Foto: brayshamburgers.comHistoria e Tomo Duhanajt, me qėndrim nė Troy tė ShBA-sė, gjendet e pėrmbledhur nė 15 faqe tė njė rasti gjyqėsor, duke filluar nga betejat e tij si gueril kundėr Serbisė, e deri te pretendimi se ndihet i kėrcėnuar nga myslimanėt nė Kosovė, nė njė pėrpjekje tė dėshtuar pėr tė fituar azil nė Shtetet e Bashkuara.
Bray’s Hamburger ishte nė mesin e lokaleve tė cilat u bastisėn, tė enjten e kaluar, nė West Eight Mile nė Ferndale. Agjentėt e FBI-sė ekzekutuan disa urdhėr-kėrkime, si pjesė e njė hetimi pėr tė cilin nuk dhanė detaje.
Njė zėdhėnės i FBI-sė nuk pranoi tė flasė pėr hetimin, as tė zbulojė nėse Duhanaj ishte nė qendėr tė kėrkimeve, por tha se askush nuk ėshtė arrestuar nė lidhje me bastisjet.
42-vjeēari nga Kosova ėshtė nė proces tė kthimi nė atdhe. "Tomo Duhanaj ėshtė aktualisht nė procedurė tė kthimit nė atdhe. Ai mbetet i lirė nga paraburgimi, por ėshtė e nevojshme tė kontrollohet rregullisht, ndėrsa agjencia po punon pėr tė realizuar largimin e tij", tha njė zėdhėnėse e Zyrės sė Emigracionit.
Duhanaj e bleu franshizėn nga pronari nė vitin 2011. Sipas tė dhėnave tė gjykatės federale, Duhanaj hyri paligjshėm nė Shtetet e Bashkuara, tri herė, midis viteve 1980 dhe 2002.
Sė fundi, ai u arrestua dhe urdhėrua tė paraqitej para Shėrbimeve tė Emigracionit dhe Shtetėsisė tė ShBA-sė.
Dokumentet e gjykatės thonė se Duhanaj pėrdori disa pseudonime pėr tė marrė njė patentshofer dhe njė pasaportė tė falsifikuar.
Nė maj 2003, Duhanaj, njė shqiptar katolik, paraqiti kėrkesėn pėr azil, duke pretenduar se ka frikė nga "persekutimi dhe tortura" nga serbėt, myslimanėt dhe shqiptarėt e tjera etnikė tė pikėpamjeve tė ndryshme politike, nėse ai do tė kthehej nė Kosovė.
Duhanaj dėshmoi nė shkurt 2005 se ai ishte "aktiv nė lėvizjen pėr tė drejta tė barabarta dhe pavarėsinė pėr shqiptarėt nė Kosovė".
Ai tha se ishte rrahur dhe arrestuar tė paktėn pėr 12 orė nė vitin 1985, pas pjesėmarrjes nė njė demonstratė nė Klinė, pėr "Republikėn e Kosovės". Ai kishte deklaruar se si rezultat i aktiviteteve tė tij politike, kishte ndėrprerė shkollėn e mesme dhe i ishte pėrkushtuar luftės pėr liri.
Duhanaj gjithashtu pohoi se ishte "i rrahur dhe lėshuar nėn kėrcėnimin se do tė vritej", pasi po fliste me kolegėt rreth politikės nė oborrin e shkollės sė mesme nė Klinė, nė tetor 1986, zbulon Detoit News, detaje tė tjera nga dosja e Duhanajt, me rastin e kėrkesės pėr azil.
Duhanaj kishte hyrė nė Shtetet e Bashkuara ilegalisht nė vitin 1986 me gruan e tij, Prenden. Kėtu iu lind njė fėmijė.
Familja u pėrpoq qė tė kthehej nė Kosovė, duke besuar se tensionet politike ishin "qetėsuar", thonė dokumentet e gjykatės. Por kur mbėrriti, Duhanaj u rekrutua nė shėrbimin ushtarak nė Ushtrinė Jugosllave. Ai u lirua nė vitin 1990 dhe u kthye nė Kosovė me familjen e tij.
Duhanaj dėshmoi se nė vitin pasardhės, forcat serbe filluan kėrkimet me dhunė tė shtėpive tė shqiptarėve etnikė. Nė vitin 1991, policia konfiskoi fotot e tij, libra dhe pamflete shqiptare dhe e mori nė pyetje dhe e rrahu pėr disa ditė, pėr shkak tė aktiviteteve tė tij politike, sipas shėnimeve tė gjykatės.
Pas incidentit, familja e tij u zhvendos nė Gjermani. Gruas sė tij iu dha njė vizė dhe hyri nė ShBA me vajzėn.
Duhanaj pretendon se ai nuk kishte dokumente valide tė udhėtimit dhe qėndroi nė Evropė pėr 10 muaj, para se ilegalisht tė hynte sėrish nė ShBA.
Nė Michigan, Duhanaj tha se ai u pėrfshi me organizatat politike pro-Kosovės dhe u bashkua me degėn lokale tė Partisė Demokratike tė Kosovės. Pasi lufta shpėrtheu nė Kosovė nė vitin 1998, ai mori pjesė nė njė takim nė Michigan tė sponsorizuar nga Ushtria Ēlirimtare e Kosovės.
Sipas Detroit News, njė diplomat i lartė gjatė administratės sė presidentit Clinton e kishte etiketuar UĒK-nė si njė grup terrorist.
Nė kėtė takim ishin mbledhur 150 000 dollarė dhe Duhanaj iu besua mbajtja e parave nė shtėpinė e tij. Duhanaj mė vonė u bashkua Fondit "Vendlindja Thėrret", e cila po mblidhte para pėr UĒK-nė.
Duhanaj u kthye nė Kosovė nė vitin 2001, por pretendonte se ndihej i rrezikuar pėr shkak tė pėrēarjeve politike. Duhanaj ka deklaruar se dy burra nga UĒK-ja e ndaluan duke i drejtuar pistoletėn dhe "e urdhėruan atė tė largohej nga partia brenda njė jave, ose do tė vritej".
Nė gjykatė, ai kishte prezantuar disa fotografi ku shihej me zyrtarė tė OKB-sė dhe disa politikanė, duke pėrfshirė Bill Clintonin.
Njė gjykatės emigracioni ia kishte mohuar mė parė kėrkesėn e Duhanajt pėr azil, sepse ai nuk arriti tė dėshmojė persekutimin e supozuar.
Nė gusht 2006, Bordi i Ankesave tė Emigracionit rrėzoi apelin e Duhanajt, duke thėnė se ai nuk arriti tė vėrtetonte pretendimet e tij. Pėrveē kėsaj, Bordi shqyrtoi dhe hodhi poshtė pretendimin e Duhanajt se ai kishte tė drejtė pėr azil humanitar, pėr shkak tė ashpėrsisė sė supozuar tė persekutimit tė tij tė kaluar.
Detroit News shkruan se Duhanaj gjithashtu ėshtė njė nga donatorėt aktivė nė fushatat politike. Nga viti 2008, ai ka dhuruar rreth 17 700 $ pėr disa politikanė, pėrfshirė pėr fushatėn pėr senator pėr Joseph DioGuardin, i njohur si njė avokues i tė drejtave tė shqiptarėve.
Shkrimi bazohet nė raportimin e The Detroit News.
Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)