Foto ilustrim: Sxc.huPėrmirėsimi i kushteve tė punės nė bujqėsi kishte qenė njėri ndėr premtimet kryesore me tė cilėn kryetari i Komunės sė Mamushės, Arif Bytyq, kishte ardhur nė pushtet.
Rreth 80 pėr qind e banorėve llogaritet se merren me prodhimtari bujqėsore. Mamusha njihet si komunė, sidomos pėr kultivimin e domates. Nė komunėn e formuar sė fundi, janė rreth 160 hektarė me sera, ku prodhohen rreth 9 milionė kilogramė domate nė vit.
Arif Bytyq, gjatė fushatės zgjedhore, pat premtuar sistem tė ujitjes pėr fushat e Mamushės, njė qendėr pėr ruajtjen dhe tregtimin e produkteve bujqėsore, si dhe shtrimin me zhavorr tė rrugėve, tė cilat qojnė deri tek tokat e punueshme tė kėsaj komune.
Mirėpo, dy vjet e gjysmė pasi qė ka ardhur nė pushtet, asnjėri nga kėto premtime nuk janė realizuar.
Gjatė debatit “Jeta nė Komunė”, Bytyq ėshtė arsyetuar se projekti pėr sistemin e ujitjes ėshtė i shtrenjtė dhe nuk ėshtė realizuar pėr mungesė fondesh. Mirėpo, sipas tij, kėtė vit komuna do tė investojė nė njė projekt i cili do tė sigurojė ujitjen e 50 hektarėve.
Ndėrsa, sa i pėrket projektit pėr ndėrtimin e qendrės pėr ruajtjen dhe tregtimin e perimeve, Bytyq ka thėnė se ky projekt ėshtė bartur nė Xėrxė tė Rahovecit, me kėrkesė tė vetė bujqve tė Mamushės.
Sipas tij, komuna e ka fituar projektin nga Komisioni Evropian pėr ndėrtimin e kėsaj qendre, mirėpo pas kėsaj Komisioni Evropian i ka pyetur bujqit dhe ata kanė qenė tė pajtimit qė kjo qendėr tė ndėrtohet nė Xėrxė.
Megjithatė, i pari i komunės ėshtė zotuar se do tė ndėrtojnė njė qendėr tjetėr tė kėsaj natyre nė komunėn e tij.
Edhe shtrimin e rrugėve qė qojnė deri tek tokat e punuara, Bytyq ėshtė zotuar se do ta realizojė gjatė pjesės sė dytė tė vitit. Sipas tij, tenderi veē ėshtė hapur.
Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 1 Komentet)