Kosova Arreston Dy Shqiptarët e Dyshuar në Rastin “Monstrumi”

Lajmin e bëri të ditur për Gazetën Jeta në Kosovë, zëdhënësi  Policisë së Kosovës, Arbër Beka.

“Të dy personat, për të cilët ishte lëshuar një fletëarrest ndërkombëtar, janë arrestuar sot [të dielën] rreth orës 19”, tha Beka.

Ai tha se të arrestuarit do të mbahen fillimisht në paraburgim prej 48 orësh, para se prokurori i rastit të vendosë për hapat e mëtejmë.

Gjashtë shqiptare të Maqedonisë akuzohen për vrasjen e pesë maqedonasve në të ashtuquajturin rastin “Monstrum”.

Agim Ismailovic, Fejzi Aziri, Rami Sejdi dhe Haki Aziri po përballen me drejtësinë që nga muaji dhjetor, kur dhe nisi gjykimi i rastit.

Ata akuzohen për mbështetje logjistike dhënë dy të arrestuarve nga Policia e Kosovës, Demirit dhe Ismailoviqit, mbi të cilët rëndon akuza e vrasjes me pushkë automatike.

Tre të akuzuarit, Agim Ismailovic, Fejzi Aziri and Rami Sejdi, janë deklaruar të pafajshëm, duke thënë se kanë qenë në vende të tjera në kohën kur ndodhën vrasjet në rrethinën e Shkupit, në prillin e vitit të kaluar.

Trupat e pajetë të Filip Slavkovsktit, Aleksandar Nakjevskit, Cvetanço Acevskit dhe Kire Triçkovskit, të gjithë ndërmjet moshës 18 e 20 vjeç, u patën gjetur më 12 prill të 2012-ës në rrethinë të Shkupit.

Kufoma e 45-vjeçarit, Borçe Svetkovski, ishte gjetur në afërsi të trupave të tjerë.
Arrestimet e së dielës vijnë pas përleshjeve të dhunshme ndërmjet forcave policore dhe shqiptarëve protestues që mbërthyen kryeqytetin maqedonas të premten dhe të shtunën.

Të paktën 15 njerëz u lënduan, ndërsa po aq shumë u arrestuan pas përdorimit të gazit lotsjellës së policisë maqedonase mbi protestuesit shqiptarë.

Marrëdhëniet e brishta ndëretnike vazhdojnë të tensionojnë skenën politike në Maqedoni që nga viti 2001 kur vendi iu nënshtrua një konflikti të dhunshëm ndërmjet forcave qeveritare dhe shqiptarëve lidhur me përmbushjen e Marrëveshjes së Ohrit.