Bajrush Xhemajli Në Këshillin Drejtues të PDK-së

Bajrush Xhemajli, i dorëhequr nga posti i kryetarit të Ferizajt për shkak se ishte dënuar me 2.5 vjet burg për një aksident në komunikacion, ka dalë i teti me 477 vota në listën e re të Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në pushtet.

Xhemajli ishte gjetur fajtor nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë për thyerje të rregullave të komunikacionit me pasojë patën vdekjen e 21 vjeçarit Labinot Rrustemi nga fshati Banullë e Lipjanit më 21 majit 2009.

Më 5 dhjetor 2012, Gjykata Kushtetuese e Kosovë kishte nxjerrë vendim me të cilin lejonte masën vazhdimin e masës së përkohshme – që e mban Xhemajlin në liri  deri më 31 mars.

Xhemajli që nga dënimi i tij mbetet në liri përreth 2 vjet e 4 muaj duke u arsyetuar se është i sëmurë.

Listës së Këshillit Drejtues, organit më të lartë vendimmarrës të PDK-së, i prin Kadri Veseli, ish-shefi i Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK) me 581 vota. Po ashtu, së paku gjashtë ish-anëtarë të kësaj organizate janë zgjedhur në këtë organ: Elmi Reçica (i shtati), Latif Gashi (i njëmbëdhjeti), Fatmir Xhelili (i shtatëmbëdhjeti), Bekim Haxhiu (i tridhjeti) dhe Fadil Demaku (i dyzeteteti).  

Në listë janë zgjedhur edhe dy zyrtarët që mungonin atë ditë, ish-nënkryetari Fatmir Limaj (i dhjeti) dhe ish-sekretari i përgjithshëm Jakup Krasniqi (i 36-ti).

Në mesin e të përzgjedhurve të Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës janë edhe zyrtare të lartë administrativë. Kreu i Komisionit Rregullativ për Prokurim Publik, Safet Hoxha, me 261 vota tashmë është anëtari i 82 i përbërjes së Këshillit Drejtues të PDK-së.

Shemsi Veseli i kthehet kryesisë së Degës në Prishtinë

Kryesisë së degës së PDK-së në Prishtinë prej 27 anëtarësh, në mbledhjen e së mërkurës kur u votua kryetari Lirak Çelaj, i ka munguar Shemsi Veseli.

Çelaj, nga 26 të pranishmit, mori 14 vota derisa 12 të tjerat ishin për ministrin Memli Krasniqi.

 
Lirak Çelaj, Shemsi Veseli dhe Memli Krasniqi  

 

Shemsi Veseli, shef i grupit asamblist të kësaj partie në Prishtinë për vite, qe tërhequr fillimisht edhe nga kandidatura për udhëheqje të degës dhe kryesia e saj.

Veseli tha se tërheqja fillestare tij erdhi si rezultat i pakënaqësisë së tij ndaj disa anëtarëve të cilët, thotë ai, u munduan ta “dëmtonin”  gjatë votimeve për interesa të veta.

Por, thash, shton ai, kthehet pasi kryesia nuk e ka miratuar tërheqjen e tij.

“Përgjigja ime do të jetë pozitive, do t’i kthehem prapë kryesisë”, tha ai.

“Po ashtu, zgjedhja e ime në Këshill Drejtues dhe radhitja si i 18-ti më jep të drejtë morale dhe dëshmon meritokraci për tu kthyer në kryesinë e degës”, shtoi Veseli.