Serbia Kėrkon Rindarje tė Pronave ish-Jugosllave

Foto ilustrim: APFoto ilustrim: AP
nga  Marija Ristic
© Tė drejtat autoriale

Beogradi kėrkon tė rishikojė marrėveshjet “absurde” me vendet fqinje pėr ndarjen e pronave qė mė parė i pėrkisnin Jugosllavisė.

“Qeveria e mėparshme ka bėrė disa lėshime absurde”, tha Oliver Antic, kėshilltar i presidentit tė Serbisė, i cili udhėheq organin e tanishėm administrativ nė Beograd qė merret me ēėshtjet e pronave qė pasojnė nga ndarja e ish-Jugosllavisė.

Ai pėrmendi pronat nė Turqi qė tha se ishin dhėnė nga Mustafa Kemal Ataturk, Mbretit Aleksandėr, kryetari i Mbretėrisė se Serbėve, Kroatėve dhe Sllovenėve, qė tani ėshtė pronė e Bosnjės.

Si shembull tjetėr qė ai pretendon tė jetė “ndarje jo e drejtė” e pronės, Antic listoi ndėrtesėn e ambasadės nė kryeqytetin bullgar tė Sofjes, qė tha se ėshtė blerė nga Mbretėria e Serbisė dhe tani  i pėrket Maqedonisė.

“Por, e gjithė kjo tani do tė ndryshojė”, shtoi ai.

Marrėveshja pėr ēėshtjet e pronėsisė mes shteteve qė pasuan ish-Jugosllavinė u nėnshkrua nė Vjenė nė vitin 2001.

Negociatat mes shteteve zgjatėn pėr pothuajse njė dekadė, ndėrsa ish-lideri i Serbisė, Slobodan Millosheviq, bllokoi nėnshkrimin, duke thėnė se Serbia duhet tė jetė pasardhėsja e vetme e Jugosllavisė.

Vlera e pronave nė fjalė ėshtė ende e panjohur, por vlerėsohet tė jetė deri nė dy miliardė euro. Deri mė tani, Serbia ka marrė 24 ndėrtesa, kryesisht ambasada, dhe ndėrtesa rezidenciale me vlerė prej 63 milionė euro.

Kroacia ka marrė 10 ndėrtesa me vlerė 17.3 milionė euro, ndėrsa Bosnja tetė, Maqedonia katėr, dhe Sllovenia tri.

Sidoqoftė tė drejtat e pronėsisė pėr shumė qytetarė tė ish-Jugosllavisė mbeten tė pazgjidhura.

Ekspertėt humanitarė kanė lavdėruar autoritetet nė Bosnjė qė kanė arritur tė kthejnė 99% tė pronave pronarėve tė tyre ligjorė qė nga lufta, por kanė kritikuar Kroacinė se nuk ka bėrė lėvizje tė mjaftueshme pėr kthimin e pronave.

Shkrime tė Zgjedhura

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Shkėmbim Librash
    Shiko arkivėn