Rasti Xhemajli Pėrplas Gjykatat

Familja Rrustemi para aksidentit. Viktima Labinot Rrustemi i pari nga e majta.Familja Rrustemi para aksidentit. Viktima Labinot Rrustemi i pari nga e majta.
nga  Kreshnik Gashi
© Tė drejtat autoriale

Vendimi i kushtetueses nė procesin gjyqėsor ndaj ish-kryetarit tė Ferizajt, Bajrush Xhemajli, ka bėrė qė anėtarė tė Kėshillit Gjyqėsor tė vlerėsojnė se kjo gjykatė po pėrzihet nė kompetencat e Gjykatės Supreme.

Vendimi pėr ta kthyer nė rigjykim rastin e Bajrush Xhemajlit i ka pėrplasur Gjykatėn Kushtetuese dhe Kėshillin Gjyqėsorė tė Kosovės.

Kthimi i kėtij rasti nė rigjykim nga kushtetuesja ka ngjallur pakėnaqėsi tek zyrtarėt e gjykatave tė rregullta.

Nė mbledhjen e KGjK-sė tė mbajtur tė enjten mė 21 shkurt, gjyqtarja supreme Valdete Daka, anėtare e kėshillit, ka shfaqur pakėnaqėsinė e saj pėr vendimet e tilla tė kushtetueses duke ngritur dilemėn nėse Kosova ka tri apo katėr gjykata tė rregullta.

“Unė e parashtroj pyetjen nėse kemi gjykatė tė shkallės sė katėrt apo Gjykata Supreme ėshtė instanca e shkallės sė fundit?” ėshtė shprehur Daka.

“Me ligjin mbi gjykatat e rregullta, Gjykata Supreme ėshtė gjykata pėrfundimtare dhe vendimet e saj janė pėrfundimtare”, tha ajo. “Mirėpo siē duket Gjykata Kushtetuese me vendimet e saj po e merr rolin e gjykatės sė shkallės sė katėrt”.

 
Valdete Daka 


Shqetėsimet e gjyqtarėve rreth vendimeve tė fundit tė Gjykatės Kushtetuese i ka pranuar edhe kryesuesi i KGJK-sė Enver Peci.

“Ėshtė njė shqetėsim i gjyqtarėve tė cilėt kanė marrė pjesė nė Gjykatėn Supreme sepse nė raste tė caktuara Gjykata Kushtetuese ka prekur nė kompetenca tė Gjykatės Supreme”, thotė Peci.

Sipas tij, kėto ēėshtje priten tė diskutohen nė takimet qė do mbahen nė mes tė drejtuesve tė drejtėsisė kosovare. 

Gazeta Jeta nė Kosovė ka tentuar qė pėr kėto pakėnaqėsi tė marrė njė pėrgjigje nga ana e zyrtarėve tė Gjykatės Kushtetuese, por ata nuk kanė pranuar tė komentojnė.

Historia e Rastit Xhemajli

Katėr vjet mė parė, nė magjistralen Prishtinė-Ferizaj, ish-kryetari i komunės sė Ferizajt, Bajrush Xhemajli, akuzohet se kishte shkaktuar njė aksident nė tė cilin kishte humbur jetėn Labinot Rrustemi.

Aksidenti nė fjalė ishte hetuar nga Prokuroria e Qarkut nė Prishtinė e cila pas hetimeve tė kryera nė vitin 2009, kishte ngritur aktakuzė me tė cilėn e akuzonte kreun e Ferizajt pėr veprėn penale tė  rrezikimit tė trafikut publik.

Provat e dala nga analiza e ekspertit Yll Koshi kishin nxjerrė nė pah se shkaktari i kėtij aksidenti ishte vetura tė cilėn e drejtonte Bajrush Xhemajli e cila nuk i ishte pėrshtatur kushteve dhe shpejtėsisė sė rrugės.

Xhemajli i cili edhe vet ishte lėnduar nė kėtė aksident, gjatė gjykimit vendosi tė mbrohej nė heshtje, pėrderisa nė fund tė procesit trupi gjykues i drejtuar nga gjykatėsja Tomka Berisha e shpalli atė fajtor dhe e dėnoi me 2 vite e 6 muaj burgim.

