Lufta Kundėr Krimit Nis Prej Bankierėve

nga  Gazeta JnK
© Tė drejtat autoriale

Qeveria e re e Serbisė ka filluar luftėn e saj tė premtuar kundėr korrupsionit duke arrestuar tetė menaxherė tė lartė nė njė bankė tė trazuar lokale.

Zyra e Prokurorit tė Serbisė pėr Krim tė Organizuar ka njoftuar se tė mėrkurėn mbrėma tetė zyrtarė tė lartė tė Agrobankės dhe tė dy kompanive private tė dyshuar pėr veprime tė palejuara janė arrestuar nė njė aksion tė pėrbashkėt tė Ministrisė sė Brendshme tė Serbisė dhe Zyrės sė Prokurorit.

“Deri mė tash hetimet kanė treguar se Agrobanka ka lėshuar hua tė shumta tek entitete tė ndėrlidhura legale pa garancione adekuate, gjė qė ėshtė nė kundėrshtim me ligjin pėr bankat, rregullat e Bankės Kombėtare tė Serbisė dhe akteve tė vetė bankės”, ka thėnė zyra e prokurorit nė njė deklaratė.

Miljko Radisavljevic, prokurori serb pėr krim tė organizuar, tha se si rezultat banka e kishte tė pamundur tė mblidhte obligimet ndaj saj e qė kalonin 200 milionė euro.

Bankės i ishte marrė licenca e operimit pasi ishte zbuluar se kishte mbledhur borxh nė vlerė prej 300 milionė eurosh - kryesisht duke dhėnė borxhe pėr kompanitė qė nuk jepnin garanci tė duhura.

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Fshati nė Pushim
    Shiko arkivėn