Ilustrim

Ther Vëllanë me Thikë

Agim Gashi nga Zyra Rajonale për Informim në Ferizaj ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur, të hënën rreth orës 14:50, në rrugën “Skënderbeu” në Shtime.

Ngjarja ka ndodhur pas një përleshjeje ndërmjet dy vëllezërve. Policia raporton se gjatë përleshjes, i dyshuari A. S., 36-vjeçar, i ka shkaktuar lëndime trupore viktimës S. S., 23-vjeçar, duke e goditur me thikë në pjesën e stomakut si dhe në shpinë.

Lidhur me rastin, policia ka arrestuar personin e dyshimtë dhe ka konfiskuar thikën si provë materiale dhe në konsultim me Prokurorin, ndaj tij është marrë masa e ndalimit policor deri në kompletimin e lëndës. 

I lënduari është dërguar fillimisht në Shtëpinë e Shëndetit në Shtime dhe pastaj në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë. Sipas mjekëve, gjendja e të lënduarit është jashtë rrezikut për jetë.

Rasti është duke u hetuar nga Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Shtime.