Syla e Xhelili do tė Dėshmojnė nė Rastin Bllaca

Azem SylaAzem Syla
nga  Florent Spahija
© Tė drejtat autoriale

Azem Syla, ish-komandant i Pėrgjithshėm i UĒK-sė, aktualisht deputet i Kuvendit tė Kosovės, dhe Fatmir Xhelili, njė nga ish-drejtuesit e ShIK-ut, janė tė ftuar pėr 15 tetor qė tė dėgjohen si dėshmitarė tė mbrojtjes nė rastin e njohur si “Bllaca II”.

Mbrojtja i kishte propozuar kolegjit tė gjykatėsve nė rastin e njohur si “Bllaca II”, qė si dėshmitarė tė ftohen Azem Syla dhe Fatmir Xhelili, pasi deklaratat e tyre janė tė rėndėsishme pėr kėtė proces gjyqėsor. 

Kryetari i kolegjit, tė enjten nė seancėn e mbajtur nė Gjykatėn e Qarkut nė Prishtinė, deklaroi se Azem Syla dhe Fatmir Xhelili janė tė ftuar pėr 15 tetor qė tė dėgjohen si dėshmitarė tė mbrojtjes. 

Nė shqyrtimin kryesor kundėr pesė tė akuzuarve Sadik Abazi, Driton Hajdari, Bekim Syla, Shaban Syla dhe Shpresim Uka, tė mbajtur mė 10 shtator, avokati Ilaz Kadolli ka pohuar se dėshmitarėt, tė cilėt ai i ka propozuar, kanė tė bėjnė me alibitė ndaj Sadik Abazit.

Sipas tij, emri i Azem Sylės ėshtė pėrmendur mė sė shumti gjatė kėtij procesi gjyqėsor. Ai pohoi se Nazim Bllaca ka thėnė se arma me tė cilėn ėshtė vrarė Ibush Kllokoqi ka qenė e Azem Sylės, andaj pėr kėtė ėshtė e rėndėsishme edhe dėshmia e tij. Ndėrsa, sa i pėrket Fatmir Xhelilit, sipas avokatit, ai ka qenė ish-zyrtar i SHIK-ut dhe nė disa raste ėshtė pėrmendur nga dėshmitari bashkėpunues me nofkėn “Doktori”. 

Sipas avokatit Kadolli, ish-zyrtari i SHIK-ut, Fatmir Xhelili, pėrveē qė mund tė ndihmojė rreth asaj se kanė qenė apo jo tė akuzuarit pjesė e SHIK-ut, ai po ashtu e ka pasur pacient Nazim Bllacėn pėr njė kohė prej dy muajsh dhe mund tė japė detaje rreth kėsaj.

Ndėrkohė, gjatė seancės tė sė enjtee, kolegji i gjykatėsve dėgjoi pesė dėshmitarė tė mbrojtjes sė Sadik Abazit. Gjatė kėsaj seance u dėgjuan Agron Seferi, Mustafė Haxhiu, Flamur Zuka, Hivzi Gashi dhe Bajrush Mujota. Ky i fundit do tė vazhdojė dėshminė e tij, edhe mė 15 tetor. 

Fillimisht dėshmitari i parė Agron Seferi, ishte dėshmitar i alibisė pėr Sadik Abazin, e i njėjti tregoi se si ai, vėllai i tij dhe babai i tij, kishin qenė me makinė nė rrugėn e fshatit Davidovc dhe kishin shkelur djalin e Sadik Abazit, Valon Abazin. 

Dėshmitari tregoi se ai me datėn 6 gusht nė mėngjes kishte qenė nė shtėpinė e Sadik Abazit, ku ky i fundit i kishte ftuar pėr njė aheng qė do tė mbahej nė mbrėmje tė asaj dite, pėr shkak se djali i shkelur nga ata, ishte liruar nga spitali dhe ishte nė gjendje tė mirė. Ai po ashtu tha se i kujtohej tė ketė qenė data 6 gusht, ditė e premte, pasi qė ishte ditė tregu.

Dėshmitari Seferi tregoi se nuk kishte shkuar atė natė nė aheng, pėr shkak se kishte pas punė nė Shkup. 

