė Divizionin e Furnizimit nė nivel tė KEK-ut, drejtorit tė distriktit tė Prishtinės, menaxherit tė furnizimit tė Prishtinės dhe udhėheqėsit tė pėrkujdesjes nė distriktin e Prishtinės thuhet se iu transmetua Ministrit tė Zhvillimit Ekonomik.
“Komisioni Ndėrqeveritar i Ndėrmarrjeve Publike ditė mė parė ka kėrkuar nga Bordi i Drejtorėve tė KEK-ut, qė zyrtarėt e lartė nga menaxhmenti i KEK-ut, menjėherė ta sanojnė gjendjen e krijuar, duke korrigjuar faturat nė bazė tė gjendjes reale tė energjisė sė shpenzuar elektrike nga ana e konsumatorėve”, njoftoi Ministria pėrmes njė komunikate pėr media.
Vendimi u bė publik pak kohė para mbajtjes sė protestės sė pestė me radhė kundėr “fryrjes sė faturave” qė u mbajt para selisė sė KEK-ut.
Rreth dyqind protestues kėrkuan llogaridhėnie pėr ērregullimet nė faturat e muajit janar, ndėrsa shprehėn pakėnaqėsitė e tyre pėr ngritjen e ēmimeve tė energjisė elektrike.
Me brohoritjet “Hajnat nė burg, jo nė qeveri”, protestuesit mbanin pankarta mbi mbishkrime “Kravatat kanė faj” apo “Kleptomania Energjetike e Kosovės”.
“Faturat e mia ishin zakonisht 20-25 euro, por sė fundi ato shkuan nė 40-45 euro”, tha Arsim Tėrmkolli, njėri nga protestuesit.
“Ka njė ngritje tė pakontrolluar tė ēmimeve. Diēka s’ėshtė nė rregull kėtu, ėshtė njė lloj hajnie”, tha ai.
Nė tetor tė 2012-ės Qeveria e Kosovės pat privatizuar Distribucionin pėr Furnizim me Energji Elektrike (KEDS) duke ia dhėnė monopolin konzorciumit turk Limak&Ēalik.
Ēmimi mesatar i energjisė elektrike nė Kosovė ėshtė 5.8 centė pėr kilowat.
Organizuesit e protestės paralajmėruan zgjerimin e protestės para institucioneve qendrore, ndėrsa theksuan insistimin e tyre pėr vazhdimin e protestės.
“Njė reagim i tillė nga MZHE dhe suspendimet e KEK-ut vetėm sa shtojnė kėrkesat e qytetarėve pėr sqarim tė mėnyrave tė keqpėrdorimit, pra pėr arsyet e vėrteta pse kėta persona qenkan suspenduar”, thuhet nė komunikatėn e lėshuar nga "qytetarėt protestues".
![]() | |
| Protesta para KEK-ut |
Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)