Hamdi Ibrahimi, Kryetar i Gjykatës Themelore në Prishtinë

Gjykatësi Ibrahimi, i kontaktuar nga Gazeta Jeta në Kosovë, tregon se ai është njoftuar për vendimin e Këshillit Gjyqësor që të caktohet kryetar i Gjykatës Themelore. Vendimi, i marrë në mbledhjes të hënën, pritet të hyjë në fuqi me 31 dhjetor 2012.

Më herët, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, në përbërjen e njëjtë, kishte votuar Albert Zogajn për këtë post. Por, javën e kaluar vendimi u revokua.
 
Kryesuesi i KGjK-së, Enver Peci, ka thënë se pas këshillimit me anëtarët e KGjK-së është vendosur që të revokohet vendimi. “Kemi konsideruar se kemi të bëjmë me shkelje ligjore, ngase kandidati në fjalë nuk plotëson kriteret e nevojshme për emërim në pozitën e kryetarit të gjykatës themelore”, i ka thënë Peci, Gazetës Jeta në Kosovë.tha.

Vetë gjykatësi Hamdi Ibrahimi kishte bërë kërkesë për rishqyrtimin dhe revokimin e vendimit të KGjK-së, për emërimin e kryetarit të gjykatës Themelore në Prishtinë, me arsyetimin se kandidati i zgjedhur për kryetar nuk  i plotëson kushtet të parapara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe  me ligjet tjera në fuqi.