Vjen Njohja e 94-të për Kosovën

Burime në Ministrinë e Jashtme të Kosovës bënë të ditur për Gazetën Jeta në Kosovë se ministri Enver Hoxhaj ka marrë të mërkurën konfirmimin për njohje nga homologu i tij, nga ky vend, Sam T. Condor.

Ministri Hoxhaj e kishte takuar Condorin gjatë mbledhjeve të Këshillit të Sigurimit në New York, si dhe e kishte vizituar këtë vend dy herë radhazi.

Por, njohja nuk është bërë zyrtare nga MPJ-ja, pasi nota verbale nuk ka arritur ende.

“Nuk mund të konfirmojmë asgjë, derisa nuk kemi notë verbale nga ky shtet”, i tha gazetës, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Artan Behrami.

Por, Behrami paralajmëroi se brenda nëntorit MPJ pret që të bëhen publike dy njohje, për të cilat siç tha ai ministri Hoxhaj ka zhvilluar takime të vazhdueshme.

Njohjet e fundit që i kanë ardhur Republikës sw Kosovës janë Papua New Guineja më 3 tetor dhe Timori Lindor më 7 nëntor të sivjetmë.