Kapen Hajnat e Shtėpive tė Mėrgimtarėve

Disa nga pajisjet elektro-shtėpiake tė gjetura nga policiaDisa nga pajisjet elektro-shtėpiake tė gjetura nga policia
nga  Gazeta JnK
© Tė drejtat autoriale

Hetuesit e stacionit policor nė Suharekė kanė arritur tė identifikojnė dhe arrestojnė gjashtė persona tė dyshuar pėr njė numėr vjedhjesh tė rėnda, tė kryera kryesisht nėpėr shtėpitė tė pabanuara, pronarėt e tė cilėve gjenden nė shtete perėndimore. Atyre iu janė gjetur pajisje elektro-shtėpiake.

Policia rajonale nė Prizren bėri tė ditur se janė arrestuar katėr meshkuj dhe dy femra, F. M. (1990), A. Sh. (1981), J. M. (1989), H. M. (1987), F. M. (1992), si dhe H. Sh. (1974), me dyshimin e bazuar se kėta kanė kryer seri vjedhjesh.

“Hetuesit policorė nga Stacioni Policor nė Suharekė kanė kryer njė operacion bastisjesh tė shtėpive nė fshatin Vraniq tė Suharekės, me ē’rast kanė bastisur dy shtėpi banimi me urdhėresė tė Gjykatės”, ka njoftuar zėdhėnėsi rajonale Hazir Berisha.

Gjatė bastisjes, hetuesit kanė gjetur prova tė bazuara qė ndėrlidhen me rastet e raportuara nga ana e qytetarėve dhe kanė sekuestruar kėto gjėsende: njė shporet elektrik, njė frigorifer, njė lavatriqe, pajise elektrike pune, njė kompjuter dhe rroba.

“Gjatė hetimeve fillestare, policia ka siguruar fakte tė konsiderueshme se personat e lartcekur dyshohet se kanė vepruar nė grup, nė mėnyrė tė organizuar, si dhe dyshohet se kanė kryer rreth gjashtė vepra tė vjedhjeve tė rėnda nėpėr shtėpitė kryesisht tė pabanuara, ku pronarėt gjinden pėrkohėsisht nė shtetet perėndimore”, tha Berisha.

Nė konsultim me prokurorin Publik tė Shtetit, pesė tė dyshuarit janė ndaluar nė mbajtje pėr 48 orė, derisa hetues policorė po zhvillojnė hetime intensive.

Shkrime tė Zgjedhura

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 5 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Ministri i Jashtėm i Shqipėrisė Takohet me Liderė Kosovarė
    Shiko arkivėn