Ahtisaari Vjen nė Pėrmbylljen e Pavarėsisė sė Mbikėqyrur

Foto: unosek.orgFoto: unosek.org
nga  Njomza Salihi
© Tė drejtat autoriale

Ish-ndėrmjetėsi Martti Ahtisaari pritet tė mbajė fjalim nė Parlamentin e Kosovės nė seancėn e pėrmbylljes sė pavarėsisė sė mbikėqyrur, nė shtator.

Pėrmbyllja e periudhės sė pavarėsisė sė mbikėqyrur tė Kosovės, qė ishte propozuar nga ish-ndėrmjetėsi i Kombeve tė Bashkuara Martti Ahtisaari derisa shteti i ri tė vendoste bazat e njė shoqėrie shumetnike, pritet tė bėhet mė 10 shtator me praninė e tij, ndėrmjetėsve tjerė dhe sė paku tetė ministrave tė jashtėm.

Gazeta Koha Ditore raportoi tė premten se nė seancėn solemne tė cilėn do ta organizojė Kuvendi i Kosovės e kupritet tė bėhen amendamentimet e domosdoshme tė Kushtetutės sė vendit do tė flasin Ahtisaari, pėrfaqėsuesi amerikan nė atė proces Frank Wisner dhe ai i Bashkimit Eeropian, Wolfgang Ischinger.

Ministria e Jashtme e Kosovės pėrmes Zyrės pėr Informim ia ka konfirmuar Gazetės Jeta nė Kosovė se kėto vizita tė ish-ndėrmjetėsve si dhe prania e ministrave tė jashtėm nė takimin final tė Grupit Ndėrkombėtar Drejtues i janė konfirmuar protokollit tė shtetit.

Instituti KIPRED nė njė publikim qė ka bėrė ditėn e enjte, mė 9 gusht, ka thėnė se pjesa veriore mbetet de-facto e ndarė edhe pas pėrmbylljes ndėrkombėtare tė pavarėsisė, njė situatė kjo qė rrezikon tė minojė tė gjitha sukseset e arritura nė jug tė vendit.

Veriu pritet tė jetė temė e bisedimeve mes Kosovės dhe Serbisė duke filluar nga kjo vjeshtė dhe zyrtarėt e lartė kosovarė janė shprehur tė gatshėm pėr njė “traktat paqeje” me Beogradin.

Aktualisht Kosovėn e njohin  91 shtete anėtare tė Kombeve tė Bashkuara sipas faqes kosovathanksyou.com.

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Fshati nė Pushim
    Shiko arkivėn