Mustafė Haxhiu, po ashtu ishte dėshmitari i alibisė pėr Sadik Abazin. Abazi e ka grua motrėn e tė pandehurit Abazi. Dėshmitari tregoi se e mbante mirė nė mend se ka qenė java e parė e gushtit kur kishte shkuar nė aheng tek i pandehuri dhe se gjatė gjithė kohės e kishte parė tė pandehurin atė natė nė aheng. 

Sipas dėshmitarit, i pandehuri Abazi, ahengun e tij e kishte mbajtur saktėsisht mė datėn 6 gusht tė 1999-sė. Tha se data i kujtohej mirė pėr shkak se njė vit mė parė atij, po nė kėtė datė i kishte vdekur e ėma. 

Flamur Zuka, nė natėn e ahengut kishte qenė kuzhinieri i tė pandehurit Abazi. Ai ishte ftuar njė ditė mė parė nga i pandehuri qė tė punonte tė nesėrmen qė tė pėrgatiste ushqim pėr mė shumė se 50 persona. 

Dėshmitari tregoi se kishte pėrgatitur tre qengja pėr atė natė dhe se ishte hera e parė qė po e pėrgatiste. Ai po ashtu tregoi se data kishte qenė fillimi i gushtit dhe ditė premte, pasi qė kishin shkuar sė bashku me tė pandehurin pėr blerjen e sendeve nė treg. 

Dėshmitari tregoi se Sadik Abazin e kishte parė gjatė gjithė ditės dhe nė mbrėmje nė aheng, duke i pėrshėndetur tė pranishmit. Ai po ashtu tha se pėr punėn e tij ishte paguar 100 DM. 

Edhe dėshmitari Hivzi Gashi, burri i motrės tjetėr tė Sadik Abazit, paraqit alibi pėr tė pandehurin. Ai tha se kishte qenė personalisht nė aheng dhe se atė sė bashku me vėllezėrit e tij e kishte ftuar vetė Sadik Abazi. 

Edhe kėtij dėshmitari i kujtohej se ahengu ishte mbajtur nė fillim tė gushtit, pasi qė nė atė kohė kishte blerė njė tokė sė bashku me vėllezėrit. Dėshmitari po ashtu dėshmoi se ai kishte parė gjatė gjithė kohės Sadik Abazin.

Dėshmitari i fundit pėr kėtė seancė ishte Bajrush Mujota. Dėshmitari tregoi pėr shantazhet qė Sadik Abazit ia kishin bėrė Metush Isufaj dhe Sylejman Tėrshani qė tė dy nga Shtimja. 

Sipas dėshmitarit, Isufaj dhe Tėrshani e kishin thirrė atė dhe i kishin kėrkuar qė tė shkonte tė takonte Abazin e t’i kėrkonte nga ai 25 mijė euro si borxh. Kur dėshmitari kishte shkuar tek Abazi aty kishte kuptuar se nuk iu kishte kurrfarė borxhi dhe i kishte ftuar pėrmes telefonit Isufajn dhe Tėrshanin. 

Pasi qė kishin ardhur nė zyrėn e Abazit, ata kishin pranuar se Muhamet Bilalli kishte bėrė njė pazar me ata dhe ua kishte dhėnė 5 mijė euro, ndėrsa ju kishte thėnė se 25 mijė tė tjera do t’ua jepte pasi tė marrė borxhin nga Sadik Abazi. 

Metush Isufaj dhe Sylejman Tėrshana i kishin thėnė dėshmitarit dhe Sadik Abazit se kėtė shumė ua kishte premtuara Muhamet Bilalli pėr ta vrarė Nazim Bllacėn. Por, dėshmitarėt pos qė e kishin gjuajtur me automatik nė shtėpinė e Bllacės nuk kishin arritur ta vrisnin. 

Dėshmitari mbeti pa e pėrfunduar dėshminė, kjo pasi qė prokurorja kėrkoi qė ta konfrontojė dėshmitarin me deklaratat e dhėna nė prokurori, pasi qė sipas saj ato po ndryshonin. 

Kolegji i miratoi kėrkesėn e prokurores dhe e shtyri seancėn pėr datėn 15 tetor.

 

Shkrime tė Zgjedhura

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 3 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Addio Comandante Farina!
    Shiko arkivėn