Pushteti i Ndjekjes Ndihet i Diskriminuar

nga  Njomza Salihi
© Tė drejtat autoriale

Kėshilli Prokurorial i Kosovės thotė se projektligji pėr pagat e funksionarėve publikė shpėrfill parimin e barazisė sė pushteteve, degradon pozitėn dhe autoritetin e sistemit prokurorial dhe nuk respekton as Kushtetutėn e Republikės sė Kosovės. Edhe pse projektligji, ashtu si Kushtetuta, pėrmes nenit 3 si institucione tė Republikės i njeh legjislativin, ekzekutivin dhe gjyqėsorin, nė paga nuk i ka barazuar kėto pushtete.

Kėshilli Prokurorial i Kosovės ėshtė fyer me projektligjin pėr pagat e funksionarėve publikė i cili e barazon dhe e vendosė atė nė pozitė tė njėjtė me agjencitė e pavarura tė themeluara nga Kuvendi e Qeveria, thuhet nė njė komunikatė tė lėshuar pas mbledhjes sė mbajtur tė premten.

KPK-ja shprehu shqetėsim se me “projektligjin pėr pagat e funksionarėve publikė shpėrfillet parimi i barazisė sė pushteteve, degradohet pozita dhe autoriteti i sistemit prokurorial dhe nuk respektohet as Kushtetutėn e Republikės sė Kosovės.”

Gjithashtu, Kėshilli Prokurorial ėshtė ankuar pėr faktin qė ky institucion nuk ėshtė konsultuar nė asnjė fazė tė hartimit tė kėtij projektligji, qė si pasojė nuk ka pėrfshirė disa kategori kushtetuese dhe ligjore nė listėn e projekt-ligjit.

“Pėr mė tepėr, ky projekt-ligj nuk pėrcakton se cili institucion mund tė pėrcaktojė kategorinė e pagave pėr pozitat tė cilat nuk janė tė pėrfshira nė Shtojcėn 1 tė projekt-ligjit, ashtu siē ėshtė pėrcaktuar me nenin 5, paragrafi 3 dhe 6 tė projekt-ligjit nė fjalė, pėr pushtetin legjislativ dhe atė ekzekutiv”, thuhet nė komunikatė.

Kėshilli Prokurorial kėrkon qė projektligji tė rishikohet dhe pagat e bartėsve tė funksioneve prokuroriale tė jenė ekuivalente me pozitat e larta drejtuese shtetėrore, siē janė tė pėrcaktuara me Ligjin pėr Prokurorin e Shtetit.

Gazeta JnK muajin e kaluar ka raportuar se si Ministria e Administratės Publike do tė shfuqizojė nenet e Projektligjit pėr Pagat e Funksionarėve Publikė, tė dėrguar nė Kuvendin e Kosovės, me tė cilat gjykatėsit dhe prokurorėt, para njė viti i barazuan pagat me dy pushtetet e tjera.

Me kėtė projektligj, ata nuk do tė kenė koeficient tė njėjtė me dy pushtetet e tjera, e nė shumė raste do tė kenė koeficient mė tė vogėl, se shumė zyrtarė tė tjerė shtetėrorė.

Qeveria e Kosovės, pėrkatėsisht Ministria e Administratės Publike, pas katėr vitesh punė nė draftin e Ligjin pėr pagat e funksionarėve tė lartė, e ka dėrguar atė nė Kuvendin e Kosovės. Projektligji i ri, i cili i ka vetėm 11 nene, pėrcakton koeficientėt e pagave pėr zyrtarėt e emėruar dhe tė zgjedhur nė postet publike. Kjo dmth. se edhe me ligjin e ri punonjėsit e prokurorisė nė vend do tė marrin tė ardhura mė pak se tė gjithė zyrtarėt tjerė, siē rregullohet me kėtė ligj.

Lidhur mė kėtė projektligj kishte reaguar edhe Kėshilli Gjyqėsor i Kosovės pėrmes njė komunikate me tė cilėn kishte njoftuar se nuk ėshtė konsultuar fare e as qė ka qenė nė grup punues pėr punimin e projektligjit.

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Fshati nė Pushim
    Shiko arkivėn