MPJ: Regjimi i Vizave Zbatohet nga 1 Korriku

Sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës, të datës 14 dhjetor 2012, regjimi i vizave fillon së zbatuari nga data 1 korrik 2013, saktëson MPJ, nëpërmes një njoftimi shtypi.

Kështu, nga 1 korriku, Republika e Kosovës do të aplikojë regjimin e vizave ndaj shtetasve të 87 vendeve të botës, të cilëve nga kjo datë do t’u nevojitet pajisja me vizë hyrëse në njërin nga misionet Diplomatike dhe Konsullore të Republikës së Kosovës, me qëllim që të hyjnë në Republikën e  Kosovës.