Pėrplasje Karrigesh nė “Makiato-Kuvendet” e PDK-sė, Viti

Kryeministri Thaēi nė vizitė nė degėn e PDK-sė, Viti | Foto: Facebook - PDK, VitiKryeministri Thaēi nė vizitė nė degėn e PDK-sė, Viti | Foto: Facebook - PDK, Viti
nga  Donjetė Hoxha
© Tė drejtat autoriale

Nė njė nėndegė tė Partisė Demokratike tė Kosovės nė Viti dhe njė tjetėr nė Drenas - zgjedhjet janė mbajtur nga dy herė, nga grupe tė ndryshme. Edhe nė Viti janė regjistruar “pėrplasje karrigesh”.

Zgjedhjet nė Partinė Demokratike tė Kosovės (PDK) nė pushtet janė kthyer nė “makiato kuvende”, thotė njė zyrtar i saj nė Viti.

Selman Ymeri, ish-anėtar i Kryesisė dhe Kėshillit tė Degės sė PDK-sė nė Viti, ishte zgjedhur kryetar i nėndegės nga fshati Sadovinė e Jerelive, mė 23 nėntor.

Por, ato votime janė hedhur poshtė dhe janė riorganizuar dy ditė mė vonė nga kryesia e degės e PDK-sė. Nė votimet e reja ėshtė pėrzgjedhur Labinot Shabani.

Ymeri akuzon kryetarin e degės, Daut Xhemajli, dhe anėtarin e kryesisė sė saj, Xhevat Bislimi.

“...(Nė PDK) nuk ka vend pėr shumė e shumė veprimtarė, nė kryesitė e nėndegėve, pavarėsisht se ata kanė fituar nėpėr nėndegė me votė demokratike, tė cilėt nuk i pranojnė ‘rregullat e lojės’ tė makiato-kuvendeve tė ideuara dhe zbatuara nga Daut  Xhemajli dhe Xhevat Bislimi”, akuzoi Ymeri.

Nė votimet e para, Ymeri kishte marrė pesė nga gjithsej shtatė votat e kryesisė sė nėndegės. Nė bazė tė tyre, ai po ashtu do tė merrte pjesė nė kuvendin zgjedhor tė degės sė Vitisė pasi nėndega e Sadovinė e Jerelives do t’i dėrgojė aty 2 pėrfaqėsues - kryetarin dhe njė delegat.

Mirėpo, sipas Daut Xhamajlit dhe Xhevat Bislimit takimi i nėndegės ishte rithirrur pasi i pari nuk ishte paralajmėruar nė kryesinė e degės.

Xhemaili thotė se Selman Ymeri nuk ėshtė as anėtar i PDK-sė ndonėse ka qenė dhe se kuvendi as “nuk e ka identifikuar anėtarėsinė dhe as ka thirrur mbledhje pa konsultime me Kryesinė e Degės”.

Nga ana e tij, Bislimi thotė se “njė tubim me qytetarė ėshtė i ndaluar edhe me ligj qė tė thirret si kuvend i PDK-sė”.

Por Ymeri thotė se e kishte paguar anėtarėsinė nė parti dhe se me qėllim nuk i ishte dhėnė libreza. Shton se kishte qenė edhe anėtar i Kryesisė sė PDK-sė deri mė 2002. Ai thotė se njoftimi me shkrim ishte bėrė pėr mbajtjen e votimeve, se ato ishin kryer pėrmes votimit tė fshehtė dhe se tė gjithė delegatėt e kuvendit ishin nėnshkruar nė listėn zgjedhore.

Ai i quan Xhemajlin e Bislimin “privatizues tė Partisė Demokratike tė Kosovės nė Viti”. Sipas tij, ata tė dy ka kohė tė gjatė qė nuk e kanė kėtė dhe nėndegė tė tjera tė PDK-sė.

“Kryesia qendrore e PDK-sė do tė duhej qė nė kohėn e paraparė pėr agjendėn e zgjedhjeve partiake nėpėr degėt e PDK-sė, nė mėnyrė urgjente apo nė kohėn mė tė shpejtė tė mundshme, njė pjesė tė kohės t`ia kushtojė ecurive zgjedhore nė degėn e PDK-sė, nė Viti, nė mėnyrė shumė mė serioze dhe mė pėrmbajtjesore”, thotė Ymeri.

“Pėrplasje karrigesh” nė seksionin e Kabashit

Selman Ymeri po ashtu thotė se parregullsitė janė duke u shtrirė edhe nė sesionet tjera tė PDK-sė nė Viti.

Ai tha se nė zgjedhjet e nėndegės sė Kabashit, mė 4 dhjetor, ka pasur rrahje.

Por anėtari i Kryesisė sė PDK-sė nė Viti, Xhevat Bislimi, thotė se ka qenė nė kėto votime dhe se aty “ka pasur vetėm pėrplasje karrigesh”.

“Pasi ėshtė qetėsuar gjendja, votimet kanė vazhduar”, tha Bislimi.

Zėdhėnėsi i policisė pėr rajonin e Gjilanit, Ismet Kabashi, konfirmoi pėr Gazetėn Jeta nė Kosovė se tė martėn ka ndodhur njė incident nė njė tubim politik tė mbajtur nė fshatin Kabash, nė orėt e pasdites. "Policia ėshtė duke u marrė me rastin", tha ai.

Drenas: Ndahet njė nėndegė e PDK-sė nė Drenas

Ndėrkohė, gazeta Koha Ditore raportoi tė enjten se nė Degėn e Drenasit, pas grushtimeve nė Ēikatovė tė Re, ku dy persona janė lėnduar, problem tė tjetėr ka ndodhur edhe nė Zabel tė Ulėt, ku janė mbajtur dy palė zgjedhje partiake tė PDK-sė

Sipas gazetės, njėra palė e banorėve tė fshatit ka mbajtur zgjedhjet nė sallėn e kulturės nė Drenas, e qė i ka drejtuar kryetari i nėndegės sė Komoranit, Bislim Zogaj, por pa kryetarin e seksionit tė fshatit, Blerim Buqinca, ndėrsa pala tjetėr nė shkollėn e fshatit me praninė e kryetarit tė seksionit e qė i ka drejtuar Izet Ibrahimi, ish-kryetar i Komunės.

Shkrime tė Zgjedhura

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 5 Komentet)

asdf
     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Me Shqiptarėt nė Serbi