Mbyllet Hulumtimi nė Zhilivodė, Nuk Ka Trupa

nga  Gazeta JnK
© Tė drejtat autoriale

Ka pėrfunduar, pas dy vitesh punė intensive, hulumtimi i lokacionit nė Zhilivodė. Ekspertėt vendas dhe ata tė EULEX-it nga Departamenti pėr Mjekėsi Ligjore nuk kanė gjetur mbetje mortore tė njerėzve nė kėtė lokacion, hulumtimi i tė cilit ėshtė bėrė me urdhėr tė gjykatės.

Hapėsira e cila ishte pėrcaktuar me urdhrin e gjykatės pėrfshinte rreth shtatė mijė metra katrorė dhe pėrbėhej prej 12 minierave tė thėngjillit tė lidhura me tunele, ka shpjeguar Krassimir Nikolov, ushtrues i detyrės sė bashkėkryesuesit, nė Departamentin e Mjekėsisė Ligjore.   
 
“Ato janė gėrmuar pėrgjatė njėzet e katėr javėve tė punės mė 2011 dhe 2012. Pėr shkak tė karakteristikave tė lokacionit ėshtė dashur qė tė hulumtohet e tėrė zona. Aty nuk u gjetėn mbetje mortore tė njerėzve”, tha Nikolov, sot para gazetarėve nė Zhilivodė.

Ndėrsa, Arsim Gėrxhaliu, drejtor i DML-sė, tha se puna qė ėshtė kryer nė kėtė lokacion, ėshtė njė nga rastet e rralla nė botė. “Mund ta quajmė si njė rast unik nė botė, qė nė njė hapėsirė kaq tė madhe dhe nė njė thellėsi deri nė 25 metra, tė gėrmohet dhe tė punohet nė kėrkim tė mbetjeve mortore”, tha ai.
 
Zhvarrosjet nė Zhilivodė, fshat nė komunėn e Vushtrrisė, filluan mė 31 gusht 2010.  Qė atėherė, puna ėshtė ndėrprerė dy herė pėr shkak tė kushteve tė motit. Zona ishte njė nga lokacionet mė tė mėdha pėr zhvarrosjet, e zbuluar nė Kosovė nė vitet e fundit.

Gėrmimet u mbėshtetet me logjistikė nga Forcat e Sigurisė sė Kosovės, FSK, qė pėrdorėn makineritė e rėnda pėr tė arritur gati 30 metra nėn tokė, ku dyshohej se gjendet varri masiv.

Njė delegacion i Beogradit kishte thėnė, sė fundi, se dyshon se eshtrat e mė shumė se 20 serbėve tė Kosovės mund tė gjendeshin aty.

Nė korrik, lokacioni u pėrfshi nga njė zjarr, qė pezulloi pėr disa ditė punimet. EULEX kishte njoftuar se ka nisur hetimet se “ēfarė e shkaktoi zjarrin dhe do tė pėrcaktojė nėse ishte rast aksidentale apo kriminal”.

Nikolov i EULEX-i tha sot se zjarri nuk ka mundur ta shkatėrrojė ndonjė dėshmi tė mundshme, meqė zjarri ishte vetėm sipėrfaqėsor.
 
Kryesuesi i Komisionit Qeveritar pėr Persona tė Zhdukur, Prenkė Gjetaj, ka thėnė se gjatė tėrė kohės sė realizimit tė kėtij projekti, janė ballafaquar me sfida tė ndryshme, disa prej tė cilave erdhėn nga natyra, dhe disa tė tjera tė natyrės teknike dhe faktorit njeri.

“Operacioni i gėrmimit vlerėsues tė kėtij lokacioni ėshtė shembull i njė procesi transparent i kėrkimit tė mbetjeve mortore nė rajon... Duket tėrėsisht i pakuptim, absurd dhe i panevojshėm politizimi i skajshėm i rėnies sė zjarrit nė kėtė lokacion para do kohe”, ka thėnė Gjetaj.

Ai theksoi gatishmėrinė e Qeverisė sė Kosovės qė tė trajtojė ēdo informatė tė besueshme pėr vendndodhjen e varrezave tė mundshme, tė jashtėligjshme, nė tėrė territorin e Kosovės.

Nga ana tjetėr, ai i ka bėrė thirrje Qeverisė sė Serbisė qė tė fillojė mė shpejtė aktivitetet gėrmuese  nė rajonin e Rashkės, ku dyshohet pėr njė varrezė masive me trupa shqiptarėsh tė vrarė gjatė luftės sė Kosovės.

Me rastin e pėrfundimit tė gėrmimeve, me ftesė tė Komisionit Qeveritar pėr Persona tė Zhdukur, fshatin Zhilivodė e kanė vizituar pėrfaqėsues tė institucioneve vendore e ndėrkombėtare tė pėrfshira nė procesin e ndriēimit tė fatit tė personave tė zhdukur.

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Fshati nė Pushim
    Shiko arkivėn