Ai dhe mbrojtja e tij, tė pakėnaqur me kėtė vendim, kėrkuan qė t’u mundėsohet qė ata tė angazhonin njė ekspert tė pavarur, mirėpo njė kėrkesė e tillė u mohua nga Gjykata e Qarkut.

Me po kėtė kėrkesė mbrojtja e Xhemajlit e apeloi vendimin e Gjykatės sė Qarkut nė Gjykatėn Supreme.

Kjo e fundit mė 8 mars 2012 e hodhi poshtė ankesėn e Xhemajlit dhe e shpalli atė fajtor. Pasi qė ligji pėr vetėqeverisje lokale ua ndalonte personave tė dėnuar pėr vepra penale tė qeverisnin me komuna, Xhemajli dha dorėheqje dhe komuna shkoi nė zgjedhje tė parakohshme.

Me gjithė faktin se Xhemajli u dėnua pėr vepėr penale nga gjykata mė e lartė nė vend, ai nuk shkoi nė vuajtje tė dėnimit. Pėr dy herė radhazi gjykata e Ferizajt nė ndėrkohė Xhemajli ishte ankuar nė Gjykatėn Kushtetuese pėr shkak se pretendonte se i ishte shkelur e drejta e tij kushtetuese, nė momentin kur gjykata nuk i kishte lejuar atij tė angazhonte njė ekspert.

Gjatė kėsaj kohe Gjykata Kushtetuese kishte marrė njė masė tė pėrkohshme deri me 15 mars me tė cilėn pezullonte ekzekutimin e vendimit tė Xhemajlit.

Sipas asaj qė shkruhet nė ankesat e bėra, pala mbrojtėse e Xhemajlit ishte ankuar nė kushtetuese sepse besonte se Gjykata Supreme ka bėrė shkelje kur nuk ka ndėrmarrė ekspertizė shtesė pėr tė vlerėsuar aksidentin e 21 majit 2009 ku kishte humbur jetėn Labinot Rrustemi.

Kjo kėrkesė ėshtė mbėshtetur nga kushtetuesja bazuar nė aktgjykimin e saj tė publikuar mė 19 shkurt 2013.

“Eksperti i komunikacionit nuk ka kontrolluar automjetet e pėrfshira nė aksident dhe nuk ka shikuar kushtet e rrugės ku ka ndodhur aksidenti, por vetėm ėshtė bazuar nė raportet e policisė”, thuhet nė aktgjykim.

 
Eksperti Yll Koshi 



Kushtetuesja shton se Gjykata e Qarkut dhe Supreme nuk ka lejuar Xhemajlin tė angazhojė njė ekspert tjetėr tė komunikacionit, duke konstatuar se kishin prova tė mjaftueshme dhe se nuk ishte nevoja pėr kėtė.

Caktimi i super ekspertizės ishte refuzuar sepse supremja thoshte se “raporti i ekspertit tė komunikacionit dhe shpjegimi i dhėnė nga eksperti ishin tė mjaftueshme pėr tė konstatuar gjendjen faktike sepse nuk kemi tė bėjmė me opinione kontradiktore”.

Por kjo ėshtė kundėrshtuar nga Kushtetuesja sepse, sipas saj, ishte vetėm njė mendim i ekspertit dhe nuk mund tė bėhej fjalė pėr mendime kontradiktore.

Gjykata Kushtetuese ėshtė e mendimit se nėse gjykatat e rregullta do tė kishin urdhėruar super-ekspertizėn, ajo do tė mund tė konfirmonte ose raportin fillestar tė ekspertit tė komunikacionit ose versionin e parashtruesit tė kėrkesės se ka pasur faktorė tė tjerė qė kanė ndikuar nė aksident.

Sipas vendimit tė Kushtetueses, fakti qė kėrkesa e Xhemajlit nuk ėshtė marrė parasysh e ka vėnė palėn nė pozitė tė pabarabartė me prokurorin.

Njė argument shtesė qė pėrmendet nė aktgjykimin e Kushtetueses janė veprimet e policisė dhe koordinimi i tyre me Prokurorin e rastit - se nuk janė bėrė nė pėrputhje mė Kodin e Procedurės Penale tė Kosovės.

Mirėpo vendimi i anėtarėve tė Kushtetueses nuk ėshtė pėrkrahur nga gjykatėsit Altay Suroy, Almiro Rodrigues dhe Snezhana Botusharova.

