Suedia Liron Policin Serb të Akuzuar për Krime në Qyshk

Vendimi u mor pasi një gjykatë suedeze në janar dënoi Milic Martinovicin me burgim të përjetshëm për vrasje të civilëve në fshatin Qyshk në Kosovë, në maj të vitit 1999.

Gjykata e Apelit rrëzoi vendimin e shkallës së parë të mërkurën, duke thënë se nuk janë paraqitur prova të mjaftueshme për të vërtetuar përfshirjen e Martinovicit.

“Gjykata e Apelit vendos se ka dyshime dhe rreziqe në lidhje me identifikimin. Ky është një person të cilin asnjë nga fshatarët nuk e njihnin, identifikimet u bënë disa vite pas ngjarjeve”, tha gjykata.

“Për më tepër, foto të të dyshuarit ishin shfaqur në media për disa kohë, para se të bëheshin identifikimet”, shtoi ai.

“Këto fotografi, të marra një vit para masakrës, e tregojnë në uniformë, disa herë bashkë me njerëz që dihet se kanë qenë të përfshirë në ngjarjet në Qyshk” tha ai.

Gjykata pranoi se Martinovic është përgjuar kur disa persona u arrestuan në Serbi për përfshirje në masakrën e Qyshkut dhe se regjistrimet tregonin se ai e dinte për masakrën.

“Por sipas gjykatës, përgjimi nuk vërteton se 35-vjeçari kishte marrë pjesë në masakër”, thuhet në vendim.

Martinovic u arrest në prill të vitit 2000 në Suedi pas dyshimeve se ka qenë një nga luftëtarët serbë që sulmuan Qyshkun, më 14 maj 1999.

Për krimin, Zyra e Prokurorisë Serbe për Krime Lufte ka hapur rastin për kundër 13 personave, ish-anëtarë të njësisë të njohur si “Çakallët”.

Aktpadia thotë se “Çakallët” vranë të paktën 44 persona dhe grabitën shtëpi të shqiptarëve për të hapur frike mes fshatarëve dhe për t’i detyruar të largoheshin dhe të lëviznin në Shqipëri.

Pas sulmit, më shumë se  400 fshatarë, përfshirë gra, fëmijë dhe të moshuar u larguan nga shtëpitë e tyre. Para konfliktit, Qyshku kishte rreth 2 000 banorë, shumica shqiptarë etnikë.

Prokuroria thotë se fshati u sulmua sepse ishte vendi i lindjes i Agim Çekut, ish-lideri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe tani ministër i Forcave të Sigurisë në Kosovë.

Gjatë sulmit, shtëpia e familjes së Çekut u dogj, ndërsa babai i tij, Hasan Çeku, u vra.

Sulmi në Qyshk ndodhi në mes të konfliktit në Kosovë mes forcave të sigurisë serbe dhe UÇK-së, dhe gjyqi është një nga rastet më të mëdha të krimeve të luftës që është mbajtur më parë në një gjykatë në Beograd.