Dy të Vdekur nga Shpërthimi në Ankara

Dy persona kanë mbetur të vdekur, dhe disa të tjerë janë lënduar, në një shpërthim që ka ndodhur përpara Ambasadës Amerikane në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, raporton Associated Press.

Njëri prej viktimave është polic, ndërsa tjetri është personi, i cili ka kryer sulmin kamikaz, thanë autoritetet. Sipas raporteve të para, nga vala goditëse, dy të lënduar janë në gjendje më të rëndë.

Një gazetar i AP-së raportoi se kishte parë një trup të shtrirë në rrugë, përballë me portën hyrëse të Ambasadës Amerikane.

Sipas televizionit turk “NTV” nuk raportohen dëme brenda ambasadës.