Nė njė “mendim tė pėrbashkėt mospajtues” tė publikuar nė faqen zyrtare tė Gjykatės Kushtuese ata kanė thėnė qė rasti nuk duhet tė kthehet nė rigjykim.

Sipas tyre, kėrkesa e Parashtruesit (Bajrush Xhemajli) pėr super-ekspertizė nuk ėshtė bazuar nė argumentin qė ai nuk ka qenė pėrgjegjės pėr aksidentin, por qė faktorė tė tjerė kanė mundur tė kontribuojnė nė aksident.

“Nė tė vėrtetė, eksperti i komunikacionit kishte marrė parasysh brengat e parashtruesit si dhe kishte pranuar qė kėto gjėra do tė mundeshin nė 'parim' tė kontribuonin nė aksident”, thuhet nė opinionin mospajtues tė gjykatėsve.

Pėr kėtė arsye kėta tre gjykatės kanė konstatuar se nuk ka pasur shkelje tė Kushtetutės sė Kosovės ose Konventės Europiane pėr tė Drejtat e Njeriut.

Prindi i viktimės lyp drejtėsi

I pakėnaqur me vendimin e Kushtetueses ėshtė ndarė edhe i ati i Labinot Rrustemit, Hamdiu.

Ai thotė se nuk e kishte pritur qė Gjykata Kushtetuese tė merrte njė vendim tė tillė.

“Unė kam mbetur pa koment kur e ka parė gazetėn ku shkruhej qė kushtetuesja e lė tė lirė kryetarin e Ferizajt dhe e lė mundėsinė qė tė fillojė rigjykimi nė gjykatėn supreme”.

Rrustemi thotė se eksperti nė kėtė rast ka qenė i pavarur pasi qė, sipas tij, as ai e as ndokush nga familja e tij nuk e njohin atė.

“Unė kėrkoj vetėm drejtėsi. Ēka nėse kėta ekspertėt e tjerė tregojnė se ai ėshtė pėrgjegjėsi - kush do tė jap pėrgjegjėsi pėr shqetėsimin e familjes sime?”, shprehet Rrustemi.

 
Hamdi Rrustemi 


Nė anėn tjetėr, edhe pse ekspertiza e tij ėshtė kontestuar nė Gjykatėn Kushtetuese, eksperti Arsim Koshi thotė se i rri prapa asaj ekspertize.

“Nga tė thėnat qė unė i kam pasur, kam ardhur nė pėrfundimin se shkaktari i kėtij aksidenti ėshtė shpejtėsia e veturės Nisan”, thotė Koshi.

Ai thotė se nuk ka pasur dyshime tė tjera se elementė tė tjerė si gjendja e rrugės apo edhe gjendja teknike e automjeteve tė kenė qenė shkaktarė tė aksidentit.

E hartuesi i ankesės nė Gjykatėn Kushtetuese, avokati Korab Sejdiu, shpjegon se Xhemajli ėshtė ankuar nė Gjykatėn Kushtetuese jo pėr tė kontestuar kėtė ekspertizė po pėr tė kėrkuar tė drejtėn qė edhe ai tė angazhojė njė ekspert nė mėnyrė qė nė procedurė gjyqėsore palėt tė jenė tė barabarta.

Njė kėrkesė e tillė e Xhemaljit, sipas Sejdiut, ishte mohuar nė vazhdimėsi nė tri shkallėt e gjykatave tė rregullta.

“Xhemajlit nuk i janė respektuar tė gjitha tė drejtat qė i garantohen me Kushtetutė dhe zbatohen me Kodin e Procedurės Penale”, thotė Sejdiu.

Sipas tij, Xhemajlit i ėshtė mohuar e drejta qė tė jetė palė e barabartė nė procedurė karshi prokurorit si dhe e drejta pėr tė ofruar prova tė cilat nė fakt do tė dėshmonin faktet relevante tė cilat do tė ēonin nė njė pėrfundim tė drejtė tė rastit.

Kėto mohime tė tė drejtave, sipas Sejdiut, kanė bėrė qė Gjykata Kushtetuese tė vendosė ta kthej nė rishqyrtim rastin.

 
Korab Sejdiu 

Shkrime tė Zgjedhura

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 3 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Addio Comandante Farina!
    Shiko arkivėn